Psalmet 119:1-176
-
Vlerësim për fjalën e çmuar të Perëndisë
-
‘Si mund ta mbajnë të pastër të rinjtë shtegun e tyre?’ (9)
-
«Përkujtuesit e tu janë të shtrenjtë» (24)
-
«Oh, sa e dua ligjin tënd!» (97)
-
«Kam më shumë gjykim të thellë se tërë mësuesit e mi» (99)
-
«Fjala jote është llambë për këmbët e mia» (105)
-
«Esenca e fjalës sate është e vërteta» (160)
-
Paqe për ata që duan ligjin e Perëndisë (165)
-
א [Alef]
119 Lum ata që janë të paqortueshëm* në jetëdhe ecin sipas ligjit të Jehovait!+
2 Lum ata që ua vënë veshin përkujtuesve të tij+dhe e kërkojnë me gjithë zemër!+
3 Ata nuk ecin në udhën e padrejtësisë,por ecin në udhët e tij.+
4 Ti, o Perëndi, na ke urdhëruar që t’i zbatojmë me kujdes urdhrat e tu.+
5 Sa shumë dua të qëndroj i palëkundur në udhët e mia+që të zbatoj rregullat e tua!
6 E kur t’i shoh nga afër tërë urdhërimet e tua,nuk do të më vijë aspak turp;+
7 kur të njoh vendimet e tua të drejta,do të të përlëvdoj nga një zemër e sinqertë.*
8 Rregullat e tua do t’i zbatoj gjithnjë.
Mos më lër vetëm, mos më braktis!
ב [Beth]
9 Si mund ta mbajë të pastër një i ri shtegun e tij?
Duke qenë syçelë për të vepruar sipas fjalës sate.+
10 Të kërkoj me gjithë zemër,ndaj mos më lër të largohem nga urdhërimet e tua.+
11 I ruaj fjalët e tua si thesar në zemër,+që të mos mëkatoj kundër teje.+
12 Lëvduar qofsh, o Jehova!
Mësomë rregullat e tua.
13 Botës mbarë i tregoj me buzët e miatërë vendimet që ke shpallur ti.
14 Përkujtuesit e tu ma gëzojnë zemrën+më shumë se çdo thesar i çmuar.+
15 Urdhërimet e tua do t’i bluaj në mendje,*+dhe sytë s’kam për t’i larguar nga shtigjet e tua.+
16 Ligjet e tua janë të shtrenjta për mua,dhe fjalën tënde s’kam për ta harruar.+
ג [Gimel]
17 Ji zemërmirë me shërbëtorin tënd,që të jetojë e ta zbatojë fjalën tënde.+
18 Hapmi sytë, që të shoh qartë mrekullitë e ligjit tënd.
19 Unë s’jam veçse një i ardhur në këtë vend.+
Mos m’i mbaj të fshehura urdhërimet e tua.
20 Shpirti më digjet gjithnjë për vendimet që shpall ti!
21 Ti i qorton arrogantët,*këta të mallkuar që largohen nga urdhërimet e tua.+
22 Hiq prej meje poshtërimin dhe përçmimin,se unë ua vë veshin përkujtuesve të tu.
23 Edhe kur princat ulen e flasin kundër meje,shërbëtori yt mendon thellë* për rregullat e tua.
24 Përkujtuesit e tu janë të shtrenjtë për mua,+se ata janë këshilltarët e mi.+
ד [Daleth]
