Numrat 1:1-54
1 Dhe Jehovai i foli përsëri Moisiut në tendën e takimit*+ kur ishin në shkretëtirën e Sinait,+ ditën e parë të muajit të dytë, vitin e dytë pas daljes nga Egjipti.+ Ai i tha:
2 «Regjistroni+ tërë asamblenë e izraelitëve* një për një,* duke i numëruar sipas familjeve të tyre, shtëpive të tyre atërore dhe sipas emrave të të gjithë meshkujve.
3 Ti dhe Aroni duhet t’i regjistroni sipas njësive të tyre* të gjithë ata nga 20 vjeç e lart+ që mund të shkojnë ushtarë në Izrael.
4 Merrni me vete një burrë për çdo fis; secili duhet të jetë kreu i shtëpisë së vet atërore.+
5 Këta janë emrat e burrave që do t’ju ndihmojnë: nga Rubeni, Elizuri,+ biri i Shedeurit;
6 nga Simeoni, Shelumieli,+ biri i Zurishadait;
7 nga Juda, Nahasoni,+ biri i Aminadabit;
8 nga Isahari, Netaneli,+ biri i Zuarit;
9 nga Zabuloni, Eliabi,+ biri i Helonit;
10 për bijtë e Jozefit: nga Efraimi,+ Elishamai, biri i Amihudit; nga Manaseu, Gamalieli, biri i Pedahzurit;
11 nga Beniamini, Abidani,+ biri i Gideoniut;
12 nga Dani, Ahiezeri,+ biri i Amishadait;
13 nga Asheri, Pagieli,+ biri i Okranit;
14 nga Gadi, Eliasafi,+ biri i Deuelit;
15 nga Neftali, Ahirai,+ biri i Enanit.
16 Këta u zgjodhën nga asambleja. Ata janë prijësit+ e fiseve të tyre atërore, krerët e mijëra burrave të Izraelit.»+
17 Kështu, Moisiu dhe Aroni i morën këta burra, që ishin caktuar nga Perëndia,
18 dhe, ditën e parë të muajit të dytë, mblodhën tërë asamblenë për t’i regjistruar një për një nga 20 vjeç e lart+ sipas emrave, familjeve dhe shtëpive të tyre atërore,
19 siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun. Kështu ai i regjistroi ata në shkretëtirën e Sinait.+
20 Djemtë e Rubenit, pasardhësit e të parëlindurit të Izraelit,+ u regjistruan sipas emrave, familjeve dhe shtëpive të tyre atërore. U numëruan një për një të gjithë meshkujt nga 20 vjeç e lart që mund të shkonin ushtarë:
21 nga fisi i Rubenit u regjistruan 46.500 veta.
22 Pasardhësit e Simeonit+ u regjistruan sipas emrave, familjeve dhe shtëpive të tyre atërore. U numëruan një për një të gjithë meshkujt nga 20 vjeç e lart që mund të shkonin ushtarë:
23 nga fisi i Simeonit u regjistruan 59.300 veta.
24 Pasardhësit e Gadit+ u regjistruan sipas emrave, familjeve dhe shtëpive të tyre atërore. U numëruan të gjithë meshkujt nga 20 vjeç e lart që mund të shkonin ushtarë:
25 nga fisi i Gadit u regjistruan 45.650 veta.
26 Pasardhësit e Judës+ u regjistruan sipas emrave, familjeve dhe shtëpive të tyre atërore. U numëruan të gjithë meshkujt nga 20 vjeç e lart që mund të shkonin ushtarë:
27 nga fisi i Judës u regjistruan 74.600 veta.
28 Pasardhësit e Isaharit+ u regjistruan sipas emrave, familjeve dhe shtëpive të tyre atërore. U numëruan të gjithë meshkujt nga 20 vjeç e lart që mund të shkonin ushtarë:
29 nga fisi i Isaharit u regjistruan 54.400 veta.
30 Pasardhësit e Zabulonit+ u regjistruan sipas emrave, familjeve dhe shtëpive të tyre atërore. U numëruan të gjithë meshkujt nga 20 vjeç e lart që mund të shkonin ushtarë:
31 nga fisi i Zabulonit u regjistruan 57.400 veta.
