Psalmet 138:1-8
Psalm i Davidit.
138 Me gjithë zemër do të të lëvdoj.+
Para syve të perëndive të tjerapër ty lavde do të këndoj.*
2 Do të përkulem drejt tempullit tënd* të shenjtë+dhe për dashurinë e besnikërinë tënde, do të lëvdoj emrin tënd,+sepse ti e ke madhëruar fjalën dhe emrin tënd mbi gjithçka.*
3 Ditën që të thirra, ti m’u përgjigje+e më bëre zemërluan, më dhe forcë.+
4 Kur të dëgjojnë premtimet e tua,tërë mbretërit e dheut do të të lëvdojnë, o Jehova.+
5 Për udhët e tua, o Jehova, ata do të këndojnë,sepse lavdia jote, o Jehova, është e pakufishme.+
6 Sa i lartë je, o Jehova, e përsëri merakosesh për të përulurit,+por fodullët ti i dallon prej së largu.+
7 Edhe nëse eci mes rreziqeve, ti do të më mbash gjallë;+do ta ngresh dorën kundër armiqve të mi të zemëruar,dhe e djathta jote do të më shpëtojë.
8 Ti, o Jehova, do të plotësosh çdo gjë për të mirën time!
O Jehova, dashuria jote besnike zgjat përjetë!+
Mos e braktis veprën e duarve të tua!+
Shënimet
^ Një mundësi tjetër «Për të sfiduar perënditë e tjera, për ty do të luaj melodi».
^ Ose «shenjtërores sate».
^ Një mundësi tjetër «ti e ke plotësuar fjalën tënde më madhërisht nga sa prisnim prej emrit tënd».