25 Jam bërë njësh me pluhurin;+më mbaj gjallë sipas fjalës që më dhe.+
26 Çdo udhë timen ty ta tregova, e ti më dëgjove;mësomë rregullat e tua.+
27 Më ndihmo të kuptoj domethënien* e urdhërimeve të tua,që të mendoj thellë* për veprat e tua të mrekullueshme.+
28 S’kam vënë* gjumë në sy nga pikëllimi;më jep forcë sipas fjalës që më dhe.
29 Largo nga unë udhën e mashtrimit;+ji zemërmirë me mua dhe mësomë ligjin tënd.
30 Kam zgjedhur udhën e besnikërisë,+se e pranoj që vendimet e tua janë të drejta.
31 Pas përkujtuesve të tu, fort kapem;+o Jehova, mos lejo të zhgënjehem!*+
32 Në udhën e urdhërimeve të tua do të rend,sepse ti u bën vend në zemrën time.*
ה [He]
33 O Jehova, më mëso+ udhën e rregullave të tua,dhe unë do të eci në të deri sa të kem frymë.+
34 Ndriçoma mendjen,* që të respektoj ligjin tënde ta zbatoj me gjithë zemër.
35 Më pri në* shtegun e urdhërimeve të tua,+sepse në të gjej shumë kënaqësi.
36 Prire zemrën time drejt përkujtuesve të tu e jo drejt lakmisë.*+
37 M’i largo sytë nga gjërat e kota;+më mbaj gjallë në udhën tënde.
38 Mbaje premtimin që i bëre* shërbëtorit tënd,që të gjithë të kenë nderim të thellë për ty.*
39 Ma largo poshtërimin që aq fort i trembem,se vendimet e tua janë të mira.+
40 Sa fort i dua urdhrat e tu!
Më mbaj gjallë për hir të drejtësisë sate.
ו [Ua]
41 O Jehova, sa dua të ndiej dashurinë tënde besnike,+dorën tënde shpëtimtare, siç më premtove,*+
42 që t’i përgjigjem atij që më përbuz,sepse kam besim te fjala jote!
43 Qofshin gjithmonë në gojën time fjalët e së vërtetës,se te vendimi yt kam shpresuar.*
44 Do ta zbatoj ligjin tënd përherë, po, në jetë të jetëve.+
45 Do të eci në vend të sigurt,*+sepse urdhrat e tu i kërkoj me ngulm.
46 Para mbretërve do të flas për përkujtuesit e tu,e s’ka për të më ardhur turp.+
47 Urdhërimet e tua janë të shtrenjta për mua!
Oh, sa shumë i dua!+
48 Duart në lutje do t’i ngre, sepse i dua urdhërimet e tua,+e për rregullat e tua do të mendoj thellë.*+
ז [Zajin]
49 Mbaje mend fjalën që i dhe* shërbëtorit tënd,me të cilën më jep shpresë.*
50 Kjo më ngushëllon në vuajtjen time,+po, fjalët e tua më kanë mbajtur gjallë.
51 Arrogantët* më përbuzin sa s’ka ku të vejë më,por unë nuk i shmangem ligjit tënd.+
52 O Jehova, i kujtoj vendimet e tua të lashta,+dhe në to gjej ngushëllim.+
53 Një zjarr i tërbuar më ka pushtuarpër shkak të të ligut që e braktis ligjin tënd.+
54 Rregullat e tua janë si melodi për mua, kudo që banoj.*
55 Natën e kujtoj emrin tënd, o Jehova,+që të zbatoj ligjin tënd.
56 Kështu kam bërë gjithmonë,sepse u jam përmbajtur urdhrave të tu.
ח [Heth]
57 Ti, o Jehova, je pjesa ime;+unë të kam premtuar që do t’i zbatoj fjalët e tua.+
58 Me gjithë zemër të përgjërohem;*+ji zemërmirë me mua+ siç më premtove.*
59 I kam shqyrtuar udhët e mia,që t’i drejtoj hapat nga përkujtuesit e tu.+
60 Nxitoj e nuk vonojqë të zbatoj urdhërimet e tua.+
61 Litarët e të ligjve më mbështjellin,por ligjin tënd unë nuk e harroj.+
62 Në mes të natës zgjohemtë të falënderoj për vendimet e tua të drejta.+
63 I kam miq të gjithë ata që të nderojnë thellësisht*dhe ata që zbatojnë urdhrat e tu.+
64 Dashuria jote besnike, o Jehova, mbush gjithë tokën;+mësomë rregullat e tua.
ט [Teth]
