Nehemia 12:1-47

  • Priftërinjtë dhe levitët (1-26)

  • Inaugurimi i mureve (27-43)

  • Mbështetje për shërbimin në tempull (44-47)

12  Këta ishin priftërinjtë dhe levitët që u kthyen me Zorobabelin,+ birin e Shealtielit,+ dhe Jeshuain:+ Serajahu, Jeremia, Ezdra,  Amariahu, Maluku, Hatushi,  Shekaniahu, Rehumi, Meremoti,  Idoja, Ginetoi, Abijahu,  Mijamini, Madiahu, Belgahu,  Shemajahu, Jojaribi, Jedajahu,  Salui, Amoku, Hilkiahu dhe Jedajahu. Këta ishin krerët e priftërinjve dhe vëllezërit e tyre në ditët e Jeshuait.  Levitët ishin: Jeshuai, Binui, Kadmieli,+ Sherebiahu, Juda dhe Mataniahu+ që niste këngët e falënderimit bashkë me vëllezërit e tij,  kurse Bakbukiahu dhe Uni, vëllezërit e tyre, qëndronin përballë tyre e shërbenin si roja.* 10  Jeshuait i lindi Jojakimi, Jojakimit i lindi Eliashibi,+ dhe Eliashibit i lindi Jojadai.+ 11  Jojadait i lindi Jonatani, dhe Jonatanit i lindi Jaduai. 12  Këta ishin priftërinjtë në ditët e Jojakimit, krerët e shtëpive të tyre atërore: për Serajahun,+ Merajahu; për Jereminë, Hananiahu; 13  për Ezdrën,+ Meshulami; për Amariahun, Jehohanani; 14  për Malukun, Jonatani; për Shebaniahun, Jozefi; 15  për Harimin,+ Adnai; për Merajotin, Helkai; 16  për Idon, Zakaria; për Ginetonin, Meshulami; 17  për Abijahun,+ Zikri; për Miniaminin, — —;* për Moadiahun, Piltai; 18  për Belgahun,+ Shamuai; për Shemajahun, Jehonatani; 19  për Jojaribin, Matenai; për Jedajahun,+ Uzi; 20  për Salain, Kalai; për Amokun, Eberi; 21  për Hilkiahun, Hashabiahu; për Jedajahun, Netaneli. 22  Krerët e shtëpive atërore të levitëve dhe të priftërinjve u regjistruan në ditët e Eliashibit, të Jojadait,+ të Johananit dhe të Jaduait, pra, deri në mbretërimin e Darit, persit. 23  Krerët e shtëpive atërore të levitëve u regjistruan në librin e historisë së atyre kohëve deri në ditët e Johananit, birit të Eliashibit. 24  Krerët e levitëve ishin: Hashabiahu, Sherebiahu e Jeshuai,+ biri i Kadmielit,+ dhe vëllezërit e tyre, rojat, qëndronin grupe-grupe përballë tyre për të thurur lavde e për të falënderuar Perëndinë sipas udhëzimeve të Davidit,+ njeriut të Perëndisë së vërtetë. 25  Mataniahu,+ Bakbukiahu, Abdia, Meshulami, Talmoni dhe Akubi+ ishin derëtarë+ që ruanin depot pranë portave. 26  Këta shërbyen në ditët e Jojakimit, bir i Jeshuait,+ bir i Jozadakut, dhe në ditët e guvernatorit Nehemia e të priftit dhe kopistit* Ezdra.+ 27  Për inaugurimin e mureve të Jerusalemit, ata i kërkuan levitët në tërë vendet ku jetonin dhe i sollën në Jerusalem për t’i inauguruar muret me gëzim, me këngë falënderimi,+ me cimbale, me instrumente me tela dhe me harpa. 28  Bijtë e këngëtarëve* u mblodhën nga krahina,* nga zona rreth e qark Jerusalemit, nga vendbanimet e netofathitëve,+ 29  nga Beth-Gilgali,+ nga rrethinat e Gebës+ dhe të Azmavetit,+ sepse këngëtarët kishin ngritur vendbanime rreth e qark Jerusalemit. 30  Priftërinjtë dhe levitët pastruan ceremonialisht veten, popullin,+ portat+ dhe murin.