Nehemia 1:1-11

  • Lajme nga Jerusalemi (1-3)

  • Lutja e Nehemisë (4-11)

1  Fjalët e Nehemisë,*+ birit të Hakaliahut: Në muajin hislev* të vitit të 20-të, isha në kështjellën e Shushanit.*+  Në atë kohë erdhi Hanani,+ një nga vëllezërit e mi, bashkë me burra të tjerë nga Juda, dhe i pyeta për mbetjen e judenjve që kishin shpëtuar nga robëria,+ si edhe për Jerusalemin.  Ata më thanë: «Mbetja që është kthyer nga robëria në provincë është në gjendje të tmerrshme e të poshtëruar.+ Muret e Jerusalemit janë shembur+ e portat e tij janë djegur nga zjarri.»+  Sapo dëgjova këto fjalë, u ula e shpërtheva në lot, mbajta zi për ditë të tëra dhe agjërova+ e iu luta pareshtur Perëndisë së qiejve.  Thashë: «O Jehova, Perëndi i qiejve, Perëndi i madhërishëm dhe që të ngjall nderim të thellë, që e respekton besëlidhjen dhe u tregon dashuri besnike atyre që të duan dhe i zbatojnë urdhërimet e tua.+  Të lutem, mbaji sytë dhe veshët te lutja që shërbëtori yt po të bën sot. Ditë e natë lutem+ për izraelitët, shërbëtorët e tu, teksa rrëfej mëkatet që populli i Izraelit ka kryer kundër teje. Kemi mëkatuar, si unë, edhe shtëpia e atit tim.+  Pa diskutim, kemi vepruar me ligësi ndaj teje,+ ngaqë nuk i kemi zbatuar urdhërimet, rregullat dhe ligjet që i dhe Moisiut, shërbëtorit tënd.+  Kujto, të lutem, paralajmërimin* që i dhe Moisiut, shërbëtorit tënd: ‘Nëse veproni me pabesi, unë do t’ju shpërndaj mes popujve.+  Por nëse ktheheni tek unë dhe i zbatoni e u bindeni urdhërimeve të mia, edhe sikur populli juaj të jetë shpërndarë në fund të qiejve, unë do t’i mbledh+ që atje dhe do t’i çoj në vendin që kam zgjedhur për emrin tim.’+ 10  Ata janë shërbëtorët e tu dhe populli yt, që ti i shpengove* me fuqinë tënde të madhe dhe me dorën tënde të fortë.+ 11  O Jehova, të lutem, dëgjoje me vëmendje lutjen e shërbëtorit tënd dhe të shërbëtorëve të tu që me kënaqësi e respektojnë thellësisht* emrin tënd. Të lutem, ndihmoje shërbëtorin tënd të ketë sukses sot dhe që ky burrë të jetë i dhembshur me mua.»+ Në atë kohë isha kupëmbajtësi i mbretit.+

Shënimet

Do të thotë «Jah ngushëllon».
Ose «pallatin mbretëror të Suzës; citadelën e Suzës».
Ose «urdhrin».
Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
Fjalë për fjalë «i frikësohen».