Psalmet 146:1-10

  • Të besojmë te Perëndia, jo te njeriu

    • Kur njeriu vdes, mendimet e tij marrin fund (4)

    • Perëndia i ngre ata që janë kërrusur nga hallet (8)

146  Lëvdoni Jah!*+ Lëvdo Jehovain, o shpirti* im!+   Gjithë jetën time Jehovain do të lëvdoj. Sa të kem frymë, Perëndisë tim do t’i këndoj lavde.*   Mos kini besim te princat,*as te ndonjë bir njeriu që nuk sjell dot shpëtim.+   Kur fryma* i del, njeriu kthehet prapë në dhé;+po atë ditë merr fund çdo mendim i tij.+   Lum ai që ka Perëndinë e Jakobit si ndihmë!+ Lum ai që i mban shpresat te Jehovai, Perëndia i tij,+   te Bërësi i qiellit, i tokës, i detitdhe i gjithçkaje që është në ta,+tek Ai që është gjithnjë besnik,+   tek Ai që u siguron drejtësi të shtypurve,tek Ai që u jep bukë të uriturve;+po, Jehovai i çliron ata që janë nën vargonj.+   Jehovai u kthen dritën e syve të verbërve;+Jehovai i ngre ata që janë kërrusur nga hallet;+Jehovai i do të drejtët.   Jehovai i mbron të ardhurit;ai u bëhet krah jetimëve* dhe vejushave,+por të ligjve ua prish planet.*+ 10  Jehovai do të jetë Mbret përjetë,+po, Perëndia yt, o Sion, brez pas brezi! Lëvdoni Jah!*

Shënimet

Ose «Halelujah!» «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.
Ose «do t’i luaj melodi».
Ose «fisnikët».
Ose «forca e jetës». Shih Fjalorthin «Fryma».
Ose «fëmijëve pa baba».
Ose «ua bën udhën të shtrembër».
Ose «Halelujah!» «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.