Psalmet 27:1-14
Psalm i Davidit.
27 Jehovai është drita+ dhe shpëtimi im.
Nga kush të kem frikë?+
Jehovai është kalaja e jetës sime.+
Nga kush të kem tmerr?
2 Kur të ligjtë më sulmuan që të më hanin të gjallë,+vetë këta armiq e kundërshtarë u penguan dhe ranë.
3 Edhe sikur një ushtri e tërë të dilte kundër meje,zemra nuk do të më mpakej.+
Edhe sikur të më shpallnin luftë,do të ndihesha i sigurt falë teje.
4 Një gjë i kam kërkuar Jehovaitdhe veç këtë dëshiroj:të banoj në shtëpinë e Jehovait çdo ditë të jetës sime,+që mirësinë* e Jehovait të admirojdhe tempullin e tij me ëndje të sodit.*+
5 Në ditë të keqe ai do të më bëhet strehë,+në vendin sekret të tendës së tij do të më fshehë,+mbi një shkëmb lart do të më ngrejë.+
6 Atëherë do ta mbaj kokën lart, mbi armiqtë që më rrethojnë,me britma gëzimi do të ofroj flijime në tendën e tij,për Jehovain lavde do të këndoj.*
7 Më dëgjo, o Jehova, kur të thërras për ndihmë!+
Ji zemërmirë me mua e m’u përgjigj!+
8 Zemra ime u ka bërë jehonë fjalëve të tua: «Kërkoni pëlqimin tim.»*
Dhe unë, o Jehova, do të kërkoj pëlqimin tënd.+
9 Mos i largo sytë nga unë,+shërbëtorin tënd mos e hidh tej i zemëruar.
Ti je ndihma ime,+ o Perëndi i shpëtimit tim,ndaj mos më braktis, mos më lër.
10 Edhe sikur nëna dhe babai të më braktisnin,+Jehovai vetë do të më merrte në gji.+
11 Më mëso, o Jehova, udhën tënde,+më pri në shtegun e drejtësisë, që të mbrohem nga armiqtë.
12 Mos më lër në dorë të kundërshtarëve,+sepse dëshmitarë të rremë janë ngritur kundër meje+e më kërcënojnë se do të më bëjnë keq.
13 Ku do të isha tani po të mos besojase do të shijoja mirësinë e Jehovait mes të gjallëve?*+
14 Shpreso te Jehovai!+
Qofsh guximtar e me zemër të fortë!+
Po, shpreso te Jehovai!
Shënimet
^ Ose «cilësitë e bukura».
^ Ose «dhe për shenjtëroren e tij të mendoj thellë».
^ Ose «do të luaj melodi».
^ Fjalë për fjalë «fytyrën time».
^ Një mundësi tjetër «Kam besim pa pikë dyshimi se do ta shijoj mirësinë e Jehovait mes të gjallëve».