Sipas Markut 16:1-8

  • Jezui i ringjallur (1-8)

16  Kështu, kur mbaroi Sabati,+ Maria-Magdalena me Marinë,+ nënën e Jakovit, dhe me Salomën blenë aromatikë* që të shkonin e të lyenin trupin e Jezuit.+  Ditën e parë të javës, ato vajtën te varri* shumë herët, kur kishte dalë dielli,+  dhe i thoshin njëra-tjetrës: «Kush do të na e rrokullisë gurin nga hyrja e varrit?»  Por, kur ngritën sytë, panë që guri ishte rrokullisur, megjithëse ishte shumë i madh.+  Kur hynë në varr, panë një të ri me një veshje të gjatë të bardhë, të ulur në anën e djathtë, dhe shtangën nga habia.  Ai u tha: «Mos u habitni.+ Ju po kërkoni Jezuin, nazareasin, që u ekzekutua në shtyllë. Ai u ringjall;*+ nuk është këtu. Ja vendi ku e vunë.+  Tani shkoni, tregojuni dishepujve të tij dhe Pjetrit: ‘Ai po shkon përpara jush në Galile.+ Atje do ta shihni, ashtu siç ju tha.’»+  Kështu ato dolën dhe u larguan me të shpejtë nga varri, të mahnitura e duke u dridhur nga frika. Dhe nuk i thanë gjë askujt, sepse ishin të frikësuara.*+

Shënimet

Gjethe, pluhur erëzash dhe vajra aromatikë që përdoreshin për përgatitjen e trupit për varrim.
Ose «varri përkujtimor».
Fjalë për fjalë «u ngrit».
Sipas dorëshkrimeve të hershme e të besueshme, Ungjilli sipas Markut përfundon me fjalët e vargut 8. Shih Shtojcën A3.