Sipas Lukës 10:1-42

  • Jezui dërgon 70 dishepujt (1-12)

  • Mjerë qytetet që nuk pendohen (13-16)

  • 70 dishepujt kthehen (17-20)

  • Jezui lëvdon të Atin që përkrah të përulurit (21-24)

  • Ilustrimi me samaritanin e mirë (25-37)

  • Jezui, mysafir në shtëpinë e Martës dhe të Marisë (38-42)

10  Pas këtyre gjërave, Zotëria caktoi 70 dishepuj të tjerë dhe i dërgoi dy e nga dy+ përpara tij në çdo qytet dhe vend ku do të shkonte.  Ai u tha: «Po, të korrat janë të mëdha, por punëtorët janë pak. Prandaj përgjërojuni Zotërisë së të korrave, që të dërgojë punëtorë në të korrat e tij.+  Shkoni, pra! Ja, po ju dërgoj si qengja mes ujqërve.+  Mos merrni me vete as kuletë, as trastë buke, as sandale,+ dhe mos përshëndetni asnjë* rrugës.  Në cilëndo shtëpi që të hyni, më parë thoni: ‘Paqja qoftë në këtë shtëpi!’+  Nëse atje nuk ka një mik të paqes, ajo do t’ju kthehet juve. Por, nëse ka një mik të paqes, paqja juaj do të jetë me të.  Prandaj qëndroni në atë shtëpi+ dhe hani e pini çfarë t’ju japin ata,+ sepse punëtori e meriton pagën e vet.+ Mos shkoni nga një shtëpi në tjetrën.  Gjithashtu, në cilindo qytet që të hyni e t’ju mirëpresin, hani ç’t’ju vënë përpara,  shëroni të sëmurët dhe thuajuni: ‘Mbretëria e Perëndisë ju është afruar.’+ 10  Por, nëse hyni në një qytet dhe ata nuk ju mirëpresin, dilni nëpër rrugët kryesore dhe thoni: 11  ‘Edhe pluhurin që na u ngjit nëpër këmbë në qytetin tuaj, po e shkundim si dëshmi kundër jush.+ Megjithatë dijeni se Mbretëria e Perëndisë është afruar.’ 12  Unë po ju them: Sodoma do ta ketë më të lehtë Ditën e Gjykimit se ai qytet.+ 13  Mjerë ti, o Korazin dhe ti, o Betsaidë! Se po të ishin bërë në Tir dhe në Sidon veprat e fuqishme që u bënë te ju, ata do të ishin penduar kohë më parë, do të ishin veshur me copë thesi* dhe do të ishin ulur në hi.+ 14  Prandaj, Tiri dhe Sidoni do ta kenë më të lehtë se ju Ditën e Gjykimit. 15  Po ti, o Kapernaum, mos do të lartësohesh deri në qiell? Në Varr* do të shkosh! 16  Kush ju dëgjon ju, më dëgjon edhe mua.+ Kush ju shpërfill ju, më shpërfill edhe mua. Gjithashtu, kush më shpërfill mua, shpërfill edhe Atë që më dërgoi.»+ 17  Pastaj, të 70 dishepujt u kthyen të gëzuar dhe thanë: «Zotëri, edhe demonët na nënshtroheshin në emrin tënd.»+ 18  Atëherë ai u tha: «Tashmë e shoh Satanain duke rënë+ nga qielli si rrufe. 19  Ju kam dhënë autoritet të shkelni me këmbë gjarpërinj e akrepa dhe të mposhtni tërë fuqitë e armikut,+ e asgjë s’do t’ju dëmtojë. 20  Megjithatë, mos u gëzoni që frymërat* ju nënshtrohen, por gëzohuni sepse emrat tuaj janë shkruar në qiej.»+ 21  Në atë moment, u mbush me gëzim e me frymë të shenjtë dhe tha: «Unë të lëvdoj përpara të gjithëve, o Atë, Zotëri i qiellit dhe i tokës, sepse ti ua ke fshehur me kujdes këto gjëra të mençurve e intelektualëve+ dhe ua ke bërë të njohura fëmijëve të vegjël.* Po, o Atë, sepse kështu të pëlqeu.»