Psalmet 2:1-12

  • Jehovai dhe i mirosuri i tij

    • Jehovai qesh me kombet (4)

    • Jehovai vë në fron mbretin e tij (6)

    • Nderoni birin (12)

2  Pse ziejnë kombet?Pse pëshpëritin* gjëra të kota popujt?+   Mbretërit e tokës ngrihene gjithë paria mblidhet* si një trup i vetëm+kundër Jehovait dhe të mirosurit të tij.*+   Ata thonë: «Të çlirohemi nga këta vargonje t’i heqim qafe litarët e tyre.»   Ai që e ka fronin në qiej, do të qeshë me ta,po, Jehovait do t’i duken qesharakë.   Atëherë ai do t’u flasë gjithë zemërim;me zemërimin e tij të zjarrtë do t’i tmerrojë e do t’u thotë:   «Unë vetë e kam vënë mbretin tim në fron,+në malin tim të shenjtë, në Sion.»+   Dekretin e Jehovait unë do të shpall, se ai më tha: «Ti je biri im,+ sot unë jam bërë ati yt.+   Veç m’i kërko, e unë do të t’i jap kombet si trashëgimidhe skajet e tokës si zotërim.+   Me një skeptër* të hekurt do t’i copëtosh,+si të ishin enë balte do t’i thërrmosh.»+ 10  Tani, o mbretër, veproni me mend! Pranoni ndreqjen,* o gjykatës të tokës! 11  Shërbejini Jehovait me nderim të thellë!* Gëzoni gjithnjë, me frikë dhe dridhma! 12  Nderoni* birin,+ që Perëndia* të mos indinjohet me jue të zhdukeni nga udha e drejtë,+sepse zemërimi i Tij mund të ndizet flakë në çast. Lum të gjithë ata që gjejnë strehë tek Ai!

Shënimet

Ose «bluajnë në mendje».
Ose «komploton».
Ose «Mesisë së tij; Krishtit të tij». Shih Fjalorthin, «Miros».
Ose «shkop mbretëror».
Ose «Vërjani veshin paralajmërimit».
Fjalë për fjalë «me frikë!» Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «Puthni».
Fjalë për fjalë «ai».