Sipas Mateut 28:1-20

  • Jezui është ringjallur (1-10)

  • Ushtarëve u jepet ryshfet që të gënjejnë (11-15)

  • Caktimi për të bërë dishepuj (16-20)

28  Pas Sabatit, kur po zbardhte dita e parë e javës, Maria-Magdalena dhe Maria tjetër vajtën të shihnin varrin.+  Kur ja, atje kishte rënë një tërmet i madh, sepse engjëlli i Jehovait* kishte zbritur nga qielli, kishte ardhur, kishte rrokullisur gurin dhe po rrinte ulur mbi të.+  Pamjen e kishte si vetëtima dhe rrobat të bardha si bora.+  Nga frika, rojat u drodhën dhe mbetën si të vdekur.  Kurse engjëlli u tha grave: «Mos kini frikë, sepse e di se po kërkoni Jezuin, që u ekzekutua në shtyllë.+  Ai nuk është këtu, sepse u ringjall,* ashtu si kishte thënë.+ Ejani, shihni vendin ku ishte shtrirë  dhe pastaj shkoni shpejt e tregojuni dishepujve të tij se ai u ngrit nga të vdekurit dhe u thoni: ‘Ai po shkon përpara jush në Galile;+ atje do ta shihni.’ Ky është mesazhi im për ju.»+  Kështu ato u larguan me të shpejtë nga varri* dhe, me frikë e gëzim të madh, vrapuan për t’ua çuar lajmin dishepujve.+  Kur ja, Jezui u doli përpara dhe u tha: «Mirëdita!» Ato u afruan, e zunë nga këmbët dhe i bënë nderime.* 10  Atëherë Jezui u tha: «Mos kini frikë! Shkoni, çojuani lajmin vëllezërve të mi, që të shkojnë në Galile, dhe atje do të më shohin.» 11  Ndërsa ato ishin rrugës, disa nga rojat+ hynë në qytet dhe i njoftuan krerët e priftërinjve për gjithçka që kishte ndodhur. 12  Këta, pasi u mblodhën me pleqtë, u konsultuan dhe u dhanë ushtarëve një shumë të konsiderueshme monedhash argjendi 13  e u thanë: «Thoni kështu: ‘Dishepujt e tij erdhën natën dhe e vodhën kur ne po flinim.’+ 14  Nëse kjo shkon në vesh të guvernatorit, ne do t’ia shpjegojmë çështjen,* dhe ju s’keni pse të merakoseni.» 15  Kështu ata i morën monedhat e argjendit dhe bënë siç i kishin udhëzuar. Kjo histori është e përhapur mes judenjve edhe sot e kësaj dite. 16  Megjithatë, 11 dishepujt shkuan në Galile+ për të takuar Jezuin në malin që u kishte thënë.+ 17  Kur e panë, ata i bënë nderime,* por disa dyshuan. 18  Jezui u afrua dhe u tha: «Më është dhënë çdo autoritet në qiell dhe në tokë.+ 19  Prandaj shkoni dhe bëni dishepuj njerëz nga të gjitha kombet,+ duke i pagëzuar+ në emër të Atit, të Birit e të frymës së shenjtë 20  dhe duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që ju kam urdhëruar.+ Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në përfundimin e sistemit.»*+

Shënimet

Fjalë për fjalë «u ngrit».
Ose «varri përkujtimor».
Ose «u përkulën para tij».
Fjalë për fjalë «do t’ia mbushim mendjen».
Ose «u përkulën para tij».
Ose «e kësaj kohe; e këtij rendi». Shih Fjalorthin.