Psalmet 86:1-17
Lutje e Davidit.
86 Ktheje veshin nga unë,* o Jehova, e m’u përgjigj,se jam i munduar e i mjerë.+
2 Mbroma jetën, se jam besnik;+shpëtoje shërbëtorin tënd që ka besim te ti,se veç ty të kam Perëndi.+
3 Ji zemërmirë me mua, o Jehova,+se gjithë ditën ty të thërras.+
4 Mbushe me gëzim shërbëtorin tënd,sepse drejt teje i ngre sytë, o Jehova.
5 Se ti, o Jehova, je i mirë+ dhe mezi pret të falësh;+me dashuri besnike i mbulon të gjithë ata që të thërrasin për ndihmë.+
6 Dëgjoje lutjen time, o Jehova,dhe kushtoju vëmendje përgjërimeve të mia për ndihmë.+
7 Në ditë halli do të të thërras për ndihmë,+sepse ti do të më përgjigjesh.+
8 O Jehova, s’ka asnjë perëndi si ti,+nuk ka si veprat e tua.+
9 Të gjitha kombet që ke bërë,do të vijnë e do të përkulen para teje, o Jehova,+dhe emrit tënd do t’i japin lavdi,+
10 se ti je i madh e bën gjëra të mahnitshme;+veç ti je Perëndi, po, veç ti.+
11 Mësomë udhën tënde, o Jehova,+sepse do të eci sipas së vërtetës sate.+
Më jep një zemër të vetme* që të nderoj thellësisht emrin tënd.+
12 Me gjithë shpirt të lëvdoj, o Jehova, Perëndia im,+
përjetë emrit tënd do t’i jap lavdi,
13 se e madhe është dashuria jote besnike ndaj meje,se nga skutat e thella të Varrit* më shpëtove.*+
14 O Perëndi, arrogantët* ngrihen kundër meje;+një bandë mizore më është qepur për të më marrë jetëne aspak s’duan t’ia dinë për ty.+
15 Por ti, o Jehova, je Perëndi i mëshirshëm dhe i dhembshur,*nuk zemërohesh shpejt dhe je plot dashuri* e besnikëri.*+
16 Ktheji sytë nga unë e ji zemërmirë me mua!+
Jepi shërbëtorit tënd nga forca jote!+
Shpëtoje birin e skllaves sate!
17 Tregomë një shenjë* të mirësisë sate,që kush më urren, ta shohë e t’i vijë turp,se ti, o Jehova, je ndihma e ngushëllimi im.
Shënimet
^ Ose «Përkulu dhe më dëgjo».
^ Ose «të bashkuar; të pandarë».
^ Ose «të Sheolit», pra, të varrit të përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
^ Ose «ma shpëtove jetën; shpirtin».
^ Ose «ata që i kalojnë caqet me arrogancë».
^ Ose «hirmadh».
^ Ose «dashuri besnike».
^ Ose «e të vërtetë».
^ Ose «provë».