Psalmet 1:1-6

  • Kontrasti mes dy rrugëve

    • Të lumtur kur lexojmë ligjin e Perëndisë (2)

    • I drejti—si një pemë e frytshme (3)

    • I ligu—si byku që era e merr tutje (4)

1  Lum njeriu që nuk ecën sipas këshillave të të ligjve,që nuk vë këmbë në shtegun e mëkatarëve+dhe nuk ulet këmbëkryq me tallësit,+   por që gjen ëndje në ligjin e Jehovait+dhe e lexon nën zë* ditë e natë.+   Ai do të jetë si një pemë e mbjellë buzë përrenjve plot ujë,*që jep fryt në stinën e vete që nuk i thahen gjethet;çdo gjë që bën, do t’i shkojë mbarë.+   Kurse të ligjtë nuk janë të tillë,por i ngjajnë bykut që era e merr tutje.   Ja pse asnjë prej tyre s’ka për të mbetur në këmbë kur të gjykohet,+dhe asnjë prej mëkatarëve, kur të mblidhet asambleja e të drejtëve,+   sepse Jehovai e di mirë në ç’udhë ecin të drejtët,+kurse të ligjtë dhe udhët e tyre i pret fundi.+

Shënimet

Ose «mediton për ligjin e tij; mendon thellë për ligjin e tij».
Ose «pranë vijave të ujit».