Psalmet 106:1-48
106 Lëvdoni Jah!*
Falënderoni Jehovain, se ai është i mirë!+
Dashuria e tij besnike zgjat përjetë!+
2 Kush i shpall dot të gjitha bëmat e fuqishme të Jehovait?!
Kush u bën dot jehonë tërë veprave të tij të lavdishme?!+
3 Lum ata që veprojnë me drejtësi!
Lum ata që bëjnë gjithmonë atë që është e drejtë!+
4 Kujtomë, o Jehova, kur të tregohesh zemërmirë me popullin tënd!*+
Kujdesu për mua me dorën tënde shpëtimtare,
5 që të shijoj mirësinë që u tregon të zgjedhurve të tu,+që të gëzoj bashkë me kombin tënde të të lëvdoj gjithë krenari* bashkë me trashëgiminë tënde!
6 Kemi mëkatuar njësoj si paraardhësit tanë.+
Kemi gabuar, po, kemi vepruar me ligësi.+
7 Paraardhësit tanë në Egjipt nuk i çmuan* mrekullitë e tua;nuk sollën ndër mend sa e pakufishme është dashuria jote besnike,por ngritën krye kur ishin afër detit, afër Detit të Kuq.+
8 Prapëseprapë, Perëndia i shpëtoi për hir të emrit të vet,+që të bënte të njohur sa i fuqishëm është.+
9 Detin e Kuq e qortoi, dhe ai u kthye në tokë të thatë;u priu përmes thellësive të tij si të ecnin nëpër shkretëtirë;+
10 nga kthetrat e armikut i shpëtoi+dhe i shpengoi* nga dora e kundërshtarit.+
11 Ujërat u lëshuan mbi kundërshtarët,e asnjë prej tyre nuk mbeti gjallë.+
12 Atëherë ata treguan besim te premtimi i tij+dhe nisën t’i këndonin lavde.+
13 Mirëpo shpejt i harruan ato që bëri+e nuk pritën që ai t’i drejtonte.*
14 U dorëzuan para dëshirave egoiste në shkretëtirë;+Perëndinë e vunë në provë në vendin e shkretë.+
15 Ai ua dha ç’u deshi shpirti,por më pas i goditi me një sëmundje që i treti fare.+
16 Pastaj i pushtoi xhelozia për Moisiundhe për Aronin,+ të shenjtin e Jehovait.+
17 Atëherë toka hapi gojën dhe gëlltiti Datanin,u mbyll sipër njerëzve që u bashkuan me Abiramin.+
18 Një zjarr shpërtheu mes tyre,dhe flakët i përpinë gjithë të ligjtë.+
19 Bënë një statujë viçi në Horeb,para një statuje prej metali* u përkulën;+
20 lavdinë e Perëndisë e këmbyen me shëmbëlltyrën e një demi që ha veçse bar.+
21 Ata e harruan Perëndinë,+ Shpëtimtarin e tyre,atë që bëri gjëra të mëdha në Egjipt,+
22 atë që bëri mrekulli në vendin e Kamit,+vepra të mahnitshme në Detin e Kuq.+
23 Para se ai të jepte urdhër që të shfaroseshin,Moisiu, i zgjedhuri i tij, iu përgjërua*
që ta ndalte tërbimin e të mos i shuante krejt.+
24 Më pas e përçmuan atë vend aq të dëshirueshëm;+në premtimin e Tij nuk treguan aspak besim.+
25 Qaheshin e qaheshin në tendat e tyre,+e zërit të Jehovait nuk ia vinin veshin.+
26 Prandaj ai u betua* se do të binin të vdekur në shkretëtirë,+
27 se pasardhësit e tyre do të merrnin fund mes kombevedhe se do t’i shpërndante vend më vend.+
28 Ata nisën të adhuronin* Baalin e Peorit+dhe hëngrën flijimet që u ofroheshin të vdekurve.*
29 E provokuan Perëndinë me veprimet e tyre,+prandaj popullin e pllakosi një plagë.+
30 Por plaga u ndal kur Finehasi u çua e ndërhyri,+
31 e për këtë u konsiderua i drejtë*brez pas brezi, përjetë.+
32 Në ujërat e Meribës* e provokuan,e për faj të tyre e pësoi keq Moisiu,+
33 sepse aq shumë ia plasën shpirtin,*saqë ai foli pa u menduar.+
34 Ata nuk i shfarosën popujt,+ siç i kishte urdhëruar Jehovai,+
35 por me kombet u përzien+ dhe morën* zakonet e tyre.+
36 U shërbenin idhujve të tyre,+ që u bënë lak për ta.+
37 Ua flijonin demonëve djemtë e vajzat e tyre.+
38 Vazhduan të derdhnin gjak të pafaj,+gjakun e djemve dhe të vajzave të tyre,që ua flijonin idhujve të Kananit,+dhe tërë vendi u ndot nga gjaku që u derdh në të.
39 Me sjelljen e tyre u bënë të papastër,me veprimet e tyre tradhtuan Perëndinë.*+
40 Prandaj Jehovait iu ndez zemërimi aq shumë kundër popullit,saqë iu neverit trashëgimia e vet.
41 Ai i dorëzoi herë pas here në dorë të kombeve,+që t’i sundonte kushdo që i urrente.+
42 Armiqtë i shtypnin,po, dorës së tyre u nënshtroheshin.
43 Sa e sa herë i shpëtoi,+e përsëri ata ngrinin krye e nuk bindeshin;+nga faji i tyre mbuloheshin gjithë poshtërim.+
44 Por Ai e shihte sa shumë vuanin+dhe e dëgjonte thirrjen e tyre për ndihmë.+
45 Për hir të tyre, ai kujtonte besëlidhjen e tij,e nga dashuria e tij e madhe besnike, i dhimbseshin.*+
46 I nxiste ata që i mbanin në robëri,që t’u vinte keq për ta.+
47 Na shpëto, o Jehova, Perëndia ynë!+
Na mblidh nga kombet,+ që t’i thurim lavde emrit tënd të shenjtëe të të lëvdojmë plot hare!+
48 Lëvduar qoftë Jehovai, Perëndia i Izraelit,për gjithë përjetësinë!*+
Tërë populli të thotë: «Amin!»*
Lëvdoni Jah!*
Shënimet
^ Ose «Halelujah!» «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.
^ Ose «t’i tregosh miratim popullit tënd».
^ Ose «të mburrem për ty».
^ Ose «nuk e kapën domethënien».
^ Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
^ Ose «nuk morën parasysh vullnetin e tij».
^ Ose «shtatoreje të derdhur».
^ Fjalë për fjalë «qëndroi në të çarën para tij».
^ Fjalë për fjalë «ngriti dorën».
^ Ose «u bashkuan me».
^ Domethënë, flijime që u ofroheshin qoftë të vdekurve, qoftë perëndive të pajeta.
^ Ose «e kjo iu llogarit si drejtësi». Domethënë, u konsiderua i drejtë në kuptimin relativ.
^ Do të thotë «grindje».
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «mësuan».
^ Ose «u sollën si prostitutë ndaj Perëndisë». Kjo është një shprehje e figurshme. Shih Fjalorthin, «Prostitutë».
^ Ose «i vinte keq për ta».
^ Ose «jetë e mot!»
^ Ose «Ashtu qoftë!»
^ Ose «Halelujah!» «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.