+ 31  Atëherë i ngjita princat e Judës mbi mur. Më tej caktova dy kore falënderimi dhe dy vargane të mëdha njerëzish, njëri prej të cilëve ecte në të djathtë mbi mur, për te Porta e Togjeve të Hirit.+ 32  Prapa tyre ecnin Hoshajahu dhe gjysma e princave të Judës, 33  si edhe Azariahu, Ezdra, Meshulami, 34  Juda, Beniamini, Shemajahu dhe Jeremia. 35  Me ta ishin disa nga bijtë e priftërinjve me trumbeta:+ Zakaria, bir i Jonatanit, bir i Shemajahut, bir i Mataniahut, bir i Mikajahut, bir i Zakurit, bir i Asafit,+ 36  dhe vëllezërit e tij, Shemajahu, Azareli, Milalai, Gilalai, Mai, Netaneli, Juda dhe Hanani, me instrumentet muzikore të Davidit,+ njeriut të Perëndisë së vërtetë. Kopisti* Ezdra+ ecte përpara tyre. 37  Te Porta e Burimit+ ata vazhduan drejt përpara dhe u ngjitën në Shkallën+ e Qytetit të Davidit,+ nëpërmjet së përpjetës së murit, që është afër Shtëpisë së Davidit, dhe vazhduan deri te Porta e Ujërave+ në lindje. 38  Kori tjetër i falënderimit ecte në të kundërt,* dhe unë ecja pas tij bashkë me gjysmën e popullit, mbi murin e Kullës së Furrave+ për te Muri i Gjerë+ 39  dhe mbi Portën e Efraimit,+ për te Porta e Qytetit të Vjetër,+ te Porta e Peshqve,+ te Kulla e Hananelit,+ te Kulla e Meahut, te Porta e Deleve;+ ata u ndalën te Porta e Rojës. 40  Në fund, dy koret e falënderimit ndaluan përpara shtëpisë së Perëndisë së vërtetë. Edhe unë u ndala me gjysmën e mëkëmbësve. 41  U ndalën edhe priftërinjtë Eliakim, Masejah, Miniamin, Mikajah, Elioena, Zakaria dhe Hananiah, me trumbeta, 42  si edhe priftërinjtë Masejah, Shemajah, Eleazar, Uz, Jehohanan, Malkijah, Elam dhe Ezer. Këngëtarët këndonin me zë të lartë nën drejtimin e Izrahiahut. 43  Atë ditë bënë shumë flijime dhe të gjithë fluturonin nga gëzimi,+ sepse Perëndia i vërtetë i kishte mbushur me hare; gëzonin edhe gratë me fëmijët.+ Ndaj atmosfera e gëzuar në Jerusalem mund të dëgjohej shumë larg.+ 44  Atë ditë u caktuan disa burra që të mbikëqyrnin depot+ e kontributeve,+ të fryteve të para+ dhe të të dhjetave.+ Në to duhej të mblidhnin nga arat e qyteteve sasitë që kërkoheshin në Ligj+ për priftërinjtë dhe levitët,+ sepse Juda fluturonte nga gëzimi ngaqë priftërinjtë dhe levitët ishin në shërbim. 45  Këta nisën të kryenin detyrat që u kishte dhënë Perëndia dhe të plotësonin detyrimin për pastrimin ceremonial. Edhe këngëtarët e derëtarët i kryen detyrat e tyre sipas udhëzimeve të Davidit dhe të të birit, Solomonit, 46  sepse në ditët e Davidit dhe të Asafit, shumë kohë më parë, kishte dirigjentë* për këngëtarët dhe për këngët e lëvdimit e të falënderimit për Perëndinë.+ 47  Kështu, gjatë ditëve të Zorobabelit+ dhe të Nehemisë, tërë Izraeli jepte racionet për këngëtarët+ dhe derëtarët,+ sipas nevojave të përditshme. Ata vinin mënjanë edhe racionin për levitët,+ kurse levitët vinin mënjanë racionin për pasardhësit e Aronit.

Shënimet

Një mundësi tjetër «gjatë shërbimit».
Ka të ngjarë që këtu të mungojë një emër në tekstin hebraik.
Ose «skribit».
Ose «Këngëtarët e stërvitur».
Domethënë, krahina përreth Jordanit.
Ose «Skribi».
Ose «përballë».
Fjalë për fjalë «krerë».