Josiu 19:1-51

  • Trashëgimia e Simeonit (1-9)

  • Trashëgimia e Zabulonit (10-16)

  • Trashëgimia e Isaharit (17-23)

  • Trashëgimia e Asherit (24-31)

  • Trashëgimia e Neftalit (32-39)

  • Trashëgimia e Danit (40-48)

  • Trashëgimia e Josiut (49-51)

19  Pastaj shorti i dytë+ i ra Simeonit, fisit të Simeonit,+ sipas familjeve. Trashëgimia e tyre ra në mes të trashëgimisë së Judës.+  Trashëgimia e tyre ishte Ber-Sheba+ me Shebën, Moladahu,+  Hazar-Shuali,+ Balahu, Ezemi,+  Eltoladi,+ Betuli, Hormahu,  Ziklagu,+ Beth-Markaboti, Hazar-Susahu,  Beth-Lebaoti+ dhe Sharuheni—13 qytete me fshatrat e tyre;  Aini, Rimoni, Eteri dhe Ashani+—4 qytete me fshatrat e tyre  dhe tërë vendbanimet që ishin rreth e qark këtyre qyteteve, deri në Baalath-Ber, në Ramahun e Jugut. Kjo ishte trashëgimia e fisit të Simeonit, sipas familjeve.  Trashëgimia e pasardhësve të Simeonit u mor nga pjesa që i ra Judës, sepse pjesa e Judës ishte tepër e madhe për ta. Kështu, pasardhësit e Simeonit morën një pronë në mes të trashëgimisë së tyre.+ 10  Më pas, shorti i tretë+ u ra pasardhësve të Zabulonit,+ sipas familjeve, dhe kufiri i trashëgimisë së tyre shkonte deri në Sarid. 11  Kufiri i tyre ngjitej drejt perëndimit deri në Mareal, arrinte në Dabeshet dhe pastaj në luginën* përballë Jokneamit. 12  Nga Saridi shkonte drejt lindjes deri në kufi me Kisloth-Taborin, shtrihej deri në Daberat+ e pastaj ngjitej deri në Jafiai. 13  Që andej vazhdonte drejt lindjes deri në Gath-Hefer,+ në Eth-Kazin, në Rimon dhe shtrihej deri në Neah. 14  Pas kësaj, kufiri kthente në veri deri në Hanaton dhe mbaronte në luginën e Iftah-Elit, 15  në Katath, Nahalal, Shimron,+ Idalah dhe në Betlehem+—12 qytete me fshatrat e tyre. 16  Kjo ishte trashëgimia e pasardhësve të Zabulonit, sipas familjeve.+ Këto ishin qytetet me fshatrat e tyre. 17  Shorti i katërt+ i ra Isaharit,+ pasardhësve të Isaharit, sipas familjeve. 18  Kufiri i tyre përfshinte Jezrelin,+ Kesulotin, Shunemin,+ 19  Hafaraimin, Shionin, Anaharatin, 20  Rabitin, Kishionin, Ebezin, 21  Remetin, En-Ganimin,+ En-Hadahin dhe Beth-Pazezin. 22  Pastaj kufiri shkonte deri në Tabor,+ në Shahazumah, në Beth-Shemesh dhe mbaronte në Jordan—​16 qytete me fshatrat e tyre. 23  Kjo ishte trashëgimia e fisit të Isaharit, sipas familjeve,+ qytetet me fshatrat e tyre. 24  Pastaj shorti i pestë+ i ra fisit të Asherit,+ sipas familjeve. 25  Kufiri i tyre ishte Helkati,+ Hali, Beteni, Akshafi, 26  Alameleki, Amadi dhe Mishali. Në drejtim të perëndimit, ai arrinte deri në Karmel+ dhe në Shihor-Libnat. 