Nehemia 10:1-39

  • Populli bie dakord që të zbatojë Ligjin (1-39)

    • «Ne nuk do ta lëmë pas dore shtëpinë e Perëndisë tonë» (39)

10  Ata që e vërtetuan me vulë,+ ishin: Nehemia, guvernatori,* bir i Hakaliahut, dhe Zedekia,  Serajahu, Azariahu, Jeremia,  Pashkuri, Amariahu, Malkijahu,  Hatushi, Shebaniahu, Maluku,  Harimi,+ Meremoti, Abdia,  Danieli,+ Ginetoni, Baruku,  Meshulami, Abijahu, Mijamini,  Maziahu, Belgai dhe Shemajahu; këta janë priftërinjtë.  Levitët ishin: Jeshuai, bir i Azaniahut, Binui nga bijtë e Henadadit, Kadmieli,+ 10  Shebaniahu, Hodjahu, Kelitai, Pelajahu, Hanani, 11  Mikai, Rehobi, Hashabiahu, 12  Zakuri, Sherebiahu,+ Shebaniahu, 13  Hodjahu, Bani dhe Beninui. 14  Krerët e popullit ishin: Paroshi, Pahath-Moabi,+ Elami, Zatui, Bani, 15  Buni, Azgadi, Bebai, 16  Adonijahu, Bigvai, Adini, 17  Ateri, Hezekia, Azuri, 18  Hodjahu, Hashumi, Bezai, 19  Harifi, Anatothi, Nebai, 20  Magpiashi, Meshulami, Heziri, 21  Meshezabeli, Sadoku, Jaduai, 22  Pelatiahu, Hanani, Anajahu, 23  Hoshea, Hananiahu, Hashubi, 24  Haloheshi, Pelhai, Shobeku, 25  Rehumi, Hashabnahu, Masejahu, 26  Akijahu, Hanani, Anani, 27  Maluku, Harimi dhe Banahu. 28  Pjesa tjetër e popullit—priftërinjtë, levitët, derëtarët, këngëtarët, shërbëtorët e tempullit* dhe të gjithë ata që u ndanë nga popujt e vendeve përreth për të zbatuar Ligjin e Perëndisë së vërtetë,+ si edhe gratë, bijtë dhe bijat e tyre, të gjithë ata që e dinin dhe e kuptonin* ç’ishte një betim— 29  u bashkuan me vëllezërit e tyre, pra, me burrat e shquar, dhe u betuan se do të ecnin sipas Ligjit të Perëndisë së vërtetë, që ishte dhënë nëpërmjet Moisiut, shërbëtorit të Perëndisë së vërtetë, dhe se do të zbatonin me kujdes gjithë urdhërimet e Jehovait, Zotërisë tonë, vendimet e tij gjyqësore dhe rregullat e tij, përndryshe do të ishin të mallkuar. 30  Ata u betuan: «Nuk do t’ua japim bijat tona popujve të vendeve përreth dhe nuk do të marrim bijat e tyre për bijtë tanë.+ 31  Nëse popujt e vendeve përreth sjellin për të shitur mallra dhe çdo lloj drithi ditën e sabatit, nuk do të blejmë asgjë prej tyre në sabat+ e as në ditë të shenjtë.+ Gjithashtu do të heqim dorë nga prodhimi i vitit të shtatë+ e do të falim çdo borxh të pashlyer.+ 32  Për më tepër, do t’i vëmë vetes si detyrë që secili të japë çdo vit një të tretën e një sikle* për shërbimin që bëhet në shtëpinë* e Perëndisë tonë,+ 33  për bukët e vëna stivë,*+ për blatimin e rregullt në drithë,+ për blatimin e djegur të rregullt të sabateve+ dhe të hënës së re,+ për festat e caktuara,+ për gjërat e shenjta, për blatimet për mëkatin+ që të bëhet shlyerja për Izraelin dhe për tërë punën në shtëpinë e Perëndisë tonë. 34  Madje do të hedhim short për furnizimin me dru që duhet të sjellin në shtëpinë e Perëndisë tonë priftërinjtë, levitët dhe populli, sipas shtëpive atërore, në kohën e caktuar, vit për vit, për t’i djegur në altarin e Jehovait, Perëndisë tonë, siç është shkruar në Ligj.+ 35  Po ashtu, do të sjellim vit për vit në shtëpinë e Jehovait, frytet e para të tokës dhe frytet e para të çdo lloj peme frutore,+ 36  si edhe bijtë tanë të parëlindur dhe pjellën e parë të bagëtive,+ qoftë të imëta, qoftë të trasha, ashtu siç është shkruar në Ligj. Do t’i sjellim në shtëpinë e Perëndisë tonë, te priftërinjtë që shërbejnë në shtëpinë e Perëndisë tonë.+ 37  Gjithashtu, frytet e para të drithërave të bluara ashpër,+ kontributet, frytet e çdo lloj peme,+ verën e re dhe vajin+ duhet t’ua sjellim priftërinjve në depot e shtëpisë* së Perëndisë tonë.+ Përveç këtyre do t’u sjellim levitëve të dhjetën* e prodhimeve të tokës,+ meqë ata mbledhin të dhjetën në të gjitha qytetet tona bujqësore. 38  Dhe prifti, bir i Aronit, duhet të jetë me levitët kur ata të mbledhin të dhjetën, dhe levitët duhet ta paraqitin të dhjetën e së dhjetës në shtëpinë e Perëndisë tonë,+ në dhomat e depos. 39  Izraelitët dhe bijtë e levitëve duhet të sjellin kontributin+ e drithit, verën e re dhe vajin+ në depo, sepse aty janë pajisjet e shenjtërores, si edhe priftërinjtë që shërbejnë, derëtarët dhe këngëtarët. Ne nuk do ta lëmë pas dore shtëpinë e Perëndisë tonë.»+

Shënimet

Ose «tirshata», titull në gjuhën perse për guvernatorin e një province.
Ose «nethinimët». Fjalë për fjalë «të dhuruarit».
Një mundësi tjetër «të gjithë ata që ishin në moshë për të kuptuar».
Një sikël ishte 11,4 g. Shih Shtojcën B14.
Ose «tempullin».
Domethënë, bukët e paraqitjes. Shih Fjalorthin.
Ose «sallat e ngrënies të shtëpisë».