Sipas Lukës 4:1-44

  • Djalli tundon Jezuin (1-13)

  • Jezui nis predikimin në Galile (14, 15)

  • Jezuin nuk e pranojnë në Nazaret (16-30)

  • Në sinagogën e Kapernaumit (31-37)

  • Shërohet vjehrra e Simonit dhe të tjerë (38-41)

  • Turmat e gjejnë Jezuin në një vend të veçuar (42-44)

4  Kështu, plot me frymë të shenjtë, Jezui u largua nga Jordani dhe fryma e çoi nëpër shkretëtirë+  për 40 ditë, ku e tundoi Djalli.+ Ato ditë nuk hëngri asgjë, prandaj në përfundim të atyre ditëve, e mori uria.  Atëherë Djalli i tha: «Nëse je bir i Perëndisë, thuaji këtij guri të bëhet bukë.»  Por Jezui ia ktheu: «Është shkruar: ‘Njeriu s’duhet të jetojë vetëm me bukë.’»+  Pastaj, Djalli e çoi në një mal të lartë e për një çast i tregoi të gjitha mbretëritë e botës+  dhe i tha: «Unë do të të jap autoritet mbi të gjitha këto bashkë me lavdinë e tyre, sepse më është dhënë ky autoritet+ dhe unë ia jap kujtdo që dua.  Prandaj, nëse më adhuron një herë,* do të jetë i gjithi yti.»  Jezui iu përgjigj: «Është shkruar: ‘Jehovain,* Perëndinë tënd, adhuro dhe vetëm atij bëji shërbim të shenjtë.’»+  Pastaj e çoi në Jerusalem, e vuri te bedenat* e tempullit dhe i tha: «Nëse je bir i Perëndisë, hidhu poshtë që këtu,+ 10  sepse është shkruar: ‘Ai do t’u japë urdhër engjëjve të vet për ty, që të të mbrojnë’ 11  dhe: ‘Ata do të të mbajnë në duar, që këmba jote të mos përplaset në asnjë gur.’»+ 12  Jezui ia ktheu: «Është thënë: ‘Mos e vër në provë Jehovain,* Perëndinë tënd.’»+ 13  E pasi mbaroi me tundimet, Djalli u largua nga ai duke pritur një kohë tjetër të volitshme.+ 14  Me fuqinë e frymës së shenjtë, tani Jezui u kthye në Galile,+ ku u përhapën fjalë të mira për të, po, në gjithë vendin përreth. 15  Gjithashtu, ai filloi të mësonte nëpër sinagogat e tyre dhe gëzonte respektin e të gjithëve. 16  Pastaj vajti në Nazaret,+ ku ishte rritur, hyri në sinagogë+ siç e kishte zakon ditën e Sabatit dhe u çua të lexonte. 17  Atëherë i dhanë rrotullën e profetit Isaia. Ai e hapi dhe gjeti vendin ku ishte shkruar: 18  «Fryma e Jehovait* është mbi mua, sepse ai më mirosi* që t’u shpall lajmin e mirë të varfërve. Ai më dërgoi që t’u shpall lirinë robërve dhe kthimin e shikimit të verbërve, që të çliroj të dërrmuarit+ 19  dhe të predikoj vitin e miratimit nga Jehovai.»*+ 20  Pastaj e mbështolli rrotullën, ia ktheu shërbëtorit dhe u ul. Të gjithë ata që ishin në sinagogë, ia kishin ngulur sytë me vëmendje. 21  Atëherë ai nisi t’u thoshte: «Sot, ky shkrim që sapo dëgjuat, u përmbush.»+ 22  Të gjithë filluan të flitnin mirë për të dhe çuditeshin me fjalët e hijshme që i dilnin nga goja+ e thoshin: «Ky është biri i Jozefit, apo jo?»+ 23  Atëherë ai u tha: «Pa dyshim që do të ma përmendni këtë thënie: ‘Mjek, shëro veten’, dhe do të thoni: ‘Bëji edhe këtu në vendin tënd gjërat që dëgjuam se bëre në Kapernaum.’»