32 Pasardhësit e Jozefit nga Efraimi+ u regjistruan sipas emrave, familjeve dhe shtëpive të tyre atërore. U numëruan të gjithë meshkujt nga 20 vjeç e lart që mund të shkonin ushtarë:
33 nga fisi i Efraimit u regjistruan 40.500 veta.
34 Pasardhësit e Manaseut+ u regjistruan sipas emrave, familjeve dhe shtëpive të tyre atërore. U numëruan të gjithë meshkujt nga 20 vjeç e lart që mund të shkonin ushtarë:
35 nga fisi i Manaseut u regjistruan 32.200 veta.
36 Pasardhësit e Beniaminit+ u regjistruan sipas emrave, familjeve dhe shtëpive të tyre atërore. U numëruan të gjithë meshkujt nga 20 vjeç e lart që mund të shkonin ushtarë:
37 nga fisi i Beniaminit u regjistruan 35.400 veta.
38 Pasardhësit e Danit+ u regjistruan sipas emrave, familjeve dhe shtëpive të tyre atërore. U numëruan të gjithë meshkujt nga 20 vjeç e lart që mund të shkonin ushtarë:
39 nga fisi i Danit u regjistruan 62.700 veta.
40 Pasardhësit e Asherit+ u regjistruan sipas emrave, familjeve dhe shtëpive të tyre atërore. U numëruan të gjithë meshkujt nga 20 vjeç e lart që mund të shkonin ushtarë:
41 nga fisi i Asherit u regjistruan 41.500 veta.
42 Pasardhësit e Neftalit+ u regjistruan sipas emrave, familjeve dhe shtëpive të tyre atërore. U numëruan të gjithë meshkujt nga 20 vjeç e lart që mund të shkonin ushtarë:
43 nga fisi i Neftalit u regjistruan 53.400 veta.
44 Këta regjistruan Moisiu, Aroni dhe 12 prijësit e Izraelit, ku secili përfaqësonte shtëpinë e vet atërore.
45 Tërë izraelitët nga 20 vjeç e lart që mund të shkonin ushtarë në Izrael u regjistruan sipas shtëpive të tyre atërore.
46 Në total, të gjithë të regjistruarit ishin 603.550 veta.+
47 Mirëpo levitët+ nuk u regjistruan sipas fisit të tyre atëror bashkë me të tjerët.+
48 Kështu Jehovai i tha Moisiut:
49 «Mos regjistro vetëm fisin e Levit dhe mos e llogarit numrin e tyre bashkë me izraelitët e tjerë.+
50 Caktoji levitët që të kujdesen për tabernakullin e Dëshmisë,+ për të gjitha pajisjet e tij dhe për gjithçka që i përket atij.+ Ata do të mbartin tabernakullin dhe të gjitha pajisjet e tij,+ do të shërbejnë në të+ dhe do ta ngrenë kampin e tyre rreth e qark tabernakullit.+
51 Levitët duhet ta çmontojnë tabernakullin sa herë të zhvendoset,+ dhe po levitët duhet ta ngrenë në këmbë kur tabernakulli të montohet përsëri; çdo njeri i paautorizuar* që i afrohet, duhet të vritet.+
52 Çdo izraelit do ta ngrejë tendën në kampin e vet, secili sipas ndarjes së vet trifisëshe,*+ sipas njësive të tyre.*
53 Kurse levitët duhet ta ngrenë kampin e tyre rreth e qark tabernakullit të Dëshmisë, që të mos më ndizet indinjata kundër asamblesë së izraelitëve;+ do të jetë përgjegjësi e levitëve të kujdesen për tabernakullin e Dëshmisë.»*+
54 Izraelitët bënë gjithçka që Jehovai i kishte urdhëruar Moisiut; ata bënë pikërisht ashtu.
Shënimet
^ Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «e bijve të Izraelit».
^ Ose «kokë për kokë».
^ Fjalë për fjalë «sipas ushtrive të tyre».
^ Fjalë për fjalë «çdo i huaj», pra, një jolevit.
^ Ose «sipas stemës së vet; flamurthit të vet».
^ Fjalë për fjalë «sipas ushtrive të tyre».
^ Ose «të ruajnë tabernakullin e Dëshmisë; të përmbushin shërbimin e tyre në tabernakullin e Dëshmisë».