Psalmet 111:1-10
111 Lëvdoni Jah!*+
א [Alef]
Me gjithë zemër do ta përlëvdoj Jehovain+
ב [Beth]
në kongregacion, mes të drejtëve të mbledhur bashkë.
ג [Gimel]
2 Madhështore janë veprat e Jehovait.+
ד [Daleth]
Për to mendojnë thellë tërë ata që gjejnë kënaqësi në to.+
ה [He]
3 Plot lavdi e shkëlqim është gjithçka që bën ai.
ו [Ua]
Drejtësia e tij mbetet përjetë.+
ז [Zajin]
4 Ai i bën të paharrueshme veprat e veta të mrekullueshme!+
ח [Heth]
Jehovai është i dhembshur* dhe i mëshirshëm.+
ט [Teth]
5 Ai ua ngop shpirtin me ushqim atyre që e nderojnë thellësisht.*+
י [Jod]
Ai nuk e harron kurrë besëlidhjen e tij.+
כ [Haf]
6 Veprat e tij të fuqishme ia ka treguar popullit të vet
ל [Lamed]
kur i dha trashëgiminë e kombeve.+
מ [Mem]
7 Në veprat e duarve të tij spikat e vërteta dhe drejtësia.+
ס [Nun]
Të gjitha urdhërimet e tij janë të denja për besim.+
ס [Sameh]
8 Janë përherë të besueshme,* tani e përgjithmonë;ע [Ajën]drejtësia dhe e vërteta janë themeli i tyre.+
פ [Pe]
9 Ai e ka shpenguar* popullin e vet.+
צ [Cade]
Urdhëroi që besëlidhja e tij të zgjaste përgjithnjë.
ק [Kof]
Emri i tij është i shenjtë dhe madhështor.*+
ר [Resh]
10 Të kesh nderim të thellë për Jehovain,* është hapi i parë drejt mençurisë.*+
ש [Sin]
Të gjithë ata që i zbatojnë urdhërimet e tij, kanë gjykim të thellë.+
ת [Ta]
Lëvdimi i tij mbetet përjetë.
Shënimet
^ Ose «Halelujah!» «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.
^ Ose «hirmadh».
^ Fjalë për fjalë «që i frikësohen». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
^ Ose «të bazuara mirë».
^ Ose «dhe ngjall nderim të thellë».
^ Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
^ Fjalë për fjalë «Frika nga Jehovai». Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «fillimi i mençurisë».