Nehemia 3:1-32

  • Rindërtohen muret (1-32)

3  Kryeprifti Eliashib+ dhe vëllezërit e tij, priftërinjtë, u ngritën që të rindërtonin Portën e Deleve;+ e shenjtëruan*+ dhe i vunë dyert. Pjesa e shenjtëruar arrinte deri te Kulla e Meahut+ dhe deri te Kulla e Hananelit.+  Përkrah tyre punuan burrat e Jerikosë;+ përkrah këtyre punoi Zakuri, bir i Imrit.  Bijtë e Hasenahut rindërtuan Portën e Peshqve;+ i bënë kasën+ dhe pastaj i vunë dyert, bravat e shulat.  Përkrah tyre bëri meremetime Meremoti,+ bir i Urijahut, bir i Hakozit; përkrah tij bëri meremetime Meshulami,+ bir i Berekiahut, bir i Meshezabelit; përkrah tij bëri meremetime Sadoku, bir i Banait.  Përkrah tij bënë meremetime tekoitët,+ kurse paria e tyre nuk pranoi ta ulte veten* që të punonte nën drejtimin e mbikëqyrësve.  Jojadai, bir i Paseahut, dhe Meshulami, bir i Besodejahut, meremetuan Portën e Qytetit të Vjetër;+ ata i bënë kasën dhe pastaj i vunë dyert, bravat e shulat.  Përkrah tyre bënë meremetime Melatiahu, gibeoniti,+ dhe Jadoni, meronotiti, burra të Gibeonit dhe të Mizpahut,+ që ishin nën autoritetin* e guvernatorit të rajonit Përtej Lumit.*+  Përkrah tyre bëri meremetime Uzieli, bir i Harhajahut, një prej arpunuesve, dhe përkrah tij bëri meremetime Hananiahu, një përgatitës pomadash;* ata e shtruan* Jerusalemin deri te Muri i Gjerë.+  Përkrah tyre bëri meremetime Refajahu, bir i Hurit, princ i gjysmës së krahinës së Jerusalemit. 10  Përkrah tij bëri meremetime përpara shtëpisë së vet Jedajahu, bir i Harumafit, dhe përkrah tij bëri meremetime Hatushi, bir i Hashabnejahut. 11  Malkijahu, bir i Harimit,+ dhe Hashubi, bir i Pahath-Moabit+ meremetuan një pjesë tjetër,* si edhe Kullën e Furrave.+ 12  Përkrah tyre bëri meremetime bashkë me bijat e tij Shalumi, bir i Haloheshit, princ i gjysmës së krahinës së Jerusalemit. 13  Hanuni dhe banorët e Zanoahut+ meremetuan Portën e Luginës;+ ata e rindërtuan dhe pastaj i vunë dyert, bravat e shulat. Meremetuan edhe 1.000 kute* mur deri te Porta e Togjeve të Hirit.+ 14  Malkijahu, bir i Rekabit, princ i krahinës së Beth-Hakeremit,+ meremetoi Portën e Togjeve të Hirit; ai e rindërtoi dhe i vuri dyert, bravat e shulat. 15  Shaluni, bir i Kolhozehut, princ i krahinës së Mizpahut,+ meremetoi Portën e Burimit.+ Ai rindërtoi atë e çatinë e saj, dhe i vuri dyert, bravat e shulat. Meremetoi edhe murin e Rezervuarit+ të Kanalit pranë Kopshtit të Mbretit+ deri te Shkallët+ që zbresin nga Qyteti i Davidit.+ 16  Pas tij, Nehemia, biri i Azbukut, princ i gjysmës së krahinës së Beth-Zurit,+ bëri meremetime nga pjesa përpara Varrezave të Davidit,+ deri te rezervuari+ artificial dhe deri te Shtëpia e të Fuqishmëve. 17  Pas tij bënë meremetime levitët, nën drejtimin e Rehumit, birit të Banit. Përkrah tyre Hashabiahu, princ i gjysmës së krahinës së Kejlahut,+ bëri meremetime për krahinën e tij. 18  Pas tij bënë meremetime levitë të tjerë, nën drejtimin e Bavait, birit të Henadadit, princ i gjysmës së krahinës së Kejlahut. 19  Ezeri, bir i Jeshuait,+ princ i Mizpahut, meremetoi përkrah tyre një pjesë tjetër përpara së përpjetës së Arsenalit, te Kundërforca.+ 20  Pas tij, Baruku, bir i Zabait,+ punoi me zell dhe meremetoi një pjesë tjetër, nga Kundërforca deri te hyrja e shtëpisë së kryepriftit Eliashib.+ 21  Pas tij, Meremoti,+ bir i Urijahut, bir i Hakozit, meremetoi një pjesë tjetër, nga hyrja e shtëpisë së Eliashibit deri në fund të saj. 22  Pas tij bënë meremetime priftërinjtë, burrat e krahinës së Jordanit.*+ 23  Pas tyre, Beniamini dhe Hashubi bënë meremetime secili përpara shtëpisë së vet. Pas tyre, Azariahu, bir i Masejahut, bir i Ananiahut, bëri meremetime pranë shtëpisë së vet. 24  Pas tij, Binui, bir i Henadadit, meremetoi një pjesë tjetër, nga shtëpia e Azariahut deri te Kundërforca+ dhe deri te qoshja. 25  Pas tij, Palali, bir i Uzait, bëri meremetime përpara Kundërforcës dhe kullës që del nga Shtëpia e Mbretit,*+ kullës së sipërme që është në Oborrin e Rojës.+ Pas tij ishte Pedajahu, bir i Paroshit.+ 26  Shërbëtorët e tempullit*+ që jetonin në Ofel,+ bënë meremetime deri përpara Portës së Ujërave+ në lindje dhe përpara kullës së dalë. 27  Pas tyre, tekoitët+ meremetuan një pjesë tjetër, që fillonte përpara kullës së madhe të dalë dhe mbaronte te muri i Ofelit. 28  Priftërinjtë bënë meremetime mbi Portën e Kuajve,+ secili përpara shtëpisë së vet. 29  Pas tyre, Sadoku,+ bir i Imerit, bëri meremetime përpara shtëpisë së vet. Pas tij bëri meremetime Shemajahu, bir i Shekaniahut, kujdestari i Portës Lindore.+ 30  Pas tij, Hananiahu, bir i Shelemiahut, dhe Hanuni, biri i gjashtë i Zalafit, meremetuan një pjesë tjetër. Pas tyre, Meshulami,+ bir i Berekiahut, bëri meremetime përpara ndërtesës së vet. 31  Pas tij, Malkijahu, anëtar i esnafit të arpunuesve, bëri meremetime deri te shtëpia e shërbëtorëve të tempullit+ dhe e tregtarëve, përpara Portës së Kontrollit dhe deri te dhoma në tarracën e qoshes. 32  Midis dhomës në tarracën e qoshes dhe Portës së Deleve+ bënë meremetime arpunuesit dhe tregtarët.

Shënimet

Ose «e kushtuan». Shih Fjalorthin, «Shenjtërimi».
Fjalë për fjalë «të ulte qafën».
Ose «Përtej Eufratit».
Ose «juridiksionin».
Ose «bërës parfumesh».
Ose «e shtruan me pllaka guri».
Ose «një pjesë tjetër të përcaktuar».
Rreth 445 m. Shih Shtojcën B14.
Një mundësi tjetër «e krahinës aty pranë».
Ose «Pallati mbretëror».
Ose «Nethinimët». Fjalë për fjalë «Të dhuruarit».