65 Ti ke qenë i mirë me shërbëtorin tënd, o Jehova,sipas fjalës që më dhe.
66 Më mëso të kem gjykim të mirë dhe më jep njohuri,+sepse kam besim tek urdhërimet e tua.
67 Dikur endesha larg udhës sate* dhe vuaja,kurse tani i zbatoj fjalët e tua.+
68 Ti je i mirë+ dhe gjithë veprat e tua janë të mira;mësomë rregullat e tua.+
69 Arrogantët* ma përlyejnë emrin me gënjeshtra,por unë u përmbahem me gjithë zemër urdhrave të tu.
70 Zemra e tyre është e pandjeshme,*+kurse unë e kam për zemër ligjin tënd.+
71 Më mirë që vuajta,+ se kështu mësova rregullat e tua.
72 Ligji që shpalle, është për të mirën time;+për mua është më i mirë se mijëra monedha ari dhe argjendi.+
י [Jod]
73 Duart e tua më bënë dhe më dhanë formë.
Ndriçoma mendjen,* që të mësoj urdhërimet e tua.+
74 Ata që të nderojnë thellësisht,* më shohin dhe gëzojnë,sepse te fjala jote i kam varur shpresat.*+
75 Unë e di, o Jehova, se vendimet e tua janë të drejta,+dhe se ti lejove që të vuaja* ngaqë je besnik.+
76 Të lutem, më ngushëllo me dashurinë tënde besnike,+siç i premtove* shërbëtorit tënd!
77 Tregomë mëshirë, që të mbetem gjallë,+sepse ligji yt është i shtrenjtë për mua!+
78 U turpërofshin arrogantët,*se më bien në qafë pa shkak!*
Por unë do t’i bluaj në mendje* urdhrat e tu!+
79 Le të kthehen tek unë ata që të nderojnë thellësisht,
ata që i njohin përkujtuesit e tu.
80 I zbatofsha me gjithë zemër rregullat e tua,+që të mos turpërohem!+
כ [Haf]
81 Më digjet shpirti për dorën tënde shpëtimtare,+se te fjala jote i kam varur shpresat.*
82 Sytë m’u tretën tek prisja për fjalën që më dhe,+ndaj pyes: «Kur do të më ngushëllosh?»+
83 Se jam tharë si caliku i rreshkur në tym,por rregullat e tua nuk i harroj.+
84 Edhe sa ditë duhet të presë shërbëtori yt?
Kur do t’i ndëshkosh ata që më përndjekin?+
85 Arrogantët* hapin gropa që të bie brenda,po, ata që s’duan t’ia dinë për ligjin tënd.
86 Të gjitha urdhërimet e tua janë të besueshme.
Jam përndjekur pa shkak, ndaj më ndihmo!+
87 Për pak sa s’më zhdukën nga faqja e dheut,por unë nuk i braktisa urdhrat e tu.
88 Më mbaj gjallë për hir të dashurisë sate besnike,që t’ua vë veshin përkujtuesve që më ke dhënë.
ל [Lamed]
89 O Jehova, fjala jote do të qëndrojë përgjithnjë;do të jetë e qëndrueshme si qiejt.+
90 Ti tregon besnikëri brez pas brezi.+
Tokën e ke ngritur mbi themele të forta, që të mbetet përgjithnjë.+
91 Sipas vendimeve të tua, gjithçka* qëndron sot e kësaj dite,sepse i gjithë krijimi është në shërbimin tënd.
92 Po të mos e kisha për zemër ligjin tënd,do të kisha marrë fund në vuajtjen time.+
93 Nuk do t’i harroj kurrë urdhrat e tu,se me anë të tyre më ke mbajtur në jetë.+
94 Unë të përkas ty, ndaj më shpëto,+se i kam shqyrtuar me kujdes urdhrat e tu.+
95 Të ligjtë zënë pusí që të më rrënojnë,por unë u kushtoj vëmendje përkujtuesve të tu.
96 Pashë që çdo gjë, sado e përsosur, e ka një cak,kurse urdhërimet e tua janë të pakufishme.*
מ [Mem]
97 Oh, sa e dua ligjin tënd!+
Gjithë ditën e ditës e bluaj në mendje.*+
98 Urdhërimet e tua më bëjnë më të mençur se armiqtë e mi,+sepse janë gjithnjë me mua.
99 Kam më shumë gjykim të thellë se tërë mësuesit e mi,+ngaqë bluaj në mendje* përkujtuesit e tu.
100 Sillem më me mend se të moshuarit,se u përmbahem urdhrave të tu.
101 Nuk pranoj të eci në asnjë udhë të ligë,+që të zbatoj fjalën tënde.
102 Nuk jam larguar nga vendimet e tua,sepse ti vetë më ke mësuar.
103 Sa të ëmbla janë fjalët e tua për qiellzën time,më të ëmbla se mjalti për gojën time!+
104 Falë urdhrave të tu, unë sillem me mend,+prandaj urrej çdo udhë të rreme.+
נ [Nun]
105 Fjala jote është llambë për këmbët e mia,është dritë për shtegun tim.+
106 Kam bërë një betim dhe do ta mbaj.
Po, do t’i zbatoj vendimet e tua të drejta.
