Psalmet 72:1-20
Për Solomonin.
72 O Perëndi, mësoje mbretin të gjykojë si tidhe pajise birin e mbretit me drejtësinë tënde.+
2 E mbrojttë ai me drejtësi çështjen e popullit tënddhe me paanësi çështjen e të përvuajturit!+
3 Malet i sjellshin paqe popullit!
Kodrat i sigurofshin drejtësi!
4 I mbrojttë mbreti* të përvuajturit e popullit!
I shpëtoftë bijtë e të varfrit dhe i dërrmoftë zhvatësit!+
5 Për sa kohë të jetë dielli, për sa kohë të jetë hëna,populli yt, o Perëndi, do të të nderojë thellësisht* brez pas brezi.+
6 Si shiu që bie mbi barin e kositur, do të jetë mbreti,si shirat e bollshme që njomin tokën.+
7 Në ditët e tij i drejti do të lulëzojë+dhe do të ketë paqe pa fund+ derisa të mos ketë më hënë.
8 Ai do të ketë nënshtetas* nga deti në detdhe nga Lumi* deri në skajet e tokës.+
9 Banorët e shkretëtirës do të përkulen para tijdhe armiqtë e tij do të lëpijnë pluhurin.+
10 Mbretërit e Tarshishit dhe të ishujve do t’i paguajnë haraç.*+
Mbretërit e Shebës dhe të Sebës do t’i sjellin dhurata.+
11 Po, të gjithë mbretërit do të përkulen thellë para tij,e të gjitha kombet do t’i shërbejnë,
12 sepse ai do ta çlirojë të varfrin që thërret për ndihmë,si edhe të përvuajturin e këdo që s’ka kush e ndihmon.
13 Atij do t’i dhimbset i përvuajturi dhe i varfri;ai do t’ua shpëtojë jetën të varfërve.
14 Do t’i çlirojë* nga shtypja dhe dhuna,dhe gjaku i tyre do të jetë i çmuar në sytë e tij.
15 Qoftë mbreti me jetë të gjatë!
Le t’i jepet atij ari i Shebës!+
Le të luten për të pa pushim!
Qoftë gjithnjë i bekuar!
16 Në tokë do të ketë drithë me bollëk+e në majat e maleve drithi do të vërshojë.
Të korrat në arat e mbretit do të jenë të bollshme si në Liban,+dhe njerëzit në qytete do të gëlojnë si bari në fusha.+
17 Emri i mbretit u kujtoftë në jetë të jetëve!+
Emri i tij u dëgjoftë sa të jetë dielli!
U bekofshin popujt falë mbretit,+e të gjitha kombet e quajtshin të lumtur!
18 Lëvduar qoftë Perëndia Jehova, Perëndia i Izraelit!+
Vetëm ai bën gjëra të mrekullueshme.+
19 Lëvduar qoftë emri i tij i lavdishëm në jetë të jetëve!+
Lavdia e tij mbushttë tokën mbarë!+
Amin, po, Amin!
20 Këtu përfundojnë lutjet e Davidit, birit të Jeseut.+
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «I gjykoftë ai».
^ Fjalë për fjalë «do të të frikësohet». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
^ Ose «do të mbretërojë».
^ Domethënë, lumi Eufrat.
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «Do t’ua shpengojë shpirtin». Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».