Psalmet 149:1-9

  • Këngë lavdie për fitoren e Perëndisë

    • Perëndisë i gëzon zemra për popullin e tij (4)

    • Besnikëve të Perëndisë u takon nderimi (9)

149  Lëvdoni Jah!* Këndojini Jehovait një këngë të re!+ Lëvdojeni në kongregacionin e besnikëve!+   Le të gëzojë Izraeli për Bërësin e tij të Madh!+ Le të ngazëllojnë bijtë e Sionit për Mbretin e tyre!   Le ta lëvdojnë emrin e tij me valle!+ Le të këndojnë për të lavde* me dajre e harpë!+   Se Jehovait i gëzon zemra për popullin e tij,+ai vetë i stolis zemërbutët, po, u dhuron shpëtim.+   Le të ngazëllojnë besnikët, se ai u jep lavdi! Le të këndojnë plot hare nga shtretërit e tyre!+   Le ta përlëvdojnë Perëndinë me këngë në gojë! Mos i heqshin nga duart shpatat dy tehëshe   që të marrin hak kundër kombeve,që t’u japin ndëshkimin e merituar popujve,   që t’i lidhin me zinxhirë mbretërit e tyredhe me vargonj fisnikët e tyre,   që të ekzekutojnë vendimin e shpallur kundër tyre!+ Po, s’ka nder më të madh për tërë besnikët e tij! Lëvdoni Jah!*

Shënimet

Ose «Halelujah!» «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.
Ose «Le të luajnë melodi për të».
Ose «Halelujah!» «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.