Proverbat 31:1-31
31 Fjalët e mbretit Lemuel, mesazhi me peshë që i dha e ëma për ta mësuar:+
2 Çfarë të të them, o biri im,o fryt i barkut tim,o bir i zotimeve të mia?+
3 Mos ua jep fuqinë tënde grave+e mos ndiq udhët që i rrënojnë mbretërit.+
4 Nuk u ka hije mbretërve, o Lemuel,nuk u ka hije të pinë verë,as sundimtarëve të thonë: «Ku e kam gotën?»,+
5 që të mos pinë e të harrojnë ç’është dekretuardhe t’ua cenojnë të drejtat të përvuajturve.
6 Jepuni alkool atyre që janë në prag të vdekjes+dhe verë atyre që janë shpirtvrerosur.*+
7 Le të pinë e ta harrojnë varfërinë;le të mos i kujtojnë më hallet.
8 Ngrije zërin për të pagojët,mbroji të drejtat e atyre që janë në prag të vdekjes.+
9 Ngrije zërin dhe gjyko me drejtësi;mbroji të drejtat* e të përvuajturve dhe të të varfërve.+
א [Alef]
10 Kush mund të gjejë një grua të zonjën?*+
Ajo vlen ku e ku më shumë se koralet.*
ב [Beth]
11 I shoqi i beson me gjithë shpirt,dhe atij nuk i mungon asgjë.
ג [Gimel]
12 Gjithë ditët e jetës së sajia shpërblen me të mira, e jo me të këqija.
ד [Daleth]
13 Ajo gjen li dhe lesh,e kënaqet kur punon me duart e veta.+
ה [He]
14 Si anijet e tregtarëve,+ajo e sjell ushqimin nga larg.
ו [Ua]
15 Ngrihet që me natë,që të sigurojë ushqim për shtëpinëdhe racione për shërbëtoret.*+
ז [Zajin]
16 Ia vë syrin një are dhe e blen;mbjell një vresht me frytin e duarve të saj.*
ח [Heth]
17 Bëhet gati për të punuar fort,*+i përvesh krahët dhe i futet punës.
ט [Teth]
18 E dallon që tregtia po i shkon mbarë,prandaj nuk e shuan llambën as natën.
י [Jod]
19 Me njërën dorë mban furkëndhe me tjetrën kap boshtin.*+
כ [Haf]
20 U bëhet krah të përvuajturve,dhe është dorëhapur me të varfrit.+
ל [Lamed]
21 Nuk merakoset për njerëzit e shtëpisë kur bie borë,sepse të gjithë janë veshur me rroba të ngrohta.*
מ [Mem]
22 I bën kuvertat me duart e veta;rrobat i ka prej linoje dhe leshi në ngjyrë të purpurt.*
נ [Nun]
23 I shoqi është njeri me emër te portat e qytetit,+ku ulet mes pleqve të vendit.
ס [Sameh]
24 Ajo bën dhe shet veshje linoje*dhe i furnizon tregtarët me breza.
ע [Ajën]
25 Ajo është e veshur me fuqi dhe shkëlqim,dhe e pret të ardhmen pa frikë.*
פ [Pe]
26 E hap gojën e flet me mençuri;+në gjuhën e saj është ligji i mirësisë.*
צ [Cade]
27 I mban sytë hapur, që të shohë ç’ndodh në shtëpinë e saj,dhe nuk ha bukën e përtacisë.+
ק [Kof]
28 Fëmijët e saj ngrihen e me respekt e lëvdojnë;i shoqi çohet dhe e lavdëron me këto fjalë:
ר [Resh]
29 «Ka shumë gra të zonja,*por ti ua kalon të gjithave!»
ש [Shin]
30 Hijeshia mund të jetë mashtruese dhe bukuria kalimtare,*+por gruaja që ka nderim të thellë për Jehovain,* do të lëvdohet.+
ת [Ta]
31 Shpërblejeni për atë që bën,*+dhe veprat e saj e lëvdofshin te portat e qytetit!+
Shënimet
^ Ose «janë në hall të madh».
^ Ose «mbroje çështjen».
^ Ose «të shkëlqyer?»
^ Shih Fjalorthin.
^ Një mundësi tjetër «u cakton punën shërbëtoreve».
^ Ose «me fitimet e saj».
^ Fjalë për fjalë «I ngjesh ijët me fuqi».
^ Furka dhe boshti ishin shkopinj që përdoreshin për të tjerrë fill.
^ Fjalë për fjalë «dy palë rroba».
^ Ose «vjollcë». Shih Fjalorthin.
^ Ose «veshje të brendshme».
^ Ose «i pret me buzë në gaz ditët që do të vijnë».
^ Ose «ka mësime të dashura; është ligji i dashurisë besnike».
^ Ose «të shkëlqyera».
^ Ose «e kotë».
^ Fjalë për fjalë «i frikësohet Jehovait». Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «Jepini nga fryti i duarve të saj».