Psalmet 34:1-22
Psalm i Davidit kur u hoq si i çmendur+ para Abimelekut që e dëboi, dhe ai iku.
א [Alef]
34 Jehovain do ta lëvdoj përherëe me buzët e mia gjithnjë do t’i thur lavde.
ב [Beth]
2 Për Jehovain do të flas gjithë mburrje,+e zemërbutët do të më dëgjojnë e do të gëzojnë.
ג [Gimel]
3 Madhëroni Jehovain bashkë me mua;+emrin e tij le ta lartësojmë njëzëri.
ד [Daleth]
4 E kërkova Jehovain, dhe ai më dëgjoi+e nga çdo frikë imja më çliroi.+
ה [He]
5 Ata që i drejtuan sytë tek ai, rrëzëllyen nga gëzimidhe faqet nuk iu skuqën kurrë nga turpi.
ז [Zajin]
6 Ky i përvuajtur thirri, dhe Jehovai e dëgjoie nga të gjitha vuajtjet e çliroi.+
ח [Heth]
7 Engjëlli i Jehovait zë vend* rreth atyre që e nderojnë thellësisht Atë*+ dhe i shpëton.+
ט [Teth]
8 Provoni dhe shijoni sa i mirë është Jehovai!+
Lum kush gjen strehë tek ai!
י [Jod]
9 Nderoni thellësisht Jehovain të gjithë ju të shenjtët* e tij,sepse atyre që e nderojnë thellësisht atë, s’u mungon asgjë.+
כ [Haf]
10 Edhe luanët e fortë* mund të vuajnë urie,por atyre që kërkojnë Jehovain, s’do t’u mungojë asgjë e mirë.+
ל [Lamed]
11 Ejani, bijtë e mi, e më dëgjoni,që t’ju mësoj si të nderoni thellësisht Jehovain.+
מ [Mem]
12 Kush nga ju dëshiron ta gëzojë jetëne të shohë shumë ditë të bardha?+
נ [Nun]
13 Atëherë ta mbajë nën fre gjuhën për të mos folur keq,+dhe buzët, për të mos mashtruar.+
ס [Sameh]
14 Të largohet nga e keqja dhe të bëjë të mirën,+të kërkojë udhën e paqes dhe ta ndjekë.+
ע [Ajën]
15 Jehovai i mban sytë mbi të drejtët,+dhe veshët, te thirrja e tyre për ndihmë.+
פ [Pe]
16 Por Jehovai e kthen fytyrën kundër atyre që bëjnë të këqija,që kujtimin e tyre ta fshijë nga faqja e dheut.+
צ [Cade]
17 Të drejtët thirrën për ndihmë, dhe Jehovai i dëgjoi+e nga të gjitha vuajtjet i çliroi.+
ק [Kof]
18 Jehovai u rri pranë zemërthyerve+dhe i shpëton ata që e kanë shpirtin të dërrmuar.*+
ר [Resh]
19 Hallet* e të drejtit s’kanë të sosur,+por Jehovai e çliron nga të gjitha.+
ש [Shin]
20 Tërë kockat e tij, ai i ruan,dhe asnjëra prej tyre nuk thyhet.+
ת [Ta]
21 Të këqijat do t’ia hanë kokën të ligut;ata që urrejnë të drejtin, do të dalin fajtorë.
22 Jehovai e shpengon jetën* e shërbëtorëve të tij;asnjë nga ata që gjejnë strehë tek ai, nuk do të dalë fajtor.+
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «i frikësohen Atij». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
^ Ose «fushon».
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «luanët e rinj me krifë».
^ Ose «që janë të shkurajuar; shpirtvrarë».
^ Ose «Vuajtjet; Të zezat».
^ Ose «e shpengon shpirtin». Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».