Psalmet 38:1-22

  • Lutje e një mëkatari të penduar

    • «Jam i brengosur e zemra më ka lëshuar» (6)

    • Jehovai i dëgjon ata që e presin për ndihmë (15)

    • «Mëkati im shpirtin ma mundonte» (18)

Këngë e Davidit si përkujtues.* 38  O Jehova, mos më korrigjo gjithë zemërim,mos më ndreq me tërbim!+   Se shigjetat e tua thellë më kanë shpuare dora jote mbi mua ka rënduar.+   Prej indinjatës sate, asnjë grimë të shëndetshme në trup s’kam;*prej mëkatit tim, kockat paqe s’më gjejnë,+   sepse fajet si re të zeza mbi kokë më janë grumbulluar,+si një barrë e rëndë, e tepërt për ta përballuar.   Nga kjo marrëzi imjaplagët më janë qelbëzuar dhe kundërmojnë.   Jam i brengosur e zemra më ka lëshuar,gjithë ditën e ditës endem i trishtuar.   Digjem zjarr përbrenda*e grimë të shëndetshme në trup s’kam.+   Jam mpirë i tëri e ndihem krejt i dërrmuar,ulërij nga rënkimet e kësaj zemre të copëtuar.   Çdo dëshirë timen, o Jehova, ti e sheh,psherëtimat e mia prej teje, jo, unë s’i fsheh. 10  Zemra më gulçon e fuqitë më kanë shteruar,kjo dritë e syve të mi krejt është shuar.+ 11  Prej plagëve të mia, të njohur e shokë më mënjanojnë,miqtë e ngushtë larg më qëndrojnë. 12  Gracka më ngrenë ata që jetën duan të më marrin;ata që mundohen të më bëjnë keq, flasin për të më rrënuar+e gjithë ditën e ditës gjithfarë marifetesh rrinë duke sajuar. 13  Por unë i mbyll veshët, sikur shurdh të isha;+një fjalë nuk e them, si gojë të mos kisha.+ 14  Jam bërë si ai që nuk dëgjon,që fjalë s’i del nga goja e veten s’e mbron, 15  se ty, o Jehova, të prita për ndihmë,+e ti m’u përgjigje, o Jehova, Perëndia im.+ 16  Unë thashë: «Për të keqen time, mos gëzofshin,në më shkaftë këmba, veten mos e lartësofshin.» 17  Se gati-gati përdhe u shemba,më kishte mbërthyer e s’më lëshonte dhembja.+ 18  Mëkati im shpirtin ma mundonte,+ndaj fajin tim e rrëfeva.+ 19  Por të gjallë e të fuqishëm janë armiqtë e mi,*ata që më urrejnë pa shkak, janë shtuar pa kufi. 20  Të mirën me të keqe ma shpërblyen,pse përpiqesha të bëja të mirën, kundër meje u kthyen. 21  Mos më braktis, o Jehova,mos më rri larg, o Perëndia im!+ 22  Nxito të më ndihmosh,o Jehova, shpëtimi im!+

Shënimet

Ose «për t’u kujtuar».
Ose «gjithë trupi po më vuan».
Fjalë për fjalë «Ijët po më digjen».
Një mundësi tjetër «Por ata që pa shkak janë armiqtë e mi, s’kanë të numëruar».