Psalmet 121:1-8

  • Jehovai e ruan popullin e vet

    • «Ndihma më vjen nga Jehovai» (2)

    • Jehovai nuk fle kurrë (3, 4)

Këngë e ngjitjeve. 121  Nga malet i ngre sytë e pyes:+ ‘Nga do të më vijë ndihma?’   Ndihma më vjen nga Jehovai,+Bërësi i qiellit dhe i tokës.   Ai s’do të lejojë kurrë të të merren këmbët.*+ Ai që të ruan, s’do të dremitë kurrë.   Po, kurrë s’do të dremitë dhe as do të flejëAi që të ruan, o Izrael!+   Jehovai i mban sytë mbi ty. Do të gjesh strehë nën hijen e krahëve të Jehovait,+se ai është në të djathtën tënde.+   Dielli nuk do të të bëjë asnjë të keqe ditën,+as hëna natën.+   Jehovai do të të ruajë nga çdo e keqe.+ Ai do ta ruajë jetën tënde.+   Jehovai do të të ruajë në gjithçka bën,*tani e përgjithmonë.

Shënimet

Ose «të të rrëshqasin këmbët».
Fjalë për fjalë «kur të dalësh e kur të hysh».