+ 24  Kështu ai vazhdoi: «Vërtet po ju them se asnjë profet nuk pranohet në vendin e vet.+ 25  Për shembull: në Izrael kishte shumë vejusha në ditët e Elijas kur qielli u mbyll për tre vjet e gjashtë muaj dhe në gjithë vendin ra një zi buke e madhe.+ 26  E megjithatë, Elija nuk u dërgua tek asnjëra nga ato, por vetëm te një vejushë në Zarefat, në vendin e Sidonit.+ 27  Edhe në kohën e profetit Elise kishte shumë të lebrosur në Izrael, e megjithatë nuk u pastrua* asnjë prej tyre, por vetëm Namani nga Siria.»+ 28  Të gjithë ata që po i dëgjonin këto fjalë në sinagogë, u mbushën me zemërim,+ 29  u ngritën, e nxorën rrëmbimthi jashtë qytetit dhe e çuan buzë malit, ku ishte ndërtuar qyteti, që ta hidhnin poshtë. 30  Mirëpo ai kaloi mes për mes tyre dhe vazhdoi rrugën.+ 31  Pastaj zbriti në Kapernaum, një qytet i Galilesë. Ai po i mësonte njerëzit në Sabat,+ 32  dhe ata mahniteshin me mënyrën si mësonte,+ sepse fliste me autoritet. 33  Tani, në sinagogë ndodhej një njeri që kishte një frymë të ndyrë,* dhe ky demon bërtiti me zë të lartë:+ 34  «Ç’punë ke me ne, o Jezu nazareas?+ Ah! Erdhe të na shkatërrosh? Unë e di shumë mirë kush je ti: i Shenjti i Perëndisë.»+ 35  Por Jezui e qortoi: «Hesht dhe dil nga ai!» Atëherë demoni e përplasi përtokë njeriun në sytë e të gjithëve dhe doli prej tij pa i bërë asnjë dëm. 36  Të gjithë u habitën dhe nisën t’i thoshin njëri-tjetrit: «Shikoni si flet! Ai ka autoritet e fuqi t’i urdhërojë frymërat e ndyra, dhe ato dalin!» 37  Kështu lajmi për të përhapej në vendin përreth, në çdo cep të tij. 38  Pasi u largua nga sinagoga, Jezui hyri në shtëpinë e Simonit. Mirëpo vjehrra e Simonit kishte ethe të forta, prandaj ata iu lutën që ta ndihmonte.+ 39  Atëherë ai u përkul mbi të, i qortoi ethet, dhe ethet e lanë. Në çast, ajo u ngrit dhe nisi t’u shërbente. 40  Por, kur po perëndonte dielli, njerëzit çuan tek ai të gjithë ata që vuanin nga sëmundje të ndryshme. Ai vinte duart mbi* secilin dhe i shëronte.+ 41  Nga shumë veta dilnin edhe demonë, që thërritnin: «Ti je Biri i Perëndisë!»+ Megjithatë, ai i qortonte dhe nuk i lejonte të flitnin,+ sepse ata e dinin që ishte Krishti.+ 42  Kur zbardhi dita, Jezui iku dhe shkoi në një vend të veçuar.+ Mirëpo turmat nisën ta kërkonin, shkuan atje ku ishte ai dhe u përpoqën ta ndalnin që të mos ikte. 43  Por ai u tha: «Duhet t’ua shpall lajmin e mirë për Mbretërinë e Perëndisë edhe qyteteve të tjera, sepse për këtë u dërgova.»+ 44  Prandaj vazhdoi të predikonte nëpër sinagogat e Judesë.

Shënimet

Ose «bën një akt adhurimi përpara meje».
Ose «te parmakët; te pika më e lartë».
Ose «nuk u shërua».
Shih Fjalorthin, «Demonët».
Shih Fjalorthin, «Vënia e duarve».