Letra drejtuar Titit 2:1-15
2 Mirëpo ti vazhdo të mësosh ato gjëra që përputhen me mësimin e shëndoshë.*+
2 Burrat e moshuar të jenë të përkorë në zakone,* seriozë, me mendje të shëndoshë,* të fortë në besim, në dashuri dhe në qëndrueshmëri.
3 Edhe gratë e moshuara të nderojnë Perëndinë me sjelljen e tyre, të mos jenë shpifëse, as skllave të verës së shumtë, por mësuese të së mirës,
4 që t’i këshillojnë* të rejat të duan burrat, të duan fëmijët,
5 të jenë me mendje të shëndoshë, të dëlira, punëtore në shtëpi,* të mira, të nënshtruara ndaj bashkëshortëve,+ që të mos shahet fjala e Perëndisë.
6 Po ashtu, vazhdo t’i nxitësh edhe të rinjtë që të kenë mendje të shëndoshë+
7 dhe trego se je shembull për vepra të shkëlqyera në gjithçka. Mëso plot seriozitet atë që është e pastër,*+
8 me një të folur të shëndoshë* që nuk mund të kritikohet,+ në mënyrë që kundërshtarët të turpërohen e të mos kenë asgjë negative* për të thënë kundër nesh.+
9 Skllevërit të jenë të nënshtruar ndaj zotërinjve të tyre në gjithçka,+ të përpiqen t’i kënaqin, të mos ua kthejnë fjalën,
10 të mos i vjedhin,+ por të jenë plotësisht të besueshëm, që në çdo mënyrë të stolisin mësimin e Shpëtimtarit tonë, Perëndisë.+
11 Vërtet, mirësia e pamerituar* e Perëndisë është shfaqur dhe i sjell shpëtim çdo lloj njeriu.+
12 Ajo na stërvit të hedhim poshtë qëndrimin shpërfillës ndaj Perëndisë e dëshirat e botës+ dhe të jetojmë me mendje të shëndoshë, drejtësi dhe përkushtim ndaj Perëndisë mes sistemit të tanishëm,*+
13 ndërsa presim plotësimin e shpresës sonë të lumtur+ dhe shfaqjen e lavdishme të Perëndisë madhështor, si edhe të Shpëtimtarit tonë, Jezu Krishtit,
14 i cili dha veten për ne,+ që të na çlironte*+ nga çdo lloj vepre e paligjshme* dhe të pastronte për vete një popull, që të jetë zotërimi i tij i veçantë dhe i zellshëm për vepra të shkëlqyera.+
15 Vazhdo të mësosh këto gjëra, të nxitësh* dhe të korrigjosh plot autoritet.+ Mos lejo askënd të të përbuzë.
Shënimet
^ Ose «e dobishëm».
^ Ose «të matur (të vetëpërmbajtur) në gjithçka».
^ Ose «me gjykim të mirë».
^ Ose «t’i sjellin në vete; t’i stërvitin».
^ Ose «të kujdesen për shtëpitë e tyre».
^ Një mundësi tjetër «e me pastërti».
^ Ose «të dobishëm».
^ Ose «të poshtër».
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «kohës së sotme; rendit të tanishëm». Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «si shpërblesë; si shpengim». Shih Fjalorthin.
^ Ose «paligjshmërie». Kjo fjalë shpesh nënkupton shpërfillje ndaj ligjeve të Perëndisë.
^ Ose «të japësh zemër; të inkurajosh».