Psalmet 83:1-18
Këngë e Asafit.+
83 O Perëndi, mos hesht;+mos rri pa folur, o Perëndi i Shenjtë,* mos rri duarkryq!
2 Se ja, armiqtë e tu po ziejnë nga zemërimi;+ata që të urrejnë, të sfidojnë* gjithë arrogancë.
3 Kundër popullit tënd kurdisin plane me dinakëri;komplotojnë kundër atyre që i ke si dritën e syrit.*
4 Ata thonë: «Ejani që t’i shfarosim si komb,+që Izraelit t’ia shuajmë emrin!»
5 Thurën një strategji e u bashkuan,*kundër teje formuan një aleancë:*+
6 edomitët, ismaelitët, moabitët+ dhe hagritët,+
7 gebalitët, amonitët+ dhe amalekitët,filistinët+ bashkë me banorët e Tirit.+
8 Edhe Asiria+ është bashkuar me ta;u është bërë krah bijve të Lotit.+ (Selah)
9 Bëj me ta si me Midianin,+si me Siserën e me Jabinin në përroin* e Kishonit.+
10 Në En-Dor+ ata krejt u shuan,u bënë pleh për dheun kur u sosën.
11 Fisnikët e tyre bëji si Orebi dhe si Zebi,+princat* e tyre si Zebahu dhe Zalmunai,+
12 se thanë: «Ta shtiem në dorë vendin ku banon Perëndia.»
13 O Perëndia im, bëji ata si lëmsh gjembaçësh,+si kashtë që era e vërvit tutje.
14 Porsi zjarri që përzhit pyllin,porsi flakët që zhuritin malet,+
15 i ndjeksh këmba-këmbës me furtunën tënde,+me erën e shtrëngatës i tmerrofsh!+
16 Mbulojua fytyrat me turp,që emrin tënd të kërkojnë, o Jehova.
17 U turpërofshin e u tmerrofshin përjetë,u poshtërofshin e u shofshin!
18 Le ta dinë të gjithë se vetëm ti, që e ke emrin Jehova,+je Më i Larti në mbarë tokën.+
Shënimet
^ Ose «o Hyjnor».
^ Ose «ngrenë krye».
^ Fjalë për fjalë «atyre që ti i fsheh».
^ Fjalë për fjalë «Ata këshillohen me një zemër».
^ Ose «një besëlidhje».
^ Ose «vadin». Shih Fjalorthin.
^ Ose «krerët».