Sipas Markut 13:1-37

  • PËRFUNDIMI I SISTEMIT (1-37)

    • Luftëra, tërmete, mungesa ushqimi (8)

    • Lajmi i mirë do të predikohet (10)

    • Shtrëngimi i madh (19)

    • Ardhja e Birit të njeriut (26)

    • Ilustrimi për pemën e fikut (28-31)

    • Qëndroni vigjilentë (32-37)

13  Kur po dilte nga tempulli, një nga dishepujt i tha: «Mësues, shiko, ç’gurë e ç’ndërtesa të mrekullueshme!»+  Por Jezui i tha: «A i sheh këto ndërtesa madhështore? Me siguri, këtu nuk do të mbetet gur mbi gur pa u rrëzuar.»+  Teksa rrinte ulur në Malin e Ullinjve nga i cili dukej tempulli, Pjetri, Jakovi, Gjoni dhe Andrea e pyetën veçmas:  «Na thuaj, kur do të ndodhin këto gjëra dhe cila do të jetë shenja kur të gjitha këto gjëra do të përfundojnë?»+  Atëherë Jezui nisi t’u thoshte: «Kujdes se mos ju mashtron ndonjë.+  Shumë veta do të vijnë dhe, duke përdorur emrin tim, do të thonë: ‘Unë jam ai’, dhe do të mashtrojnë shumë njerëz.  Veç kësaj, kur të dëgjoni të flitet për luftëra dhe lajme luftërash, mos u alarmoni; këto gjëra duhet të ndodhin, por ende nuk është fundi.+  Atëherë do të ngrihet komb kundër kombi dhe mbretëri kundër mbretërie,+ do të ketë tërmete nga njëri vend në tjetrin dhe do të ketë mungesa ushqimi.+ Këto janë fillimi i dhembjeve therëse.*+  Prandaj kini kujdes, sepse njerëzit do t’ju dorëzojnë në gjykata,+ do t’ju rrahin nëpër sinagoga+ dhe do t’ju nxjerrin para guvernatorëve e mbretërve për shkakun tim, që të jepni dëshmi para tyre.+ 10  Gjithashtu, më parë duhet të predikohet lajmi i mirë në të gjitha kombet.+ 11  Kur t’ju kapin për t’ju dorëzuar në gjykata, mos jini në ankth që më përpara se ç’do të thoni; por thoni çdo gjë që do t’ju tregohet në atë çast, sepse nuk do të jeni ju që do të flitni, por do të flasë fryma e shenjtë.+ 12  Për më tepër, vëllai do të dorëzojë vëllanë që ta vrasin, babai fëmijën dhe fëmijët do të ngrihen kundër prindërve e do të jenë shkaktarët e vdekjes së tyre.+ 13  Për shkak të emrit tim, të gjithë do t’ju urrejnë,+ por ai që qëndron* deri në fund,+ do të shpëtojë.+ 14  Megjithatë, kur të vini re gjënë e neveritshme që shkakton shkretim,+ e cila qëndron aty ku nuk duhet (lexuesi të përdorë aftësi dalluese), atëherë ata që janë në Jude, të fillojnë të ikin me të shpejtë në male.+ 15  Ai që është në tarracë, të mos zbresë në shtëpi e të mos hyjë brenda për të marrë ndonjë gjë, 16  dhe ai që është në arë, të mos kthehet te gjërat që ka lënë pas për të marrë mantelin.* 17  Mjerë gratë shtatzëna dhe ato që kanë foshnjë në gji ato ditë!+ 18  Vazhdoni të luteni që kjo të mos ndodhë në dimër, 19  sepse ato ditë do të jenë ditë të një shtrëngimi*+ të tillë, që nuk ka pasur që kur Perëndia filloi të krijonte e deri tani, dhe as do të ketë përsëri.+ 20  Në fakt, po të mos i shkurtonte Jehovai* ditët, asnjë njeri* nuk do të shpëtonte. Por, për hir të të zgjedhurve, ai i ka shkurtuar ditët.+ 21  Nëse atëherë ndonjë ju thotë: ‘Shikoni, Krishti është këtu’ ose ‘Ja, është atje’, mos e besoni,+ 22  sepse do të dalin krishtër të rremë dhe profetë të rremë+ e do të bëjnë shenja dhe mrekulli, që të nxjerrin nga udha mundësisht edhe të zgjedhurit. 23  Kini kujdes, pra,+ jua kam thënë të gjitha paraprakisht. 24  Por në ato ditë, pas atij shtrëngimi, dielli do të errësohet e hëna nuk do të ndriçojë më.+ 25  Yjet do të bien nga qielli dhe qiejt* do të shkunden. 26  Atëherë do të shohin Birin e njeriut+ duke ardhur në re me fuqi dhe lavdi të madhe.+ 27  Ai do të dërgojë engjëjt dhe do t’i mbledhë të zgjedhurit nga të katër anët,* nga skaji i tokës deri në skajin e qiellit.+ 28  Tani mësoni nga ilustrimi për pemën e fikut: sapo del bisku e lëshon gjethe, ju e dini se vera është afër.+ 29  Po ashtu edhe ju, kur t’i shihni të ndodhin këto gjëra, dijeni se ai* është afër, te dera.+ 30  Vërtet po ju them se ky brez nuk do të marrë fund kurrsesi, pa ndodhur të gjitha këto gjëra.+ 31  Qielli dhe toka do të marrin fund,*+ por fjalët e mia do të mbeten përgjithmonë.*+ 32  Mirëpo, ditën ose orën askush s’e di, as engjëjt në qiell, as Biri, por vetëm Ati.+ 33  Mbani sytë hapur dhe rrini zgjuar,+ sepse nuk e dini se kur është koha e caktuar.+ 34  Ajo është si një njeri që e la shtëpinë e vet dhe udhëtoi për në dhé të huaj. Ai u dha autoritet skllevërve të tij+ dhe secilit i ngarkoi një punë, kurse derëtarin e urdhëroi të qëndronte vigjilent.+ 35  Prandaj qëndroni vigjilentë, sepse nuk e dini kur vjen i zoti i shtëpisë,+ në të ngrysur a në mesnatë, para se të agojë* a herët në mëngjes,+ 36  që të mos ju gjejë në gjumë kur të mbërrijë befas.+ 37  Atë që po jua them juve, ua them të gjithëve: qëndroni vigjilentë.»+

Shënimet

Fjalë për fjalë «fillimi i dhembjeve të lindjes».
Ose «qëndron besnik».
Ose «veshjen e sipërme».
Shih Fjalorthin, «Shtrëngimi i madh».
Fjalë për fjalë «mish».
Ose «fuqitë që janë në qiej».
Fjalë për fjalë «erërat».
Domethënë, Biri i njeriut.
Fjalë për fjalë «nuk do të kalojnë kurrsesi».
Fjalë për fjalë «do të kalojnë».
Fjalë për fjalë «kur këndon gjeli».