107 Kam hequr shumë vuajtje.+
O Jehova, më mbaj gjallë sipas fjalës që më dhe.+
108 O Jehova, të lutem, gjej ëndje në flijimet e mia të lëvdimit*+dhe mësomë vendimet e tua.+
109 Ndonëse e kam kokën gjithnjë në rrezik,nuk e kam harruar ligjin tënd.+
110 Të ligjtë kanë ngritur gracka për të më zënë,por unë nuk jam shmangur nga urdhrat e tu.+
111 Përkujtuesit e tu janë trashëgimia ime përjetë,sepse janë gëzimi i zemrës sime.+
112 Me gjithë zemër kam vendosur*që rregullave të tua t’u bindem përherë,derisa të kem frymë.
ס [Sameh]
113 I urrej njerëzit me zemër të lëkundur,*+por e dua ligjin tënd.+
114 Ti je streha ime, mburoja ime;+te fjala jote i kam varur shpresat.*+
115 Mos m’u afroni, o njerëz të ligj,+se dua t’i zbatoj urdhërimet e Perëndisë tim.
116 Më mbështet siç më premtove,*+ që të mbetem gjallë;mos lejo që shpresa të më kthehet në zhgënjim.+
117 M’u bëj krah, që të shpëtoj;+atëherë s’do t’ua ndaj sytë rregullave të tua.+
118 Ti i hedh poshtë të gjithë ata që largohen nga rregullat e tua,+se janë mashtrues dhe tinëzarë.
119 Ti i flak tej nga faqja e dheut gjithë të ligjtësi të ishin zgjyrë e pavlerë metalesh.+
Ja pse unë i dua përkujtuesit e tu.
120 Më ngjethet mishi nga frika jote,*dhe vendimet e tua më ngjallin nderim të thellë.
ע [Ajën]
121 Kam vepruar me paanshmëri dhe drejtësi.
Mos më braktis në duart e shtypësve të mi!
122 Sigurohu që shërbëtorit tënd t’i vejë mbarë.
Mos i lejo arrogantët* të më shtypin!
123 Sytë m’u tretën teksa pritnin shpëtimin që sjell ti,+teksa pritnin premtimet* e tua të drejta.+
124 Tregoji dashuri besnike shërbëtorit tënd,+dhe mësomë rregullat e tua.+
125 Unë jam shërbëtori yt.
Ndriçoma mendjen,*+ që t’i kuptoj përkujtuesit e tu.
126 O Jehova, ka ardhur koha të veprosh,+se ata kanë shkelur ligjin tënd.
127 Oh, sa i dua urdhërimet e tua!
I dua më shumë se arin, po, më shumë se arin e kulluar.+
128 Ndaj e konsideroj të drejtë çdo udhëzim* tëndin+
dhe e urrej çdo shteg të rremë.+
פ [Pe]
