Levitiku 8:1-36

  • Emërimi i priftërisë aronike (1-36)

8  Jehovai i tha akoma Moisiut:  «Merr Aronin dhe djemtë e tij,+ rrobat,+ vajin e mirosjes,+ demin e blatimit për mëkatin, dy deshtë e shportën me bukë pa maja,+  dhe mblidh tërë asamblenë në hyrje të tendës së takimit.»  Atëherë Moisiu bëri siç e kishte urdhëruar Jehovai, dhe asambleja u mblodh në hyrje të tendës së takimit.  Moisiu i tha asamblesë: «Kështu na ka urdhëruar Jehovai të bëjmë.»  Prandaj Moisiu afroi Aronin dhe djemtë e tij e i lau me ujë.+  Pastaj i veshi Aronit veshjen e gjatë,+ ia mbështolli brezin+ dhe i veshi veshjen pa mëngë.+ Mbi të i vuri efodin*+ dhe ia shtrëngoi mirë efodin me brezin e endur.*+  Më pas i veshi pektoralin*+ dhe brenda tij vuri Urimin dhe Thumimin.*+  Moisiu i vuri në kokë çallmën e veçantë+ dhe, në pjesën e përparme të saj, i vendosi pllakën e ndritshme prej ari, shenjën e shenjtë të kushtimit,*+ siç e kishte urdhëruar Jehovai. 10  Pastaj Moisiu mori vajin e mirosjes dhe mirosi* tabernakullin e gjithçka që ishte në të,+ e kështu i shenjtëroi.* 11  Me këtë vaj spërkati shtatë herë altarin dhe e mirosi altarin me tërë pajisjet e tij dhe legenin me këmbalecin e tij, që t’i shenjtëronte. 12  Në fund i derdhi Aronit në kokë ca nga vaji i mirosjes dhe e mirosi, që të shenjtërohej.+ 13  Moisiu afroi pastaj djemtë e Aronit dhe u veshi veshjen e gjatë, u mbështolli brezat dhe u vuri* çallmat,+ siç e kishte urdhëruar Jehovai. 14  Më pas solli demin e blatimit për mëkatin, dhe Aroni me djemtë e tij vunë duart mbi kokën e demit të blatimit për mëkatin.+ 15  Moisiu e theri demin, mori gjakun,+ e vuri me gisht te brirët e altarit në të gjitha anët dhe e pastroi altarin nga mëkati. Kurse pjesën tjetër të gjakut e derdhi rrëzë altarit për ta shenjtëruar, që të bëheshin shlyerjet mbi të. 16  Pastaj mori tërë dhjamin që vishte zorrët, cipën e dhjamtë të mëlçisë* dhe dy veshkat bashkë me dhjamin e tyre, dhe i vuri të digjeshin e të nxirrnin tym mbi altar.+ 17  Kurse pjesa tjetër e demit, lëkura, mishi dhe bajgat, u dogjën në zjarr jashtë kampit,+ siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun. 18  Pastaj Moisiu solli dashin e blatimit të djegur, dhe Aroni me djemtë e tij vunë duart mbi kokën e dashit.+ 19  Moisiu e theri dhe me gjakun e tij spërkati altarin në të gjitha anët. 20  E ndau dashin në pjesë; kokën, copat e ndara dhe dhjamin e veshkave i vuri të digjeshin e të nxirrnin tym. 21  Zorrët dhe kërcinjtë i lau me ujë, dhe pastaj e vuri tërë dashin të digjej e të nxirrte tym mbi altar. Ky ishte një blatim i djegur si aromë e këndshme,* një blatim i bërë me zjarr për Jehovain, siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun. 22  Më pas solli dashin e dytë, dashin për emërimin priftëror,+ dhe Aroni e djemtë e tij vunë duart mbi kokën e dashit.+ 23  Moisiu e theri, mori ca nga gjaku i tij dhe ia vuri Aronit në llapën e veshit të djathtë, në gishtin e madh të dorës së djathtë dhe në gishtin e madh të këmbës së djathtë. 24  Afroi edhe djemtë e Aronit dhe u vuri ca gjak në llapën e veshit të djathtë, në gishtin e madh të dorës së djathtë dhe në gishtin e madh të këmbës së djathtë; kurse me pjesën tjetër të gjakut spërkati altarin në të gjitha anët.+ 25  Pastaj mori dhjamin, bishtin e dhjamur, tërë dhjamin që vesh zorrët, cipën e dhjamtë të mëlçisë, dy veshkat bashkë me dhjamin e tyre dhe këmbën e djathtë.+ 26  Nga shporta me bukë pa maja, që ishte para Jehovait, mori një bukë pa maja në formë unaze,+ një bukë në formë unaze të zënë me vaj+ dhe një galetë,* të cilat i vuri mbi pjesët e dhjamura dhe mbi këmbën e djathtë të blatimit. 27  Të gjitha këto i vuri në duart e Aronit dhe të djemve të tij dhe filloi t’i tundte nga njëra anë në tjetrën si blatim të tundur para Jehovait. 28  Pastaj Moisiu ua mori nga duart dhe i vuri të digjeshin e të nxirrnin tym mbi altar sipër blatimit të djegur. Ky ishte flijimi për emërimin priftëror, si aromë e këndshme.* Ishte një blatim i bërë me zjarr për Jehovain. 29  Moisiu mori gjoksin e blatimit dhe e tundi nga njëra anë në tjetrën si blatim të tundur para Jehovait.+ Ky ishte racioni që i takonte Moisiut nga dashi i flijimit për emërimin priftëror, siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun.+ 30  Pastaj Moisiu mori ca nga vaji i mirosjes+ dhe ca nga gjaku i blatimit që ishte mbi altar dhe spërkati me ta Aronin dhe rrobat e tij, si dhe djemtë e Aronit dhe rrobat e djemve të tij, që ishin me të. Kështu shenjtëroi Aronin, rrobat e tij, djemtë e Aronit+ dhe rrobat e tyre.+ 31  Moisiu i tha Aronit dhe djemve të tij: «Ziejeni+ mishin në hyrje të tendës së takimit, dhe po atje hajeni bashkë me bukën që është në shportën për emërimin priftëror, siç m’u urdhërua: ‘Do ta hanë Aroni dhe djemtë e tij.’+ 32  Atë që mbetet nga mishi dhe buka do ta digjni në zjarr.+ 33  Mos u largoni nga hyrja e tendës së takimit për shtatë ditë me radhë, derisa të plotësohen ditët e emërimit tuaj priftëror, sepse për emërimin tuaj si priftërinj* do të duhen shtatë ditë.+ 34  Jehovai urdhëroi që në ditët në vijim të veprohet njësoj si sot, që të bëhet shlyerja për ju.+ 35  Do të rrini ditë e natë në hyrje të tendës së takimit për shtatë ditë+ me radhë dhe do të plotësoni detyrimin që keni ndaj Jehovait,+ që të mos vdisni, sepse këtë urdhër kam marrë.» 36  Aroni dhe djemtë e tij bënë gjithçka që kishte urdhëruar Jehovai me anë të Moisiut.

Shënimet

Ose «qemerin».
Ose «diademën e shenjtë».
Shih Fjalorthin, «Shenjtërimi».
Ose «u mbështolli».
Ose «rizën e mëlçisë».
Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».
Ose «pite».
Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».
Fjalë për fjalë «për t’ju mbushur dorën».