Psalmet 97:1-12

  • Jehovai, i lartësuar mbi perënditë e tjera

    • «Jehovai është bërë Mbret!» (1)

    • Të duam Jehovain, të urrejmë të keqen (10)

    • Dritë për të drejtin (11)

97  Jehovai është bërë Mbret!+ Le të gëzojë toka!+ Le të ngazëllojnë ishujt e panumërt!+   Retë dhe terri i zi janë rreth e qark tij;+drejtësia dhe paanshmëria janë themeli i fronit të tij.+   Përpara tij flakëron një zjarr+që ia përpin kundërshtarët në çdo anë.+   Vetëtimat e tij shndritin mbarë tokën;toka i sheh e dridhet e tëra.+   Malet shkrijnë si dyll para Jehovait,+para Zotërisë së mbarë tokës.   Kupa qiellore i bën jehonë drejtësisë së tij,e tërë popujt e shohin lavdinë e tij.+   U turpërofshin të gjithë ata që u shërbejnë shëmbëlltyrave të gdhendura,+të gjithë ata që mburren me perëndi të kota!+ Përkuluni përpara Tij* tërë ju, o perëndi!+   Sioni dëgjon e gëzon,+qytetet* e Judës janë plot hare,falë gjykimeve të tua, o Jehova.+   Se ti, o Jehova, je Më i Larti në mbarë tokën;ti qëndron më lart se tërë perënditë e tjera.+ 10  Ju që doni Jehovain, urreni të keqen.+ Ai e ruan jetën e besnikëve të tij+dhe i shpëton nga dora* e të ligjve.+ 11  Drita shkëlqeu për të drejtin+dhe gëzimi agoi për ata me zemër të sinqertë.* 12  Gëzoni falë Jehovait, ju o të drejtë! Thurini lavde emrit* të tij të shenjtë!

Shënimet

Ose «Adhurojeni».
Fjalë për fjalë «bijat».
Ose «fuqia».
Ose «të pastër; të ndershme».
Fjalë për fjalë «kujtimit».