Numrat 24:1-25
24 Kur pa se Jehovait i pëlqente* ta bekonte Izraelin, Balami nuk iku si herët e tjera për t’i kërkuar atij ogure të zeza,+ por ktheu fytyrën nga shkretëtira.
2 Sapo hodhi sytë dhe pa Izraelin që kishte ngritur kampin sipas fiseve të tij,+ fryma e Perëndisë zbriti mbi Balamin+
3 dhe ai tha këtë shprehje proverbiale:+
«Shprehjet e Balamit, birit të Beorit,shprehjet e një burri që iu hapën sytë,
4 shprehjet e atij që ia vë veshin fjalës së Perëndisë,të atij që pa vegimin* e të Plotfuqishmit,të atij që është përkulur me sytë hapur:+
5 ‘Sa të bukura janë tendat e tua, o Jakob,tabernakujt e tu, o Izrael!+
6 Si lugina* shtrihen deri larg,+si kopshte pranë lumit,si aloe* që ka mbjellë Jehovai,si cedra buzë ujërave.
7 Uji rrjedh pa pushim nga kovat e tij,fara e tij është* mbjellë buzë ujërave të bollshme.+
Mbreti i tij+ do të jetë më i madh se Agagu,+dhe mbretëria e tij do të lartësohet.+
8 Perëndia që i nxori nga Egjipti,është për ta si brirët e një demi të egër.
Kombet, shtypësit e tij, ai do t’i përpijë,+kockat e tyre do t’i brejë dhe me shigjeta copë-copë do t’i bëjë.
9 Ai shtrihet e shtriqet porsi luan.
E kush guxon ta zgjojë një luan?!
Ata që të bekojnë, janë të bekuar,ata që të mallkojnë, janë të mallkuar.’»+
10 Atëherë Balaku u tërbua me Balamin, duartrokiti me përçmim dhe i tha: «Unë të thirra që t’i mallkoje armiqtë e mi,+ kurse ti veçse i bekove, plot tri herë.
11 Tani, shporru në shtëpinë tënde! Kisha ndër mend të të shpërbleja mirë,+ por Jehovai nuk të la të shpërbleheshe.»
12 Balami ia ktheu Balakut: «A nuk u thashë lajmëtarëve që më dërgove:
13 ‘Edhe sikur Balaku të më japë shtëpinë e vet plot argjend dhe ar, unë s’mund të bëj asgjë me kokën time* po s’më urdhëroi Jehovai, për mirë a për keq. Do të them vetëm atë që do të më thotë Jehovai.’+
14 Tani do të kthehem te populli im. Hajde të të tregoj çfarë do t’i bëjë ky popull në të ardhmen* popullit tënd.»
15 Kështu ai tha këtë shprehje proverbiale:+
«Shprehjet e Balamit, birit të Beorit,shprehjet e një burri që iu hapën sytë,+
16 shprehjet e atij që ia vë veshin fjalës së Perëndisë,të atij që zotëron njohurinë e Më të Lartit.
Vegimin e të Plotfuqishmit ai pa,tek përkulej me sytë hapur:
17 ‘Do ta shoh, por jo tani;do ta sodit, por jo së shpejti.
Një yll+ do të dalë nga Jakobi,një skeptër*+ do të ngrihet nga Izraeli.+
Ai do të çajë ballin e Moabit*+dhe kafkën e tërë luftëtarëve të dhunshëm.
18 Edomi do të bëhet pronë e tij,+po, Seiri+ do të bëhet zotërim i armiqve të vet,+ndërkohë që Izraeli do të tregohet i guximshëm.
19 Nga Jakobi do të dalë një që do t’i bëjë zap popujt+dhe do të shfarosë këdo që do të mbijetojë në qytet.’»
20 Kur pa Amalekun, ai e vazhdoi shprehjen e tij proverbiale:
«Amaleku, i pari* i kombeve,+me siguri në fund do të shuhet.»+
21 Kur pa kenitët,+ ai e vazhdoi shprehjen e tij proverbiale:
«E sigurt është banesa jote, si një fole e vendosur mbi shkrep.
22 Por dikush do t’i shkrumbojë kenitët.*
Edhe sa duhet që Asiria të të marrë rob?»
23 Ai e vazhdoi shprehjen e tij proverbiale:
«Medet! Kush do të mbetet gjallë kur Perëndia të bëjë gjithë këtë?
24 Nga brigjet e Kitimit+ do të vijnë anijeqë do të mundojnë Asirinë+dhe do t’i sjellin vuajtje Eberit.
Por edhe ato* do të zhduken një herë e mirë.»
25 Pas kësaj, Balami+ u ngrit e iku. Edhe Balaku iku.
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «ishte e mirë në sytë e Jehovait».
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «vade». Shih Fjalorthin.
^ Emri i pemës që përmban një lëndë aromatike, e cila përdorej si parfum në kohët biblike.
^ Ose «pasardhësit e tij janë».
^ Fjalë për fjalë «nga zemra ime».
^ Ose «në fund të ditëve».
^ Ose «një shkop mbretëror».
^ Ose «tëmthat e kokës së Moabit».
^ Domethënë, Amaleku ishte i pari që u hodh në sulm kundër izraelitëve pas eksodit nga Egjipti, edhe pse këta nuk e provokuan.
^ Fjalë për fjalë «Kainin».
^ Fjalë për fjalë «ai».