Psalmet 56:1-13
Për mjeshtrin e korit; sipas melodisë: «Pëllumbesha e heshtur që është larg». Psalm i Davidit. Miktam.* Kur filistinët e kapën në Gath.+
56 Ji zemërmirë me mua, o Perëndi, se vdekatari po më sulmon!*
Tërë ditën e ditës më lufton e nën darën e tij më mbërthen.
2 Tërë ditën e ditës armiqtë pareshtur më kafshojnë,shumë veta më ngrihen kundër gjithë arrogancë.
3 Kur frika më pushton,+ te ti kam besim.+
4 Te Perëndia, fjalën e të cilit lëvdoj,po, te Perëndia kam besim e nuk kam frikë.
Ç’mund të më bëjë njeriu?!*+
5 Tërë ditën e ditës më bien në qafë;mendojnë veç të më bëjnë keq.+
6 Rrinë në pritë për të më sulmuar,çdo hap timin me kujdes përgjojnë,+me shpresë që të më hanë kokën.*+
7 Hidhi poshtë për shkak të ligësisë së tyre!
Shembi përdhe kombet gjithë zemërim, o Perëndi!+
8 Syrit tënd nuk i shpëtojnë mundimet që heq në arrati.+
Të lutem, mblidhmi lotët në calikun tënd.+
A nuk i ke shkruar një për një në librin tënd?+
9 Ditën që do të të thërras për ndihmë, armiqtë e mi do t’ia mbathin.+
Për këtë jam i sigurt: Perëndia është me mua.+
10 Te Perëndia, fjalën e të cilit lëvdoj,po, te Jehovai, fjalën e të cilit lëvdoj,
11 te Perëndia kam besim e nuk kam frikë.+
Ç’mund të më bëjë njeriu?!+
12 Do t’i mbaj zotimet që të kam bërë, o Perëndi.+
Flijime falënderimesh do të të ofroj,+
13 sepse ti më ke çliruar* nga kthetrat e vdekjes+e nuk ke lejuar që këmbët të më merren,+që të eci para teje, o Perëndi, në dritën e jetës.+
Shënimet
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «më kafshon».
^ Fjalë për fjalë «mishi?!»
^ Ose «të më marrin jetën».
^ Ose «ti ma ke çliruar shpirtin».