Psalmet 91:1-16
91 Ai që banon në vendin e fshehtë të Më të Lartit,+do të gjejë strehë nën hijen e krahëve të të Plotfuqishmit.+
2 Do t’i them Jehovait: «Ti je streha dhe kalaja ime,+Perëndia im, tek i cili kam besim.»+
3 Vërtet, ai do të të çlirojë nga laku i gjahtarit të zogjve,do të të shpëtojë nga murtaja vdekjeprurëse.
4 Me pendët e tij do të të mbulojë,*e ti do të gjesh strehë nën krahët e tij.+
Besnikëria e tij+ do të jetë si një mburojë e madhe,+ si një mur* mbrojtës.
5 Asnjë tmerr i natës nuk do të të frikësojë,+as shigjeta që endet lart e poshtë ditën,+
6 as murtaja që të përgjon në terr,as shkatërrimi që bën kërdinë në mes të ditës.
7 Një mijë do të bien në krahun tënde dhjetë mijë në të djathtën tënde,por ty vetë nuk do të të ndodhë asgjë.+
8 Ke për ta parë me sytë e tukur të ndëshkohen* të ligjtë,
9 sepse ke thënë: «Jehovai është streha ime»,dhe e ke bërë Më të Lartin strehën* tënde të sigurt.+
10 Asnjë e keqe nuk do të të bjerë,+asnjë plagë nuk do t’i afrohet tendës sate,
11 sepse ai do t’u japë urdhër engjëjve të vet+ për ty,që të të ruajnë në çdo udhë tënden.+
12 Ata do të të mbajnë në duar,+që këmba jote të mos përplaset në asnjë gur.+
13 Luanin e ri dhe kobrën do t’i shkelësh;luanin me krifë dhe gjarprin e madh do t’i shtypësh.+
14 Perëndia tha: «Meqë më ka për zemër,* do ta shpëtoj;+do ta mbroj ngaqë njeh* emrin tim.+
15 Ai do të më thërrasë, e unë do t’i përgjigjem.+
Kur të jetë në hall, unë do t’i rri pranë,+do ta shpëtoj e do t’i jap lavdi.
16 Do t’i dhuroj jetë të gjatë+e do t’i tregoj dorën time shpëtimtare.»+
Shënimet
^ Ose «nuk do të lejojë të të afrohet kush».
^ Ose «si një ledh».
^ Fjalë për fjalë «të shpaguhen».
^ Ose «vendbanimin».
^ Fjalë për fjalë «ka marrë anën time».
^ Ose «pranon».