Psalmet 51:1-19
Për mjeshtrin e korit. Këngë e Davidit kur profeti Natan shkoi tek ai, pasi Davidi kishte pasur marrëdhënie me Betshebën.+
51 Ji zemërmirë me mua, o Perëndi, për hir të dashurisë sate besnike!+
Fshiji fajet e mia për hir të mëshirës sate të madhe!+
2 Lamë fund e krye nga faji im+dhe pastromë nga mëkati im,+
3 sepse unë i di fare mirë fajet e mia,mëkati im më rri gjithnjë përpara syve.*+
4 Kundër teje, mbi të gjitha kundër teje* kam mëkatuar;+kam bërë ç’është e keqe në sytë e tu.+
Prandaj ti ke të drejtë kur flet,ti je i drejtë kur gjykon.+
5 Ja, erdha në dritë i ngarkuar me faj,mëkatar që në bark të nënës.*+
6 Ti kënaqesh me çiltërsinë e shpirtit,+ndaj mësoji zemrës sime* mençurinë e vërtetë.
7 Pastromë me hisop* nga mëkati im, që të jem i pastër!+
Lamë, që të bëhem më i bardhë se bora!+
8 Lërmë të ndiej tinguj gëzimi e ngazëllimi!
Lërmi këto kocka që dërrmove, të gëzojnë!+
9 Largoji sytë* nga mëkatet e mia!+
Fshimi të gjitha fajet!+
10 Krijo tek unë një zemër të pastër, o Perëndi!+
Përtërima mendjen,*+ bëma të palëkundur!
11 Mos më flak larg teje!
Mos e hiq prej meje frymën tënde të shenjtë!
12 Më rikthe gëzimin që ndieja falë dorës sate shpëtimtare!+
Ngjall brenda meje dëshirën që të të bindem!*
13 Shkelësve do t’u mësoj udhët e tua,+që këta mëkatarë të kthehen te ti.
14 Shpëtomë nga faji i gjakut,+ o Perëndi, Perëndia i shpëtimit tim,+
që goja ime të flasë gjithë gëzim për drejtësinë tënde!+
15 O Jehova, çelma gojën,që buzët e mia t’i bëjnë jehonë lavdisë sate!+
16 Se ti nuk do flijime, përndryshe do të t’i jepja;+blatimet e plota të djegura nuk të sjellin kënaqësi.+
17 Flijim i kënaqshëm për Perëndinë është shpirti i vrarë;zemrën e vrarë dhe të dërrmuar ti nuk do ta përbuzësh,* o Perëndi.+
18 Me mëshirën tënde,* bëji mirë Sionit!
Rimëkëmbja muret Jerusalemit!
19 Atëherë flijimet e drejtësisë do të të sjellin kënaqësi,po, flijimet e djegura dhe blatimet e plota;atëherë do të flijohen dema në altarin tënd.+
Shënimet
^ Ose «në mendje».
^ Fjalë për fjalë «vetëm kundër teje».
^ Ose «e në mëkat më ngjizi nëna ime».
^ Ose «njeriut të fshehtë të zemrës sime».
^ Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «Largoje fytyrën».
^ Fjalë për fjalë «frymën». Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «Mbështetmë me një frymë të gatshme!»
^ Ose «nuk do ta hedhësh tej».
^ Ose «Sipas pëlqimit tënd».