129 Përkujtuesit e tu janë të mrekullueshëm,prandaj ua vë veshin.
130 Kur zbulohen, fjalët e tua japin dritë+dhe ia ndriçojnë mendjen* të papërvojit.+
131 Sa shumë digjem për urdhërimet e tua,+aq shumë sa më mbahet fryma.*
132 Kthehu nga unë e ji zemërmirë me mua,+siç bën gjithnjë* me ata që e duan emrin tënd.+
133 M’i drejto hapat* me anë të fjalës sate,që të eci në shtigje të sigurta;asnjë e keqe mos më shtëntë në dorë!+
134 Më çliro* nga duart e shtypësve,që t’i zbatoj urdhrat e tu.
135 Shihe shërbëtorin tënd me një buzëqeshje miratimi+dhe mësomë rregullat e tua.
136 Nga sytë lotët më rrjedhin çurg,ngaqë populli nuk zbaton ligjin tënd.+
צ [Cade]
137 Ti je i drejtë, o Jehova,+dhe vendimet e tua janë të paanshme.+
138 Përkujtuesit e tu janë të drejtëdhe plotësisht të besueshëm.
139 Zelli për ty më përpin,+ngaqë kundërshtarët e mi i kanë harruar fjalët e tua.
140 Fjalët e tua janë krejt të kulluara!*+
Oh, sa shumë i do shërbëtori yt!+
141 Ndonëse jam i papërfillshëm dhe i përbuzur,+nuk i kam harruar urdhrat e tu.
142 Drejtësia jote është e përjetshme,+dhe ligji yt është i vërtetë.+
143 Ndonëse brengat dhe hallet më mundojnë,urdhërimet e tua i kam për zemër.
144 Përkujtuesit e tu janë përjetësisht të drejtë.
Ndriçoma mendjen,*+ që të mbetem gjallë.
ק [Kof]
145 Të thërras me gjithë zemër.
M’u përgjigj, o Jehova, se rregullat e tua do t’i zbatoj.
146 Ty të thërras. Të lutem, më shpëto,
se do t’ua vë veshin përkujtuesve të tu.
147 Jam zgjuar para se të agojë,* që të të thërras për ndihmë,+se te fjalët e tua i kam varur shpresat.*
148 Sytë më hapen në mes të natës,*që të bluaj në mendje* fjalët e tua.+
149 Dëgjoje zërin tim për hir të dashurisë sate besnike!+
O Jehova, më mbaj gjallë sipas drejtësisë sate!
150 Ata që i ndyjnë duart me veprime të turpshme,* më vijnë pranë;ata janë shumë larg ligjit tënd.
151 Por ti je afër meje, o Jehova,+dhe tërë urdhërimet e tua janë të vërteta.+
152 Shumë kohë më parë mësova se përkujtuesit e tui ke bërë që të mbeten përgjithmonë.+
ר [Resh]
153 Shih sa po vuaj dhe më çliro,+se nuk e kam harruar ligjin tënd.
154 Më mbro* e më çliro;+më mbaj gjallë, siç më premtove.*
155 Shpëtimi është shumë larg të ligjve,sepse ata nuk i kanë shqyrtuar me kujdes rregullat e tua.+
156 E madhe është mëshira jote, o Jehova!+
Sipas drejtësisë sate, më mbaj në jetë!
157 Përndjekësit dhe kundërshtarët e mi janë të shumtë,+por unë nuk u jam shmangur përkujtuesve të tu.
158 I shoh me neveri tradhtarët,sepse ata nuk i zbatojnë fjalët e tua.+
159 Shih, sa shumë i dua urdhrat e tu!
O Jehova, më mbaj gjallë për hir të dashurisë sate besnike!+
160 Esenca e fjalës sate është e vërteta,+dhe çdo vendim i drejtë që jep, është i përjetshëm.
ש [Sin] ose [Shin]
161 Princat më përndjekin+ pa shkak,por zemra ime mahnitet nga fjalët e tua.+
162 Fjalët e tua ma gëzojnë zemrën,+ashtu si gëzon një luftëtar kur gjen plaçkë të madhe.
163 E urrej gënjeshtrën!
Është e pështirë për mua!+
Por ligjin tënd e dua shumë!+
164 Për vendimet e tua të drejta,shtatë herë në ditë të lëvdoj.
165 Ata që e duan ligjin tënd,+gëzojnë paqe të pafund e s’ka gjë që t’i pengojë.
166 O Jehova, unë i kam varur shpresat te dora jote shpëtimtare,dhe i zbatoj urdhërimet e tua!
167 Ua vë veshin përkujtuesve të tu,se janë shumë të shtrenjtë për mua.+
168 I zbatoj urdhrat dhe përkujtuesit e tu,sepse tërë udhët e mia janë para syve të tu.+
ת [Ta]
169 O Jehova, ardhtë te ti britma ime për ndihmë!+
Ndriçoma mendjen* sipas fjalës që më dhe.+
170 Ardhtë te ti përgjërimi im!
Më shpëto, siç më premtove.*
171 Nga buzët e mia lavde do të vërshojnë,+sepse ti më mëson rregullat e tua!
172 Goja ime thurtë këngë për fjalën tënde,+sepse tërë urdhërimet e tua janë të drejta!
173 Dora jote më ndihmoftë pa vonesë,+sepse unë zgjedh t’u bindem urdhrave të tu!+
174 Po më digjet shpirti për dorën tënde shpëtimtare, o Jehova,dhe ligji yt është i shtrenjtë për mua.+
175 Më mbaj gjallë që të të lëvdoj!+
Vendimet e tua më ndihmofshin!
