Nehemia 11:1-36
-
Jerusalemi ripopullohet (1-36)
11 Ndërkohë, princat e popullit po jetonin në Jerusalem,+ kurse pjesa tjetër e popullit hodhi short+ që një në çdo dhjetë veta të vinte e të jetonte në Jerusalem, në qytetin e shenjtë, ndërsa nëntë të tjerët qëndruan në qytetet e tjera.
2 Për më tepër, disa burra dolën vullnetarë që të jetonin në Jerusalem, dhe populli kërkoi bekimin e Perëndisë për ta.
3 Këta janë krerët e provincës që jetuan në Jerusalem. (Pjesa tjetër e Izraelit, priftërinjtë, levitët, shërbëtorët e tempullit*+ dhe bijtë e shërbëtorëve të Solomonit+ jetuan në qytetet e tjera të Judës, secili në zotërimin e vet, në qytetin e vet.+
4 Edhe disa nga njerëzit e Judës dhe të Beniaminit jetuan në Jerusalem.) Nga njerëzit e Judës ishin: Atajahu, bir i Uziahut, bir i Zakarisë, bir i Amariahut, bir i Shefatiahut, bir i Mahalalelit nga familja e Perezit;+
5 dhe Masejahu, bir i Barukut, bir i Kolhozehut, bir i Hazajahut, bir i Adajahut, bir i Jojaribit, bir i Zakarisë nga familja e shelanitëve.
6 Gjithë bijtë e Perezit që banonin në Jerusalem, ishin 468 burra të zotë.
7 Këta ishin njerëzit e Beniaminit: Salui,+ bir i Meshulamit, bir i Joedit, bir i Pedajahut, bir i Kolajahut, bir i Masejahut, bir i Ithielit, bir i Jeshajahut;
8 pas tij familja e Gabait dhe e Salait, 928 veta;
9 Joeli, bir i Zikrit, ishte mbikëqyrësi i tyre, dhe Juda, bir i Hasenuahut, ishte i dyti i qytetit.
10 Nga priftërinjtë: Jedajahu, bir i Jojaribit, Jakini,+
11 Serajahu, bir i Hilkiahut, bir i Meshulamit, bir i Sadokut, bir i Merajotit, bir i Ahitubit,+ një nga të parët e shtëpisë së Perëndisë* së vërtetë,
12 dhe vëllezërit e tyre që shërbenin në shtëpinë e Perëndisë, 822 veta. Adajahu, bir i Jerohamit, bir i Pelaliahut, bir i Amzit, bir i Zakarisë, bir i Pashkurit,+ bir i Malkijahut,
13 dhe vëllezërit e tij, krerë të shtëpive atërore, 242 veta. Amashai, bir i Azarelit, bir i Ahzait, bir i Meshilemotit, bir i Imerit,
14 dhe vëllezërit e tyre, që ishin burra të fuqishëm e sypatrembur, 128 veta. Mbikëqyrës i tyre ishte Zabdieli, i cili vinte nga një familje me emër.
15 Nga levitët: Shemajahu,+ bir i Hashubit, bir i Azrikamit, bir i Hashabiahut, bir i Bunit;
16 Shabetai+ dhe Jozabadi,+ nga krerët e levitëve, të cilët ishin përgjegjës për punën që bëhej në anën e jashtme të shtëpisë së Perëndisë së vërtetë;
17 Mataniahu,+ bir i Mikesë, bir i Zabdit, bir i Asafit,+ drejtuesi i këndimit që niste lëvdimet gjatë lutjes;+ Bakbukiahu, ndihmësi i tij, dhe Abdai, bir i Shamuait, bir i Galalit, bir i Jeduthunit.+
18 Tërë levitët në qytetin e shenjtë ishin 284 veta.
19 Derëtarët ishin Akubi, Talmoni+ dhe vëllezërit e tyre që ruanin portat, 172 veta.
20 Pjesa tjetër e Izraelit, e priftërinjve dhe e levitëve ishin në tërë qytetet e tjera të Judës, secili në pronën e vet të trashëguar.*
21 Shërbëtorët e tempullit*+ jetonin në Ofel,+ dhe Zihai e Gishpai ishin përgjegjës për shërbëtorët e tempullit.
22 Mbikëqyrësi i levitëve në Jerusalem ishte Uzi, bir i Banit, bir i Hashabiahut, bir i Mataniahut,+ bir i Mikait nga familja e Asafit, këngëtarët. Ai ishte përgjegjës për punën që bëhej në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë.
23 Për këngëtarët kishte një urdhër mbretëror,+ që të merrnin përditë një sasi të caktuar gjërash të nevojshme.
24 Petahiahu, bir i Meshezabelit, nga bijtë e Zerahut, birit të Judës, ishte këshilltar i mbretit* për çdo çështje të popullit.
25 Kjo është lista e vendbanimeve dhe e rrethinave të tyre: disa nga njerëzit e Judës jetuan në Kiriat-Arbë+ dhe në fshatrat e saj, në Dibon dhe në fshatrat e tij, në Jekabzel+ dhe në vendbanimet e tij,
26 në Jeshua, në Moladah,+ në Beth-Pelet,+
27 në Hazar-Shual,+ në Ber-Shebë dhe në fshatrat e saj,
28 në Ziklag,+ në Mekonah dhe në fshatrat e tij,
29 në En-Rimon,+ në Zorah,+ në Jarmuth,
30 në Zanoah,+ në Adulam dhe në vendbanimet e tyre, në Lakish+ dhe në rrethinat e tij, në Azekah+ dhe në fshatrat e tij. Ata u vendosën* nga Ber-Sheba deri në luginën e Hinomit.+
31 Kurse njerëzit e Beniaminit ishin në Gebë,+ në Mikmash, në Aija, në Bethel+ dhe në fshatrat e tij,
32 në Anatoth,+ në Nob,+ në Ananiah,
33 në Hazor, në Ramah,+ në Gitaim,
34 në Hadid, në Zeboim, në Nebalat,
35 në Lod, në Ono+ dhe në luginën e artizanëve,
36 dhe disa ndarje të levitëve nga Juda u caktuan në territorin e Beniaminit.
Shënimet
^ Ose «nethinimët». Fjalë për fjalë «të dhuruarit».
^ Ose «e tempullit të Perëndisë».
^ Ose «në trashëgiminë e vet».
^ Ose «Nethinimët». Fjalë për fjalë «Të dhuruarit».
^ Fjalë për fjalë «ishte te dora e mbretit».
^ Ose «ngritën kampe».