Vajtimet 4:1-22

  • Pasojat e tmerrshme të rrethimit të Jerusalemit

    • Mungesa e ushqimit (4, 5, 9)

    • Gratë ziejnë fëmijët e tyre (10)

    • Jehovai derdhi zemërimin e tij (11)

א [Alef] 4  Oh, seç u venit ari që shkëlqente, ari i kulluar!+ Oh, seç u shpërndanë rrugëve*+ gurët e shenjtë!+ ב [Beth]   Bijtë e çmuar të Sionit që vlerësoheshin si ari i kulluar,*tani shihen si enë balte, vepër e duarve të poçarit. ג [Gimel]   Edhe çakejtë i vënë në gji këlyshët e tyre që t’i mëndin,kurse bija e popullit tim është bërë mizore+ si strucët në shkretëtirë.+ ד [Daleth]   Foshnjës së gjirit i është ngjitur gjuha pas qiellzës nga etja;fëmijët lypin bukë,+ por s’u jep kush.+ ה [He]   Ata që hanin gjëra të shijshme, dergjen të uritur* rrugëve;+ata që ishin rritur me rroba të shtrenjta,*+ kanë përqafuar togjet me hi. ו [Ua]   Ndëshkimi* i bijës së popullit tim është më i madh se ndëshkimi* i Sodomës,+që u shkatërrua në çast dhe askush nuk ia zgjati dorën për ta ndihmuar.+ ז [Zajin]   Nazirejtë*+ e saj ishin më të pastër se bora, më të bardhë se qumështi,më kuqalashë se koralet, si gurë safiri të lëmuar. ח [Heth]   Tani janë bërë më të zinj se bloza* dhe rrugëve nuk njihen më. Lëkura u është ngjitur pas kockave,+ u është tharë si dru. ט [Teth]   Më mirë ata që i vret shpata se ata që i vret zia e bukës,+sepse këta treten dalëngadalë nga mungesa e ushqimit. י [Jod] 10  Gratë që dikur ishin të dhembshura, i kanë zier fëmijët me duart e veta;+ata u bënë ushqim* për to gjatë rrënimit të bijës së popullit tim.+ כ [Haf] 11  Jehovai e zbrazi tërbimin e tij;ai e derdhi zemërimin e tij të zjarrtë+e në Sion ndezi një zjarr, që ia përpiu themelet.+ ל [Lamed] 12  Mbretërit e tokës dhe tërë banorët e dheut nuk e besoninse kundërshtari dhe armiku do të hynin në portat e Jerusalemit.+ מ [Mem] 13  Kjo ndodhi për shkak të mëkateve të profetëve e të fajeve të priftërinjve,+të cilët derdhën në mes tij gjakun e të drejtëve.+ נ [Nun] 14  Ata janë endur rrugëve si të verbër,+të ndotur me gjak,+ ndaj askush s’ua prek dot rrobat. ס [Sameh] 15  «Largohuni, të papastër!​—u bërtasin.—Ikni! Largohuni! Mos na prekni!» Kanë mbetur të pastrehë dhe enden andej-këtej. Nëpër kombe kanë thënë: «Ata nuk mund të rrinë këtu me ne.*+ פ [Pe] 16  Vetë Jehovai* i ka shpërndarë;+ai nuk do t’i shohë më me pëlqim. Njerëzit s’do t’i respektojnë priftërinjtë,+as do t’i nderojnë pleqtë.»+ ע [Ajën] 17  Na u thanë sytë për pak ndihmë, por më kot.+ Pareshtur i mbajtëm sytë te një komb që nuk mund të na shpëtonte.+ צ [Cade] 18  Hap pas hapi na gjurmonin,+ ndaj s’shkonim dot nëpër sheshe. Fundi ynë është afruar; i kemi mbushur ditët, se na ka ardhur fundi. ק [Kof] 19  Ata që na ndiqnin këmba-këmbës, ishin më të shpejtë se shqiponjat e qiejve.+ Nëpër male na ndoqën dhe në shkretëtirë na zunë pritë. ר [Resh] 20  I mirosuri* i Jehovait,+ që është si ajër për ne,*është kapur rob në gropën e tyre të madhe,+po, ai për të cilin thoshim: «Nën hijen e tij do të jetojmë të mbrojtur mes kombeve.» ש [Sin] 21  Ngazëllo dhe gëzo, o bijë e Edomit,+ që banon në vendin e Uzit! Edhe nga ti do të kalojë kupa,+ e ti do të dehesh e do të zbulosh lakuriqësinë tënde.+ ת [Ta] 22  Ndëshkimi për fajin tënd, o bijë e Sionit, ka marrë fund;Perëndia nuk do të të çojë sërish në mërgim.+ Por ai do ta drejtojë vëmendjen te faji yt, o bijë e Edomit,dhe do t’i nxjerrë në shesh mëkatet e tua.+

Shënimet

Fjalë për fjalë «në krye të çdo rruge».
Ose «që peshoheshin në flori».
Fjalë për fjalë «të shkretë».
Ose «me ngjyrë të kuqe të ndezur».
Fjalë për fjalë «mëkati».
Fjalë për fjalë «Faji».
Fjalë për fjalë «e zeza».
Ose «ushqimi i vajtimit».
Ose «nuk mund të banojnë këtu si të ardhur».
Fjalë për fjalë «Fytyra e Jehovait».
Ose «si fryma në flegrat tona».