Malakia 3:1-18

  • Zotëria i vërtetë vjen për të pastruar tempullin e tij (1-5)

    • Lajmëtari i besëlidhjes (1)

  • Inkurajim për t’u kthyer te Jehovai (6-12)

    • Jehovai nuk ndryshon (6)

    • «Kthehuni tek unë, dhe unë do të kthehem te ju» (7)

    • ‘Sillni gjithë të dhjetat, dhe Jehovai do t’ju derdhë bekime’ (10)

  • I drejti dhe i ligu (13-18)

    • Një libër kujtimi shkruhet para Perëndisë (16)

    • Dallimi mes të drejtit dhe të ligut (18)

3  «Ja, unë po dërgoj lajmëtarin tim dhe ai do të përgatitë* përpara meje një udhë.+ Befas në tempullin tim*+ do të vijë Zotëria i vërtetë,* që ju po e kërkoni, dhe lajmëtari i besëlidhjes me të cilin kënaqeni. Ja, do të vijë me siguri,​—thotë Jehovai i ushtrive.»  «Por, kush mund t’i bëjë ballë në ditën e ardhjes së tij dhe kush mund të qëndrojë në këmbë kur të shfaqet ai? Se ai do të jetë si zjarri i rafinuesit dhe si finja*+ e rrobalarësit.  Ai do të ulet si rafinues e si pastrues i argjendit+ dhe do të pastrojë bijtë e Levit. Do t’i rafinojë* si arin dhe argjendin, e me siguri do të bëhen për Jehovain një popull që paraqit blatim me drejtësi.  Blatimi i Judës dhe i Jerusalemit ka për t’i pëlqyer Jehovait, si në ditët e shkuara, si në vitet e lashtësisë.»+  «Unë do të vij për t’ju gjykuar dhe do të dëshmoj pa vonesë kundër magjistarëve,+ kundër kurorëshkelësve,* kundër atyre që bëjnë be të rreme,+ kundër atyre që zhvatin pagën e punëtorit,+ vejushën e jetimin*+ dhe kundër atyre që nuk pranojnë të ndihmojnë të ardhurin.*+ Këta nuk më kanë nderuar thellësisht,*​—thotë Jehovai i ushtrive.  Se unë jam Jehovai dhe unë nuk ndryshoj.*+ Ju jeni bij të Jakobit, prandaj s’jeni shfarosur ende.  Që nga ditët e paraardhësve tuaj jeni larguar nga rregullat e mia dhe nuk i keni zbatuar.+ Kthehuni tek unë, dhe unë do të kthehem te ju,+​—thotë Jehovai i ushtrive.» Por ju pyesni: «E si të kthehemi?»  «A do ta grabiste njeriu Perëndinë? Kurse ju po më grabitni.» Dhe thoni: «Çfarë të kemi grabitur?» «Të dhjetat* dhe kontributet.  Pa dyshim, jeni të mallkuar* ngaqë më grabitni​—po, krejt kombi po më grabit. 10  Sillni gjithë të dhjetat në depo,+ që të ketë ushqim në shtëpinë time. Pastaj, ju lutem, më vini në provë+ për këtë,​—thotë Jehovai i ushtrive,—​dhe shihni po s’ju hapa portat e qiejve+ e po s’ju derdha një bekim të tillë, sa të mos keni më nevojë.+ 11  Do të qortoj për ju gllabëruesin* e ai nuk do t’jua prishë frytin e tokës dhe hardhia e fushës nuk do të jetë e pafrytshme,+​—thotë Jehovai i ushtrive. 12  Të gjitha kombet kanë për t’ju quajtur të lumtur,+ sepse do të bëheni një vend kënaqësie,​—thotë Jehovai i ushtrive. 13  Keni thënë fjalë të forta kundër meje,​—thotë Jehovai i ushtrive.» Ju thoni: «Si kemi folur me njëri-tjetrin kundër teje?»+ 14  «Thoni: ‘S’ia vlen t’i shërbesh Perëndisë.+ Ç’kemi fituar që i përmbushëm detyrimet që kemi ndaj tij dhe ecëm me fytyra të ngrysura para Jehovait të ushtrive? 15  Prandaj i konsiderojmë të lumtur ata që i kalojnë caqet me arrogancë. Edhe ata që s’heqin dorë nga ligësia kanë sukses.+ Ata guxojnë ta vënë në provë Perëndinë dhe dalin pa u lagur.’» 16  Në atë kohë, ata që e nderonin thellësisht Jehovain,* flitnin me njëri-tjetrin, secili me shokun e tij. Jehovai u kushtonte vëmendje dhe i dëgjonte. Një libër kujtimi u shkrua para tij+ për ata që e nderojnë thellësisht Jehovain dhe për ata që meditojnë për* emrin e tij.+ 17  «Ata do të jenë të mitë,+​—thotë Jehovai i ushtrive,—​ditën kur t’i bëj pronën time të veçantë.*+ Unë do t’u tregoj dhembshuri, ashtu sikurse një njeri i tregon dhembshuri të birit që i shërben.+ 18  Atëherë do ta shihni përsëri dallimin mes të drejtit dhe të ligut,+ mes atij që i shërben Perëndisë dhe atij që nuk i shërben.

Shënimet

Shprehja i referohet Jehovait të ushtrive.
Fjalë për fjalë «e Tij».
Ose «do të hapë».
Ose «sapuni».
Ose «Do t’i kullojë».
Fjalë për fjalë «nuk më janë frikësuar». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
Ose «që ia mohojnë të drejtat të ardhurit».
Ose «fëmijën pa baba».
Ose «kundër atyre që kryejnë tradhti bashkëshortore».
Ose «nuk kam ndryshuar».
Një mundësi tjetër «Me një mallkim po më mallkoni».
Me sa duket u referohet tufave të insekteve.
Fjalë për fjalë «që i frikësoheshin Jehovait». Shih Fjalorthin.
Ose «mendojnë thellë për». Një mundësi tjetër «e çmojnë».
Ose «zotërimin tim të çmuar».