Proverbat 2:1-22
2 Biri im, nëse i pranon fjalët e miadhe i ruan si thesar urdhërimet e mia+
2 duke i vënë veshin mençurisë+dhe duke e prirur zemrën drejt aftësisë dalluese,+
3 e nëse i thërret aftësisë për të kuptuar*+dhe e ngre zërin për aftësi dalluese,+
4 nëse vazhdon t’i kërkosh si argjendin+dhe të rrëmosh për to si për thesare të fshehura,+
5 atëherë do të kuptosh ç’do të thotë të nderosh thellësisht Jehovain*+dhe do të fitosh njohuri për Perëndinë.+
6 Vërtet, vetë Jehovai jep mençuri+e prej gojës së tij burojnë njohuria dhe aftësia dalluese.
7 Ai e ruan si thesar mençurinë praktike për të drejtët;ai është mburojë për ata që ecin me integritet.*+
8 Ai i mbron shtigjet e drejtësisëdhe do ta ruajë udhën e besnikëve të tij.+
9 Po, atëherë do të kuptosh çfarë është drejtësia, ndershmëria dhe paanshmëria;cila është udha e mirë që duhet të ndjekësh gjithmonë.+
10 Kur mençuria të hyjë në zemrën tënde+dhe njohuria të bëhet e këndshme për shpirtin* tënd,+
11 aftësia për të menduar mirë do të të ruajë+dhe aftësia dalluese do të të mbrojë,
12 për të të shpëtuar nga udha e keqe,nga njeriu që thotë gjëra të shtrembra,+
13 nga ata që largohen nga shtigjet e drejtapër të ecur në udhët e errësirës,+
14 nga ata që gëzojnë kur bëjnë keqdhe kënaqen me gjëra të liga e të shtrembra,
15 nga ata që ndjekin shtigje dredharakee që janë hileqarë në gjithë udhët e tyre.
16 Mençuria do të të ruajë nga gruaja e ulët,*nga fjalët e sheqerosura* të gruas imorale*+
17 që e braktis shokun e ngushtë të rinisë*+dhe që e harron besëlidhjen që ka bërë me Perëndinë.
18 Shtëpia e saj të fundos në vdekje,dhe shtigjet* e saj të çojnë tek ata që dergjen të pafuqishëm në vdekje.+
19 Asnjë nga ata që kryen marrëdhënie me të*s’do të kthehet e s’do të hyjë përsëri në shtigjet e jetës.+
20 Prandaj ndiq udhën e njerëzve të mirëdhe qëndro në shtigjet e të drejtëve,+
21 sepse vetëm të drejtët* do të banojnë në tokëdhe të paqortueshmit* do të qëndrojnë në të.+
22 Kurse të ligjtë do të shfarosen nga toka+dhe të pabesët do të shkulen prej saj.+
Shënimet
^ Ose «kuptueshmërisë».
^ Fjalë për fjalë «t’i frikësohesh Jehovait». Shih Fjalorthin.
^ Shih Fjalorthin.
^ Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «e panjohur». Ka të ngjarë t’i referohet dikujt që nuk ndjek standardet morale të Perëndisë.
^ Ose «joshëse».
^ Fjalë për fjalë «së huaj». Ka të ngjarë t’i referohet dikujt që është larguar nga normat morale të Perëndisë.
^ Ose «bashkëshortin e rinisë».
^ Fjalë për fjalë «udhët».
^ Fjalë për fjalë «që hyn tek ajo».
^ Ose «të ndershmit».
^ Ose «ata që mbajnë integritetin».