Proverbat 27:1-27
27 Mos u mburr për të nesërmen,sepse nuk e di ç’do të sjellë dita.*+
2 Le të të lëvdojë një tjetër,* dhe jo goja jote,të tjerët,* dhe jo buzët e tua.+
3 Guri është i rëndë, e po ashtu edhe rëra,por acarimi që shkakton i marri, të rëndon më shumë se të dy bashkë.+
4 Tërbimi është mizor dhe zemërimi i furishëm,*por kush mund t’i bëjë ballë xhelozisë?*+
5 Më mirë një korrigjim i hapur, se një dashuri e fshehur.+
6 Më mirë plagët që të hap një shok besnik,+se puthjet e pasosura* të armikut.
7 Kush është* i ngopur, i bën naze* mjaltit të hojeve,por atij që ka uri,* edhe ajo që është e hidhur i duket e ëmbël.
8 Si një zog që endet* larg folesë së tij,është ai që endet larg shtëpisë së vet.
9 Vaji dhe temjani e gëzojnë zemrën,edhe miqësia e ëmbël që buron nga këshilla të sinqerta.*+
10 Mos e braktis shokun tënd, as shokun e babait tënd,e në ditë të keqe, mos shko në shtëpinë e vëllait tënd,sepse është më mirë një fqinj pranë, se një vëlla larg.+
11 Ji i mençur, biri im, dhe gëzoma zemrën,+që t’i përgjigjem atij që më përbuz.*+
12 Mendjemprehti e dallon rrezikun dhe fshihet,+kurse i papërvoji shkon përpara dhe vuan pasojat.*
13 Nëse një burrë del garant për një të panjohur, merri rrobën;nëse bën po njësoj për një grua të huaj,* merri një peng.+
14 Nëse i uron shëndet* tjetrit me zë të lartë në mëngjes herët,do t’i duket sikur po e mallkon.
15 Si çatia që pikon pa pushim në ditë shiuështë një bashkëshorte grindavece.*+
16 Kush mund ta mbajë atë nën fre,mund të mbajë nën fre erën e të kapë vajin me dorë.*
17 Ashtu si hekuri mpreh hekurin,edhe njeriu e mpreh* shokun e vet.*+
18 Kush kujdeset për fikun, do t’ia shijojë frytet,+dhe kush kujdeset për zotërinë e tij, do të nderohet.+
19 Siç pasqyron uji fytyrën e njeriut,edhe zemra e njërit pasqyron zemrën e tjetrit.
20 Varri dhe vendi i kalbjes* s’kanë të ngopur;+as sytë e njeriut s’kanë të ngopur.
21 Siç rafinohet argjendi në kazan dhe ari në furrë,+edhe njeriu vihet në provë* nga lëvdatat që merr.
22 Edhe nëse e bën të marrin grimca-grimca me një shtypësesi grurë të thërrmuar në havan,*marrëzia nuk do t’i largohet.
23 Duhet ta njohësh mirë gjendjen e kopesë sate.
Kujdesu mirë për delet e tua,*+
24 sepse pasuria nuk zgjat përgjithmonë,+as kurora* brez pas brezi.
25 Bari i gjelbër thahet, bari i ri mbin,dhe bimësia e maleve mblidhet për bagëtinë.
26 Nga deshtë e rinj do të sigurosh veshje,dhe nga cjeptë, çmimin e arës;
27 do të kesh edhe mjaft qumësht dhie për ushqim,për të ushqyer familjen dhe shërbëtoret e tua.
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «ç’do të sjellë në jetë dita».
^ Fjalë për fjalë «një i panjohur».
^ Fjalë për fjalë «një i huaj».
^ Ose «si ujëra vërshuese».
^ Ose «smirës?»
^ Një mundësi tjetër «e shtirura; jo të sinqerta».
^ Ose «Një shpirt».
^ Fjalë për fjalë «e shkel me këmbë».
^ Ose «shpirtit të uritur».
^ Ose «ikën».
^ Ose «të dhëna me gjithë shpirt».
^ Ose «më sfidon».
^ Ose «e paguan shtrenjtë».
^ Ose «për një të huaj».
^ Fjalë për fjalë «e bekon».
^ Ose «zevzeke; që të ha shpirtin».
^ Fjalë për fjalë «me dorën e djathtë».
^ Fjalë për fjalë «fytyrën e shokut të vet».
^ Ose «e përmirëson».
^ Ose «Sheoli dhe vendi i shkatërrimit; Sheoli dhe Abadoni».
^ Ose «tregon kush është vërtet».
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «Jepu me gjithë zemër pas deleve të tua; Kushtoju vëmendje deleve të tua».
^ Ose «diadema».