Psalmet 44:1-26

  • Lutje për ndihmë

    • «Vetë ti na shpëtove» (7)

    • «Si dele për t’u therur» (22)

    • «Ngrihu, o ndihma jonë!» (26)

Për mjeshtrin e korit. Psalm i bijve të Korahut.+ Maskil.* 44  O Perëndi, me veshët tanë kemi dëgjuar,vetë paraardhësit tanë na kanë treguar+për bëmat e tua në ditët e tyre,për bëmat që ti kreve në kohët e lashta.   Me dorën tënde ti përzure kombe+e në vend të tyre vure paraardhësit tanë;+ti dërrmove kombe dhe i dëbove.+   Vendin nuk e shtinë në dorë me shpatën e tyre,+fitoren nuk ua solli krahu i tyre.+ Por ua solli dora jote e djathtë,+krahu yt dhe buzëqeshja jote miratuese,*sepse i kishe shumë për zemër.+   Ti je Mbreti im, o Perëndi,+ndaj jepi fitore të plotë Jakobit.*   Falë fuqisë sate, ne do t’i zmbrapsim kundërshtarët;+me besim tek emri yt do t’i shtypim ata që ngrihen kundër nesh.+   Se harkut tim unë nuk i zë besë,dhe shpata ime s’më sjell dot shpëtim.+   Vetë ti na shpëtove nga kundërshtarët,+vetë ti i poshtërove ata që na urrejnë.   O Perëndi, gjithë ditën lavde do të të thurim;përjetë emrin tënd do ta lëvdojmë. (Selah)   Por tani, ti na ke flakur tej e na ke poshtëruar,me ushtritë tona më nuk marshon. 10  Prej teje, ne sprapsemi para kundërshtarëve,+dhe ata që na urrejnë, marrin ç’të duan. 11  Si dele për t’u therur, na lë në dorë të armiqve,mes kombeve na ke shpërndarë.+ 12  Për hiçgjë e shet popullin tënd,+e asnjë fitim nuk nxjerr nga kjo tregti. 13  Na bëre për turp para fqinjëve tanë,na bëre gazin e botës dhe lolo në sy të kombeve përreth. 14  Prej teje kombet na përçmojnë+dhe popujt tundin kokën gjithë përbuzje. 15  Çdo çast e ndiej veten të poshtëruardhe turpi ma ka mbuluar gjithë fytyrën, 16  prej talljeve dhe fyerjeve të tyre,prej hakmarrjes së armikut. 17  Ndonëse na kanë rënë gjithë këto të zeza,ty nuk të kemi harruar,besëlidhjen+ tënde nuk e kemi shkelur. 18  Zemra jonë nuk është larguar prej teje,hapat tanë nuk janë shmangur nga shtegu yt. 19  Por ti na ke bërë copë-copëe na ke lënë si ushqim për çakejtë;gjithë terr na ke mbuluar. 20  Po ta harrojmë emrin e Perëndisë tonë,po t’i shtrijmë duart për t’iu lutur një perëndie të huaj, 21  vallë nuk do ta marrë vesh Perëndia,ai që i njeh të fshehtat e zemrës?!+ 22  Për hirin tënd përballemi me vdekjen çdo ditë;jemi quajtur dele për t’u therur.+ 23  Ngrihu! Pse po fle, o Jehova?+ Zgjohu! Mos na flak tej përgjithmonë!+ 24  Pse i mban sytë larg nesh?* Pse lejon të na mundojnë e të na shtypin? 25  Se jemi shembur përdhe, në pluhur;trupat tanë dergjen përtokë të dërrmuar.+ 26  Ngrihu, o ndihma jonë!+ Na shpëto* për hir të dashurisë sate besnike!+

Shënimet

Fjalë për fjalë «dhe drita e fytyrës sate».
Ose «nxirr një dekret që të shpëtosh në mënyrë madhështore Jakobin».
Fjalë për fjalë «e fsheh fytyrën?»
Fjalë për fjalë «Na shpengo». Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».