27  Pastaj kthente drejt lindjes në Beth-Dagon, arrinte në Zabulon dhe në luginën e Iftah-Elit në veri, në Beth-Emek dhe në Nejel, e shtrihej deri në Kabul, në të majtë, 28  në Ebron, në Rehob, në Hamon dhe në Kanah deri në Sidonin e Madh.+ 29  Pastaj kufiri kthente në drejtim të Ramahut deri në qytetin e fortifikuar të Tirit.+ Më pas, kthente drejt Hosahut dhe mbaronte në det, në rajonin e Akzibit, 30  në Umah, në Afek+ dhe në Rehob+—22 qytete me fshatrat e tyre. 31  Kjo ishte trashëgimia e fisit të Asherit, sipas familjeve.+ Këto ishin qytetet me fshatrat e tyre. 32  Shorti i gjashtë+ u ra pasardhësve të Neftalit, sipas familjeve. 33  Kufiri i tyre ishte nga Helefi dhe pema e madhe në Zananim+ drejt Adam-Nekebit dhe Jabnelit deri në Lakum dhe mbaronte në Jordan. 34  Pastaj kthente drejt perëndimit deri në Aznoth-Tabor dhe që këtej shtrihej deri në Hukokah e në jug arrinte deri në Zabulon. Kufiri perëndimor arrinte deri në Asher dhe kufiri lindor arrinte deri në Judë* në Jordan. 35  Qytetet e fortifikuara ishin: Zidimi, Zeri, Hamati+, Rakati, Kinereti, 36  Adamahu, Ramahu, Hazori,+ 37  Kedeshi,+ Edrei, En-Hazori, 38  Jironi, Migdal-Eli, Horemi, Beth-Anati dhe Beth-Shemeshi+—19 qytete me fshatrat e tyre. 39  Kjo ishte trashëgimia e fisit të Neftalit, sipas familjeve,+ qytetet me fshatrat e tyre. 40  Shorti i shtatë+ i ra fisit të Danit,+ sipas familjeve. 41  Kufiri i trashëgimisë së tyre ishte Zorahu,+ Eshtaoli, Ir-Shemeshi, 42  Shalabini,+ Ajaloni,+ Itlahu, 43  Eloni, Timnahu,+ Ekroni,+ 44  Eltekehu, Gibetoni,+ Baalathi, 45  Jehudi, Bene-Beraku, Gath-Rimoni,+ 46  Me-Jarkoni dhe Rakoni; kufiri kalonte pranë Jopës.+ 47  Mirëpo territori i Danit ishte tepër i ngushtë për ta,+ prandaj u ngjitën e luftuan kundër Leshemit,+ e pushtuan dhe i vranë banorët e tij me shpatë. Pastaj e shtinë në dorë vendin dhe vajtën të banonin atje. Ata ia ndryshuan emrin Leshemit në Dan, nga emri i Danit, paraardhësit të tyre.+ 48  Kjo ishte trashëgimia e fisit të Danit, sipas familjeve. Këto ishin qytetet me fshatrat e tyre. 49  Kështu ata përfunduan ndarjen e territoreve për ta dhënë si trashëgimi. Pastaj izraelitët i dhanë një trashëgimi në mesin e tyre Josiut, birit të Nunit. 50  Sipas urdhrit të Jehovait, i dhanë qytetin që kërkoi, Timnat-Serahun,+ në rajonin malor të Efraimit dhe ai e rindërtoi qytetin e banoi në të. 51  Këto ishin vendet që dhanë si trashëgimi prifti Eleazar, Josiu, biri i Nunit, dhe krerët e shtëpive atërore të fiseve të Izraelit, të cilat i ndanë+ me short në Shiloh,+ përpara Jehovait, në hyrje të tendës së takimit.+ Kështu ata përfunduan ndarjen e vendit.

Shënimet

Ose «vadin». Shih Fjalorthin.
Me sa duket nuk i referohet fisit të Judës, por familjes së një burri që vinte nga fisi i Judës.