Psalmet 79:1-13

  • Lutje kur popullin e Perëndisë e sulmuan kombet

    • «Na poshtërojnë» (4)

    • ‘Na ndihmo për hir të emrit tënd’ (9)

    • «Kthejua shtatëfish fqinjëve tanë» (12)

Këngë e Asafit.+ 79  O Perëndi, kombet kanë shtënë në dorë trashëgiminë tënde;+tempullin tënd të shenjtë e kanë përdhosur,+Jerusalemin në një grumbull rrënojash e kanë katandisur.+   Kufomat e shërbëtorëve të tu ua kanë dhënë si ushqim shpendëve të qiellit,mishin e besnikëve të tu, egërsirave të tokës.+   Gjakun e tyre e kanë derdhur lumë anekënd Jerusalemit,e s’ka mbetur njeri që t’i varrosë.+   Fqinjët tanë na poshtërojnë,+ata që na rrethojnë, na përqeshin e tallen me ne.   Deri kur, o Jehova, do të të vlojë zemërimi? Përgjithmonë?+ Deri kur do të djegë si zjarr indinjata jote?+   Zbraze zemërimin tënd mbi kombet që nuk të njohin,dhe mbi mbretëritë që nuk të luten në emër,+   sepse e kanë përpirë Jakobindhe ia kanë shkretuar vendin.+   Mos na quaj fajtorë për fajet e të parëve,+mos vono të na tregosh mëshirë,+se jemi katandisur si mos më keq.   Na ndihmo, o Perëndi i shpëtimit tonë,+për hir të emrit tënd të lavdishëm! Na shpëto e na i fal* mëkatet, për hir të emrit tënd!+ 10  Pse të thonë kombet: «Ku është Perëndia i tyre?»+ Tregoju kombeve para syve tanëse është marrë hak për gjakun e shërbëtorëve të tu.+ 11  Dëgjoji psherëtimat e të burgosurve!+ Me krahun tënd të fuqishëm mbroji* ata që janë dënuar me vdekje.*+ 12  Kthejua shtatëfish fqinjëve tanë+për gjithë përbuzjen që kanë treguar ndaj teje, o Jehova!+ 13  Atëherë ne, populli yt dhe delet e kullotës sate,+do të të falënderojmë përjetë;brez pas brezi do të të lëvdojmë!+

Shënimet

Fjalë për fjalë «na i mbulo».
Një mundësi tjetër «çliroji».
Fjalë për fjalë «bijtë e vdekjes».