176 Jam endur sa andej këtej si dele e humbur.+
Kërkoje shërbëtorin tënd, se nuk i kam harruar urdhërimet e tua.+
Shënimet
^ Ose «që mbajnë integritetin».
^ Ose «e pastër; e ndershme».
^ Ose «Urdhërimet e tua do t’i studioj».
^ Ose «ata që i kalojnë caqet me arrogancë».
^ Ose «studion».
^ Fjalë për fjalë «udhën».
^ Ose «të studioj».
^ Ose «Shpirti s’më vë».
^ Ose «të turpërohem».
^ Një mundësi tjetër «ti më jep zemër».
^ Ose «Më jep aftësi për të kuptuar».
^ Ose «Më ndihmo të eci».
^ Ose «përfitimit».
^ Ose «fjalën që i dhe».
^ Një mundësi tjetër «premtimin që ua dhe atyre që të frikësohen». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
^ Ose «siç më dhe fjalën».
^ Ose «se vendimin tënd pres».
^ Ose «vend të hapur».
^ Ose «do të studioj».
^ Ose «premtimin që i bëre».
^ Ose «për të cilën më le të prisja».
^ Ose «Ata që i kalojnë caqet me arrogancë».
^ Ose «në shtëpinë ku banoj si i huaj».
^ Ose «kërkoj buzëqeshjen tënde». Fjalë për fjalë «zbut fytyrën tënde».
^ Ose «siç më dhe fjalën».
^ Fjalë për fjalë «që të frikësohen». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
^ Ose «mëkatoja pa dashje».
^ Ose «Ata që i kalojnë caqet me arrogancë».
^ Fjalë për fjalë «e pandjeshme si dhjami».
^ Ose «Më jep aftësi për të kuptuar».
^ Fjalë për fjalë «që të frikësohen». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
^ Ose «pres fjalën tënde».
^ Ose «se ti më ke disiplinuar». Shih Fjalorthin.
^ Ose «siç i dhe fjalën».
^ Ose «ata që i kalojnë caqet me arrogancë».
^ Një mundësi tjetër «me gënjeshtra!»
^ Ose «do t’i studioj».
^ Ose «se fjalën tënde pres».
^ Ose «Ata që i kalojnë caqet me arrogancë».
^ Domethënë, të gjitha veprat e tij krijuese.
^ Fjalë për fjalë «janë të paana».
^ Ose «e studioj».
^ Ose «i studioj».
^ Fjalë për fjalë «në blatimet vullnetare të gojës sime».
^ Fjalë për fjalë «E kam prirur zemrën».
^ Ose «që të shërbejnë me gjysmë zemre».
^ Ose «unë pres fjalën tënde».
^ Ose «sipas fjalës që më dhe».
^ Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
^ Ose «ata që i kalojnë caqet me arrogancë».
^ Ose «fjalët».
^ Ose «Më jep aftësi për të kuptuar».
^ Ose «urdhër».
^ Ose «i japin aftësi për të kuptuar».
^ Fjalë për fjalë «sa gulçoj».
^ Fjalë për fjalë «sipas vendimit tënd gjyqësor».
^ Ose «M’i bëj hapat të qëndrueshëm».
^ Fjalë për fjalë «Më shpengo». Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
^ Ose «të rafinuara!»
^ Ose «Më jep aftësi për të kuptuar».
^ Ose «në mugëtirën e mëngjesit».
^ Ose «sepse fjalët e tua pres».
^ Ose «para ndërresës së rojës së natës».
^ Ose «të studioj».
^ Ose «që jepen pas sjelljes së ndyrë».
^ Ose «Mbroje çështjen time ligjore».
^ Ose «siç ma dhe fjalën».
^ Ose «Më jep aftësi për të kuptuar».
^ Ose «siç më dhe fjalën».