Proverbat 4:1-27

  • Mësimet e mençura të një ati (1-27)

    • Mbi të gjitha, fito mençuri (7)

    • Qëndroju larg shtigjeve të liga (14, 15)

    • Shtegu i të drejtit ndriçon gjithnjë e më shumë (18)

    • «Ruaj zemrën» (23)

4  Bijtë e mi, vërjani veshin disiplinës atërore,+kushtojini vëmendje, që të fitoni aftësi për të kuptuar,   sepse do t’ju jap udhëzime të mira.Mos i braktisni mësimet* e mia.+   Isha një bir i vërtetë për tim atë,+dhe veçanërisht i dashur për nënën time.+   Ai më mësonte e më thoshte: «Zemra jote t’i mbajë fort fjalët e mia.+ Zbatoji urdhërimet e mia dhe vazhdo të jetosh.+   Fito mençuri, fito aftësi për të kuptuar;+ mos i harro dhe mos i shpërfill fjalët e mia.   Mos e braktis mençurinë, dhe ajo do të të ruajë, duaje, dhe do të të mbrojë.   Mençuria është gjëja më e rëndësishme,*+ prandaj fito mençuri,dhe ndër gjithë gjërat që fiton, fito aftësi për të kuptuar.+   Vlerësoje shumë mençurinë, dhe ajo do të të lartësojë;+ ajo do të të nderojë, sepse e ke pranuar krahëhapur.+   Do të të vërë në kokë një kurorë të hijshme lulesh,do të të stolisë me një kurorë bukurie.» 10  Dëgjoji, biri im, dhe pranoji fjalët e mia,dhe vitet e jetës sate do të bëhen të shumta.+ 11  Unë do të të mësoj në udhën e mençurisë,+do të të prij në udhën e drejtësisë.+ 12  Kur të ecësh, s’do të të pengohen hapat,dhe nëse vrapon, nuk do të të merren këmbët. 13  Rroke disiplinën e mos e lër të ikë,+ ruaje sepse do të thotë jetë për ty.+ 14  Mos hyr në shtegun e të ligjvedhe mos ec në udhën e të këqijve.+ 15  Qëndroji larg asaj udhe e mos u fut në të,+largohu prej saj dhe shmange,+ 16  sepse të ligjtë nuk flenë dot po të mos bëjnë keq, nuk i zë gjumi po të mos i bëjnë gropën tjetrit. 17  Ata ushqehen me bukën e ligësisëdhe pinë verën e dhunës. 18  Por shtegu i të drejtëve është si drita e agimit,që ndriçon gjithnjë e më shumë, derisa bëhet ditë e plotë.+ 19  Udha e të ligjve është si terri,ja pse nuk e kuptojnë çfarë i pengon. 20  Biri im, kushtoju vëmendje fjalëve të mia,dëgjoji me kujdes* thëniet e mia. 21  Mos i humb nga sytëe ruaji thellë në zemër,+ 22  sepse ato janë jetë për këdo që ua vë veshin+dhe shëndet për gjithë trupin. 23  Më shumë se çdo gjë tjetër ruaj zemrën,+sepse prej saj dalin burimet e jetës. 24  Flaki tej fjalët dredharake+dhe qëndroji sa më larg të folurit hileqar. 25  Sytë e tu duhet të shikojnë drejt përpara,po, nguli sytë drejt përpara teje.+ 26  Sheshoje* rrugën ku vë këmbët,+dhe gjithë udhët e tua do të jenë të sigurta. 27  Mos ano as nga e djathta, as nga e majta.+ Largoji këmbët nga e keqja!

Shënimet

Ose «ligjet».
Ose «kryesore».
Fjalë për fjalë «prire veshin».
Një mundësi tjetër «Shqyrtoje me kujdes».