Vajtimet 1:1-22

  • Jerusalemi personifikohet si vejushë

    • Ajo rri ulur krejt e vetmuar dhe e braktisur (1)

    • Mëkatet e rënda të Sionit (8, 9)

    • Perëndia e hodhi poshtë Sionin (12-15)

    • Sionin s’ka kush ta ngushëllojë (17)

א [Alef]* 1  Si vallë rri ulur krejt e vetmuar ajo* që dikur ishte plot e përplot me njerëz?!+ Si vallë u bë vejushë zonja e madhe e* kombeve?!+ Si vallë u katandis në skllave princesha e provincave?!+ ב [Beth]   Netëve qan me ngashërim+ dhe lotët i rrjedhin faqeve. Nga gjithë dashnorët e saj, s’ka kush ta ngushëllojë.+ Tërë miqtë e tradhtuan,+ e tani i ka armiq. ג [Gimel]   Juda ka shkuar në mërgim,+ nën zgjedhën e mundimshme të skllavërisë.+ Mes kombeve i duhet të banojë+ e s’gjen vend ku të prehet. Të gjithë përndjekësit e saj e vunë poshtë kur ishte në pikë të hallit. ד [Daleth]   Rrugët e bijës së Sionit* mbajnë zi, sepse askush nuk vjen më në festat e saj solemne.+ Tërë portat e saj janë të shkretuara;+priftërinjtë e saj psherëtijnë;të rejat* e saj janë të pikëlluara e atë vetë e ka pushtuar hidhërimi. ה [He]   Kundërshtarët tani i ka padronë*dhe armiqtë e saj gëzojnë jetën në qetësi,+sepse Jehovai ia ka sjellë këtë hidhërim nga moria e fajeve të saj;+fëmijët ia kapi kundërshtari, ia çoi në robëri.+ ו [Ua]   Bija e Sionit ka humbur tërë shkëlqimin.+ Princat e saj janë bërë si drerë që nuk gjejnë kullotë;ata ia mbathin të sfilitur nga përndjekësit. ז [Zajin]   Tani, në këto kohë të mundimshme, ku s’ka ku të futë kokën,bija e Jerusalemit* kujton gjithë gjërat e çmuara që kishte kohë më parë.+ Kundërshtarët e panë që populli ra në dorë të armikut,që s’kishte kush ta ndihmonte,+ndaj fërkuan barkun* për rrënimin e saj.+ ח [Heth]   Bija e Jerusalemit* ka mëkatuar rëndë,+ja pse është katandisur në një gjë të neveritshme. Të gjithë ata që dikur e nderonin,tani e trajtojnë gjithë përçmim, sepse e panë krejt lakuriq,+ndaj ajo psherëtin+ dhe kthen kokën e turpëruar. ט [Teth]   Rrobat i ka të përlyera me mëkate. Nuk mendoi fare për të ardhmen e vet,+prandaj rrënimi i saj ishte tronditës e tani s’ka kush ta ngushëllojë. O Jehova, shikoje mundimin tim,sepse armiku mbahet me të madh për fitoren.+ י [Jod] 10  Kundërshtari ka shtënë në dorë gjithë thesaret e saj;+para syve të saj kombet hynë në shenjtërore,+pikërisht ato kombe që ti i urdhërove të mos hynin në mes të kongregacionit* tënd. כ [Haf] 11  Mbarë populli psherëtin dhe kërkon bukë.+ Kanë dhënë gjërat e tyre me vlerë për një copë bukë,sa për të mbajtur shpirtin gjallë. Shih, o Jehova, shih ç’grua* e pavlerë jam bërë. ל [Lamed] 12  A nuk ju bën përshtypje kjo që shikoni, o kalimtarë?! Kthejini sytë dhe shikoni! A ka dhembje më të madhe se kjo që më mundon,se dhembja që më shkaktoi Jehovai ditën e zemërimit të tij të zjarrtë?!