Psalmet 10:1-18

  • Jehovai, ndihmë për të pambrojturit

    • I ligu mburret: «S’ka Perëndi!» (4)

    • Të pambrojturit i drejtohen për ndihmë Jehovait (14)

    • «Jehovai është Mbret në jetë të jetëve» (16)

ל [Lamed] 10  O Jehova, pse rri larg? Pse fshihesh në kohë vuajtjesh?+   Gjithë arrogancë, i ligu e ndjek këmba-këmbës të pambrojturin,+por ai vetë do të zihet në lakun e intrigave që kurdis.+   I ligu krenohet me dëshirat e tij egoiste+dhe i jep bekimin e vet lakmitarit;*נ [Nun]nuk ka pikë respekti për Jehovain.   Nga fodullëku, i ligu s’do t’ia dijë për Perëndinë dhe krejt i bindur thotë: «S’ka Perëndi!»+   Atij i ecën mbarë në çdo gjë që bën,+ndaj ligjet e tua ai s’i rrok dot me mend.+ Gjithë armiqtë e vet i duken qesharakë*   dhe thotë me vete:* «S’do të lëkundem kurrë! S’do të më gjejë asnjë e keqe, brez pas brezi!»+ פ [Pe]   Nga goja i dalin veç mallkime, gënjeshtra e kërcënime;+në majë të gjuhës ka veç fjalë që hapin plagë e telashe.+   Zë pritë pranë fshatravee nga vendi ku fshihet, ia merr jetën të pafajshmit.+ ע [Ajën] I mban sytë hapur për ndonjë viktimë të mjerë,+   e në vendin ku fshihet, pret si luani në strofkën e vet,*+që të pambrojturin me kthetra ta mbërthejë,e në dorë e shtie kur e zë në rrjetë.+ 10  Viktima dërrmohet e shembet përdhe,po, në kthetrat e tij bie i mjeri. 11  I ligu thotë me vete: «Perëndia ka harruar,+i ka mbyllur sytë* e kurrë nuk vë re.»+ ק [Kof] 12  Ngrihu, o Jehova!+ Ngrije dorën tënde të fuqishme,+ o Perëndi! Të pambrojturin mos e harro!+ 13  Pse, o Perëndi, nuk ka pikë respekti për ty i ligu? Ai thotë me vete: «Perëndia s’ka për të më kërkuar llogari!» ר [Resh] 14  Por pa dyshim, ti sheh çdo hall e vuajtje,ti sheh dhe i merr vetë gjërat në dorë;+te ti vjen për ndihmë viktima e mjerë,+te ti gjen ndihmë jetimi.*+ ש [Shin] 15  Thyeja krahët njeriut të lig dhe mizor,+ndëshkoje për gjithë ligësinë e tij,derisa të mos i mbetet më grimcë ligësie. 16  Jehovai është Mbret në jetë të jetëve.+ Kombet armike janë shuar nga faqja e dheut.+ ת [Ta] 17  Por ti, o Jehova, do ta dëgjosh kërkesën e zemërbutëve,+do t’ua forcosh zemrën+ e do t’u kushtosh gjithë vëmendjen tënde.+ 18  Ti do t’i sigurosh drejtësi jetimit dhe të dërrmuarit,+që çdo vdekatar mbi faqen e dheut të mos u kallë më frikën.+

Shënimet

Një mundësi tjetër «dhe lakmitari bekon veten».
Ose «i përqesh; i përbuz».
Fjalë për fjalë «në zemër».
Ose «në shkurre».
Fjalë për fjalë «e ka larguar fytyrën».
Ose «fëmija pa baba».