Vajtimet 2:1-22
א [Alef]
2 Oh, si vallë e mbuloi Jehovai bijën e Sionit me renë e zemërimit të vet?!
E hodhi bukurinë e Izraelit nga qielli në tokë+dhe nuk e kujtoi «stolin e tij të këmbëve»+ ditën e zemërimit të vet.
ב [Beth]
2 Jehovai i ka përpirë pa mëshirë të gjitha vendbanimet e Jakobit;i ka shembur vendet e fortifikuara të bijës së Judës+ me zemërim të furishëm;e ka rrafshuar dhe e ka përdhosur mbretërinë+ e princat e saj.+
ג [Gimel]
3 Në flakët e zemërimit theu tërë fuqinë* e Izraelit.
E tërhoqi të djathtën e vet kur armiku u afrua,+dhe zjarri flakërues që ndezi në mes të Jakobit, përpiu gjithçka.+
ד [Daleth]
4 Si armik e tendosi harkun dhe si kundërshtar mori shenjë me të djathtën.+Pa u ndalur, vrau gjithë njerëzit që në sytë tanë janë të shtrenjtë,+dhe si zjarr e derdhi tërbimin e tij+ mbi tendën e bijës së Sionit.+
ה [He]
5 Jehovai është bërë për ne si një armik;+Izraelin e ka gllabëruar dhe ia ka shkatërruar gjithë kullat;tërë fortifikatat ia ka rrafshuar dhe e ka mbuluar me zi e lot bijën e Judës.
ו [Ua]
6 Ai e ka shembur kasollen e tij,+si të ishte një barakë në mes të kopshtit.
Festave solemne u ka dhënë fund.+
Jehovai ua ka shuar kujtimin festave dhe sabatit në Sion,dhe nga indinjata e thellë, s’do t’ia dijë as për mbret e as për prift.+
ז [Zajin]
7 Jehovai e ka hedhur poshtë altarin e tij,i ka vënë shkelmin shenjtërores së vet.+
Muret e kullave të fortifikuara të Sionit i ka lënë në duart e armiqve,+dha ata brohoritën në shtëpinë e Jehovait+ si të ishte ditë feste.
ח [Heth]
8 Jehovai ka vendosur ta shembë murin e bijës së Sionit.+
Ai e ka shtrirë litarin për matje+dhe nuk ka hequr dorë nga shkatërrimi* i vendit.
Kështu ledhi mbrojtës dhe muri mbajnë zi, e që të dy lëngojnë.
ט [Teth]
9 Portat e saj janë fundosur nën dhé,+shulat ia ka shkatërruar, ia ka bërë copë-copë.
Mbreti dhe princat e saj po treten në mërgim nëpër kombe.+
Nuk ka më ligj;* madje edhe profetët e saj nuk shohin më asnjë vegim* nga Jehovai.+
י [Jod]
10 Pleqtë e bijës së Sionit ulen përtokë dhe rrinë në heshtje;+kokën e kanë mbuluar me pluhur dhe janë veshur me copë thesi.*+
Të rejat* e Jerusalemit e kanë ulur kokën deri në tokë.
כ [Haf]
11 Sytë më janë tretur nga lotët;+më është bërë një lëmsh në bark;*zemra më është bërë gjak,*sepse bija* e popullit tim është rrënuar,+sepse fëmijët dhe foshnjat e gjirit po treten shesheve të qytetit.+
ל [Lamed]
12 Ata u thonë pareshtur nënave të tyre:
«Nënë, kam uri! Kam etje!»,*+teksa treten si të plagosurit nëpër sheshet e qytetit,teksa shuhen në krahët e nënave të tyre.
מ [Mem]
13 Çfarë shembulli* mund të të jap?
Me kë të të përngjasoj, o bijë e Jerusalemit?
Me kë të të krahasoj për të të ngushëlluar, o bijë* e Sionit?
Plaga jote është e thellë sa deti.+ Kush mund të të shërojë?+
נ [Nun]
14 Vegimet që panë profetët e tu ishin të rreme e të kota;+ata nuk i nxorën sheshit fajet e tua, që ti të mos bije në robëri,+përkundrazi, shihnin për ty vegime të rreme e mashtruese.+
ס [Sameh]
15 Për ty tërë kalimtarët duartrokasin me përçmim,+tallen*+ e, duke tundur kokën për bijën e Jerusalemit, thonë:
«Ky qenka qyteti për të cilin thuhej,‘përsosmëria e bukurisë, gëzimi i mbarë tokës’?!»+
פ [Pe]
16 Tërë armiqtë të tallin,fishkëllejnë* e kërcëllijnë dhëmbët kundër teje dhe thonë:
«E kemi përpirë.+ Mezi e kemi pritur këtë ditë!+ Ja, e arritëm dhe e pamë!»+
ע [Ajën]
17 Jehovai ka bërë atë që kishte ndër mend;+e çoi në vend fjalën e vet,+ atë që urdhëroi kohë më parë.+
Ai të shembi pa mëshirë;+lejoi që armiku të gëzohej për të keqen tënde;forcat* kundërshtare i lartësoi.
צ [Cade]
18 O mur i bijës së Sionit,dëgjo si i thërret Jehovait për ndihmë zemra e popullit!
Le të të rrjedhin lotët rrëke ditë e natë!
Mos pusho! Sytë e tu* mos paçin qetësi!
ק [Kof]
19 Çohu! Bërtit gjatë natës kur fillon ndërresa e rojës.
Porsi uji zbraze zemrën para Jehovait;ngriji duart në lutje drejt tij për jetën e fëmijëve të tu,që po treten rrugëve* prej zisë së bukës.+
ר [Resh]
20 Shiko, o Jehova, shiko kundër kujt je sjellë kaq ashpër.
A duhet të hanë gratë frytin e barkut të tyre,fëmijët që kanë sjellë vetë në jetë?+A duhet të vriten priftërinjtë dhe profetët në shenjtëroren e Jehovait?+
ש [Shin]
21 Djemtë dhe pleqtë dergjen të vdekur rrugëve;+të rinjtë dhe të rejat* e mia kanë rënë të vdekur nga shpata;+i ke vrarë në ditën e zemërimit tënd, i ke therur pa t’u dhimbsur syri.+
ת [Ta]
22 Si për ditë feste+ i mblodhe tmerret nga çdo anë.
Në ditën e zemërimit të furishëm të Jehovait,askush nuk shpëtoi, askush nuk mbeti gjallë.+
Fëmijët që solla në jetë* dhe i rrita, m’i shfarosi armiku.+
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «çdo bri».
^ Fjalë për fjalë «nga gllabërimi».
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «udhëzim».
^ Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «Virgjëreshat».
^ Fjalë për fjalë «zorrë».
^ Personifikim poetik, ndoshta për të shprehur keqardhje ose dhembshuri.
^ Fjalë për fjalë «mëlçia më është derdhur përtokë».
^ Fjalë për fjalë «Ku janë drithi dhe vera?»
^ Ose «o bija e virgjër».
^ Ose «dëshmie».
^ Fjalë për fjalë «fishkëllejnë».
^ Me sa duket një gjest që tregon habi ose tallje.
^ Fjalë për fjalë «bririn».
^ Fjalë për fjalë «Vajza e syrit tënd».
^ Fjalë për fjalë «në krye të çdo rruge».
^ Fjalë për fjalë «virgjëreshat».
^ Ose «që lindën të shëndetshëm».