+ מ [Mem] 13  Nga atje lart dërgoi zjarr për të shkrumbuar çdo kockë timen.+ Për këmbët e mia vuri një rrjetë si grackë e më detyroi të kthehem prapa. Ai më la qyqe të shkretë,dhe unë dergjem e sëmurë gjithë ditën. נ [Nun] 14  Fajet e mia rëndojnë si një zgjedhë që dora e tij shtrëngoi;mbi qafë më rëndojnë dhe fuqitë m’i shterojnë. Jehovai më ka lënë në duart e atyre që s’mund t’u bëjë ballë.+ ס [Sameh] 15  Tërë trimat e mi të fuqishëm Jehovai i ka hedhur tej, larg meje.+ Ka mbledhur një turmë kundër meje, që të m’i dërrmojë të rinjtë.+ Jehovai e ka shtypur virgjëreshën e Judës si rrushi në shtypëse.+ ע [Ajën] 16  Ja pse qaj dhe lotët+ më rrjedhin çurg. Nuk kam afër dikë që të më ngushëllojë, dikë që të ma freskojë shpirtin,dhe bijtë e mi janë zemërthyer, sepse armiku triumfoi. פ [Pe] 17  Bija e Sionit* ka shtrirë duart+ për ndihmë,por s’ka kush ta ngushëllojë. Jehovai u ka dhënë urdhër tërë armiqve rreth e qark Jakobit të ngrihen kundër tij,+e në sytë e tyre bija e Jerusalemit është bërë e neveritshme.+ צ [Cade] 18  Jehovai është treguar i drejtë,+ sepse unë u rebelova kundër urdhërimeve* të tij.+ Dëgjoni tani, të gjithë ju, o popuj, dhe shihni ç’dhembje po heq! Të rinjtë dhe të rejat* e mia kanë shkuar në robëri.+ ק [Kof] 19  U thirra dashnorëve të mi, por ata më tradhtuan.+ Në qytet, priftërinjtë dhe pleqtë u shuan,teksa kërkonin një copë bukë që të mbanin shpirtin gjallë.+ ר [Resh] 20  Shiko, o Jehova, në ç’hall të madh jam! Më është bërë një lëmsh në bark*dhe zemrën ma shtrëngon ankthi,sepse jam treguar rebele kokë e këmbë.+ Jashtë, fëmijët m’i shkreton shpata,+kurse brenda në shtëpi, vdekja. ש [Shin] 21  Më kanë dëgjuar tek psherëtij,por s’ka kush të më ngushëllojë. Tërë armiqtë e mi kanë dëgjuar për të keqen që më ka rënëdhe fërkojnë barkun, sepse këtë të keqe ma solle ti.+ Por do të vijë dita kur ata do të bëhen si unë,+ashtu si ti vetë ke shpallur.+ ת [Ta] 22  Qoftë tërë ligësia e tyre para syve të tu, dhe sillu ashpër me ta,+ashtu siç u solle ashpër me mua për shkak të të gjitha fajeve të mia. Të shumta janë rënkimet e mia dhe zemra më është ligështuar.

Shënimet

Kapitujt 1-4 janë këngë të përvajshme në formë akrostike, sipas alfabetit hebraik.
Domethënë, Jerusalemi. Fjalë për fjalë «qyteti».
Ose «ajo që kishte popullsi të dendur mes».
Fjalë për fjalë «e Sionit».
Fjalë për fjalë «Virgjëreshat».
Fjalë për fjalë «krerë».
Fjalë për fjalë «Jerusalemi».
Ose «u kënaqën».
Fjalë për fjalë «Jerusalemi».
Ose «popullit».
Ky personifikim i referohet Jerusalemit.
Fjalë për fjalë «Sioni».
Fjalë për fjalë «gojës».
Fjalë për fjalë «virgjëreshat».
Fjalë për fjalë «zorrë».