Proverbat 14:1-35
14 Gruaja që është vërtet e mençur, e ndërton shtëpinë e saj,+kurse e marra e shemb me duart e veta.
2 Kush ecën me drejtësi,nderon thellësisht* Jehovain,por kush ndjek udhë hileqare,* e përbuz Atë.
3 Fjalët fodulle që dalin nga goja e të marrëve, janë si shkop ndëshkimi,por të mençurit gjejnë mbrojtje nga buzët e tyre.
4 Aty ku s’ka bagëti, grazhdi është i pastër,por të korrat janë të bollshme falë fuqisë së demit.
5 Dëshmitari i besueshëm nuk gënjen kurrë,kurse dëshmitari i rremë gënjen sa herë që hap gojën.+
6 Tallësi e kërkon mençurinë, por s’e gjen dot,kurse njeriu me aftësi për të kuptuar, e gjen kollaj njohurinë.+
7 Qëndroji larg të marrit,sepse nuk do të gjesh njohuri në buzët e tij.+
8 Falë mençurisë, mendjemprehti e kupton ku po shkon,por i pamendi mashtron veten* me marrëzinë e vet.+
9 Të marrëve u duket qesharake shlyerja e fajit,*+por të drejtët dëshirojnë të bëjnë paqe.*
10 Vetëm zemra e njeh brengën e vet,dhe asnjë i paftuar nuk e përjeton dot gëzimin e saj.
11 Shtëpia e të ligjve do të shkatërrohet,+por tenda e të drejtëve do të begatohet.
12 Është një udhë që njeriut i duket e drejtë,+por në fund ajo të çon në vdekje.+
13 Edhe kur qesh, zemra mund të ndiejë dhembje,dhe gëzimi mund të përfundojë në hidhërim.
14 Kush ka zemër të pabesë, vuan pasojat e udhëve të veta,+por njeriu i mirë shijon shpërblimin e veprimeve të veta.+
15 Naivët* i besojnë çdo fjale,por mendjemprehtët matin çdo hap që hedhin.+
16 I mençuri është i kujdesshëm dhe e shmang të keqen,por i pamendi është kokëkrisur* dhe i beson tepër vetes.
17 Kush zemërohet shpejt, vepron marrëzisht,+por njeriu që mendohet mirë,* urrehet.
18 Naivët* trashëgojnë marrëzinë,por mendjemprehtët kurorëzohen me njohuri.+
19 Njerëzit e këqij kanë për t’u gjunjëzuar para të mirëve,dhe të ligjtë në portat e të drejtëve.
20 Të shumtë janë miqtë e të pasurit,+por fukaranë e urrejnë madje edhe shokët e vet.+
21 Kush e përbuz tjetrin,* mëkaton,por kush tregohet i dhembshur me të përvuajturin, është i lumtur.+
22 A s’do të hyjnë në rrugë të shtrembër ata që thurin intriga?
Por dashuria besnike dhe e vërteta* u përkasin atyre që dëshirojnë me zjarr të bëjnë mirë.+
23 Çdo punë e palodhur sjell dobi,kurse fjalët e kota sjellin veç skamje.+
24 Kurora e të mençurve është pasuria e tyre;por marrëzia e të pamendëve mbetet veçse marrëzi.+
25 Dëshmitari i vërtetë shpëton jetë,kurse dëshmitari i rremë gënjen sa herë që hap gojën.
26 Nderimi i thellë për Jehovain* i jep shumë siguri njeriut+dhe në të do të gjejnë strehë fëmijët e tij.+
27 Nderimi i thellë për Jehovain është burim jetedhe të largon nga kurthet e vdekjes.
28 Një popull i madh e madhështon mbretin,+por një sundimtar pa nënshtetas është i rrënuar.
29 Kush nuk zemërohet shpejt, është plot aftësi dalluese,+por kush është i paduruar, e tregon sheshit marrëzinë e tij.+
30 Zemra e qetë është jetë* për trupin,kurse xhelozia* është kalbësirë për kockat.+
31 Kush zhvat të përvuajturin, fyen Bërësin e tij,+por kush tregohet i dhembshur me të përvuajturin, i jep Atij lavdi.+
32 I ligu rrënohet nga e keqja e vet,kurse i drejti gjen strehë tek integriteti* i tij.+
33 Mençuria prehet qetësisht në zemrën e njeriut me mend,+por kur gjendet mes të marrëve, ajo mbahet me të madh.
34 Drejtësia e lartëson një komb,+kurse mëkati e çnderon një popull.
35 Mbreti kënaqet me shërbëtorin që vepron me mend,+por tërbohet me atë që vepron me pafytyrësi.+
Shënimet
^ Ose «dredharake».
^ Fjalë për fjalë «i frikësohet». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
^ Një mundësi tjetër «i pamendi i mashtron të tjerët».
^ Ose «faji i tyre».
^ Ose «janë vullnetmirë».
^ Ose «Të papërvojët».
^ Ose «i tërbuar».
^ Ose «që ka aftësi për të menduar».
^ Ose «Të papërvojët».
^ Ose «të afërmin». Shih Fjalorthin.
^ Ose «besnikëria».
^ Fjalë për fjalë «Frika nga Jehovai». Shih Fjalorthin.
^ Ose «shëndet».
^ Ose «smira».
^ Shih Fjalorthin.