Psalmet 59:1-17

  • Perëndia, mburoja dhe streha jonë

    • ‘Mos u trego mëshirë tradhtarëve’ (5)

    • «Do të këndoj për forcën tënde» (16)

Për mjeshtrin e korit; sipas melodisë: «Mos shkatërro.» Psalm i Davidit. Miktam.* Kur Sauli dërgoi njerëz për të vëzhguar shtëpinë e Davidit, që ta vritnin.+ 59  Çliromë nga armiqtë e mi, o Perëndia im!+ Mbromë nga ata që ngrihen kundër meje!+   Çliromë nga ata që bëjnë veç keq! Shpëtomë nga njerëzit e etur për gjak!*   Ja, ata rrinë në pritë për të më zënë;+burra të fuqishëm më sulmojnë,edhe pse s’kam ngritur krye e s’kam mëkatuar,+ o Jehova.   Ndonëse s’kam faj, ata turren për të më sulmuar. Kur të të thërras, zgjohu dhe shiko!   Se ti, o Jehova, Perëndi i ushtrive, je Perëndia i Izraelit!+ Zgjohu dhe shiko çfarë bëjnë të gjitha kombet! Mos i trego mëshirë asnjë tradhtari shpirtzi!+ (Selah)   Çdo mbrëmje ata kthehen në qytet;+ si qentë skërmitin dhëmbët*+ tek enden në kërkim të presë.+   Shih ç’vjellin nga goja! Gjuhën* e kanë shpatë+ dhe thonë: «E kush na dëgjon?!»+   Por ti, o Jehova, do të qeshësh me ta;+të gjitha kombet do të të duken qesharake.+   O Forca ime, te ti do t’i mbaj sytë,+sepse ti, o Perëndi, je streha* ime e sigurt.+ 10  Perëndia që më tregon dashuri besnike, do të më vijë në ndihmë;+falë Perëndisë tim, do të shoh triumfues disfatën e armiqve të mi.+ 11  Por mos i vrit ende, që populli im të mos e harrojë kurrë atë që ke bërë ti, o Perëndi. Hallakati sa andej këtej me fuqinë tënde! Vëri përfund, o Jehova, mburoja jonë!+ 12  Krenaria e tyre i zëntë në lak,se me buzë veç mëkatojnë,+se nga goja nxjerrin veç mallkime e mashtrime! 13  Jepu fund gjithë tërbim!+ Jepu fund, që të zhduken nga faqja e dheut! Le ta dinë se Perëndia mbretëron në mes të Jakobit e deri në skajet e dheut.+ (Selah) 14  Le të kthehen, atëherë, çdo mbrëmje në qytet; si qentë le t’i skërmitin dhëmbët* tek enden në kërkim të presë;+ 15  le të enden lart e poshtë për një copë bukë+e mos u ngopshin e mos gjetshin vend ku të fusin kokën! 16  Por unë për vete do të këndoj për forcën tënde;+për dashurinë tënde besnike do të flas gjithë gëzim në mëngjes,sepse ti je për mua një strehë e sigurt,+një vend ku turrem në kohë vuajtjesh.+ 17  O Forca ime, për ty lavde do të këndoj,*+se ti, o Perëndi, je streha ime e sigurt,Perëndia që më tregon dashuri besnike.+

Shënimet

Ose «njerëzit e dhunshëm!»
Ose «lehin».
Fjalë për fjalë «Buzët».
Ose «kalaja».
Ose «le të lehin».
Ose «do të luaj melodi».