+ 22  Gjithashtu tha: «Ati im më ka dhënë gjithçka. Askush s’e njeh Birin përveç Atit, dhe askush s’e njeh Atin përveç Birit+ dhe kujtdo që Biri dëshiron t’ia bëjë të njohur.»+ 23  Pastaj u kthye nga dishepujt dhe u tha veçmas: «Lum sytë që shohin gjërat që po shihni ju!+ 24  Vërtet po ju them: shumë profetë dhe mbretër dëshironin t’i shikonin gjërat që po shihni ju, por nuk i panë,+ dhe të dëgjonin gjërat që po dëgjoni ju, por nuk i dëgjuan.» 25  Tani, një njeri që e njihte mirë Ligjin, u çua që ta vinte në provë dhe e pyeti: «Mësues, çfarë duhet të bëj që të trashëgoj jetën e përhershme?»+ 26  Ai ia ktheu: «Çfarë është shkruar në Ligj? Ç’ke kuptuar nga ajo që ke lexuar?» 27  Ai iu përgjigj: «‘Duaje Jehovain,* Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin* tënd, me gjithë forcën tënde dhe me gjithë mendjen tënde’,+ si edhe ‘të afërmin tënd* si veten’.»+ 28  Jezui i tha: «U përgjigje drejt. Vazhdo ta zbatosh këtë, dhe do të fitosh jetën.»+ 29  Por duke dashur ta nxirrte veten të drejtë,+ ky e pyeti Jezuin: «Kush është në të vërtetë i afërmi im?» 30  Ai iu përgjigj me një tregim: «Një njeri po zbriste nga Jerusalemi për në Jeriko. Rrugës ra në duart e kusarëve, që e zhveshën dhe i hynë në dru; pastaj ikën dhe e lanë gjysmë të vdekur. 31  Rastësisht në atë rrugë po zbriste një prift. Por, kur e pa, vazhdoi rrugën në anën tjetër. 32  Po njësoj, në atë vend kaloi edhe një levit, i cili e pa dhe vazhdoi rrugën në anën tjetër. 33  Tani, nëpër atë rrugë po udhëtonte edhe një samaritan.+ Me të mbërritur atje, e pa dhe iu dhimbs shumë. 34  Prandaj iu afrua, ia fashoi plagët dhe derdhi mbi to vaj dhe verë. Pastaj e hipi në kafshën e vet dhe e çoi në një han, ku u kujdes për të. 35  Të nesërmen nxori dy denarë,* ia dha hanxhiut dhe i tha: ‘Kujdesu për të dhe ç’të shpenzosh më tepër, do të ta paguaj kur të kthehem.’ 36  Cili nga këta të tre të duket se u bë i afërm+ i njeriut që ra në duart e kusarëve?» 37  Ai u përgjigj: «Ai që tregoi mëshirë për të.»+ Atëherë Jezui i tha: «Shko e bëj njëlloj edhe ti.»+ 38  Tani, rrugës Jezui hyri në një fshat. Atje, një grua që quhej Marta,+ e mikpriti në shtëpinë e vet. 39  Ajo kishte edhe një motër që quhej Maria, e cila ishte ulur te këmbët e Zotërisë dhe po e dëgjonte çfarë po thoshte.* 40  Kurse Marta ishte e shpërqendruar ngaqë po merrej me shumë punë. Ajo u afrua dhe i tha: «Zotëri, s’do t’ia dish që motra ime më ka lënë të merrem vetëm unë me punët? Thuaji të vijë e të më ndihmojë.» 41  Zotëria iu përgjigj: «Ah, Martë, moj Martë, ti je në ankth dhe merakosesh për shumë gjëra. 42  Por pak gjëra janë të nevojshme ose vetëm një. Maria zgjodhi pjesën e mirë*+ dhe ajo pjesë do të mbetet e saja.»

Shënimet

Ose «mos përqafoni asnjë kur të përshëndeteni».
Ose «Hades», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin, «Demonët».
Ose «njerëzve të thjeshtë».
Ose «tjetrin». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «fjalët e tij».
Ose «pjesën më të mirë».