Psalmet 31:1-24
Për mjeshtrin e korit. Këngë e Davidit.
31 Te ti, o Jehova, kam gjetur strehë,+ndaj mos lejo kurrë të turpërohem!+
Më shpëto falë drejtësisë sate!+
2 Ktheje veshin nga unë*dhe eja shpejt të më çlirosh!+
Bëhu për mua një kala në mal,një kullë e fortifikuar që të më shpëtosh,+
3 sepse ti je shkrepi, kalaja ime;+për hir të emrit tënd,+ do të më drejtosh e do të më prish.+
4 Do të më çlirosh nga rrjeta që fshehën për mua,+sepse fortesa ime je vetë ti.+
5 Në dorën tënde po e lë frymën* time.+
Ti më ke shpenguar,* o Jehova, Perëndi i së vërtetës.*+
6 I urrej ata që u përkushtohen idhujve të pavlerë e të kotë,dhe kam besim te Jehovai.
7 Falë dashurisë sate besnike do të gëzoj e do të ngazëlloj,sepse ti e ke parë sa po vuaj,+po, ti m’i njeh brengat e zemrës.
8 Nuk më ke lënë në dorë të armikut,por m’i ke vënë këmbët në vend të sigurt.*
9 Ji zemërmirë me mua, o Jehova, se jam në pikë të hallit!
Ankthi sytë m’i ka venitur,+ gjithë trupin* ma ka ligështuar.+
10 Hidhërimi jetën po ma sos+e mes rënkimesh po më shkojnë vitet.+
Prej fajit tim, fuqia po më shterete kockat po më treten.+
11 Jam bërë gazi i botës për kundërshtarët e mi,+e aq më tepër për fqinjët e mi.
Të njohurve u kall tmerrin,e kur më shohin rrugës, ia mbathin larg meje.+
12 Më kanë harruar, s’më kanë më në zemër,* thua se kam vdekur;si një shtambë e thyer jam katandisur.
13 Sa e sa fjalë të liga kam dëgjuar për veten,e nga çdo anë tmerri më ka pushtuar.+
E kur mblidhen si një i vetëm kundër meje,thurin plane që të ma marrin jetën.+
14 Por unë, o Jehova, kam besim te ti+dhe para të gjithëve shpall: «Ti je Perëndia im.»+
15 Ditët e mia janë në dorën tënde,*ndaj më çliro nga dora e armiqve dhe e përndjekësve të mi.+
16 Shihe shërbëtorin tënd me një buzëqeshje miratimi+e me dashurinë tënde besnike më shpëto.
17 O Jehova, mos lejo të turpërohem kur të thërras për ndihmë!+
U mbulofshin me turp të ligjtë+e në Varr* iu mbylltë goja!+
18 U thafshin buzët gënjeshtare,+po, buzët që flasin me arrogancë, fodullëk e përçmim kundër të drejtit!
19 Sa e madhe është mirësia jote,+mirësia që ti e ruan për ata që të nderojnë thellësisht!*+
Në sy të të gjithëve tregohesh i mirë me këdo që te ti gjen strehë.+
20 Ti do t’i fshehësh pranë teje, në vendin tënd sekret,+larg intrigave të njerëzve.
Në strehën tënde do t’i mbrosh,larg sulmeve dashakeqe.*+
21 Jehovai qoftë lëvduar,se më ka treguar dashuri besnike mrekullisht+në një qytet të rrethuar nga armiku!+
22 Ndonëse gjithë panik thashë:
«Para teje do të shuhem krejt»,+përgjërimet e mia ti prapë i dëgjove kur të thirra për ndihmë.+
23 Duajeni Jehovain, të gjithë ju besnikët e tij!+
Jehovai i mbron ata që nuk e braktisin,+por fodullëve ua jep hakun siç e meritojnë.+
24 Qofshi guximtarë e me zemër të fortë+të gjithë ju që pritni Jehovain!+
Shënimet
^ Ose «Përkulu dhe më dëgjo».
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «Perëndi besnik».
^ Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
^ Ose «të hapur».
^ Ose «shpirtin dhe barkun».
^ Ose «në mendje s’më kanë».
^ Ose «Jeta ime është në dorën tënde».
^ Ose «Sheol», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «të frikësohen!» Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
^ Fjalë për fjalë «gjuhëve grindavece».