Vajtimet 5:1-22
5 Mos harro, o Jehova, ç’na ka gjetur.
Ktheji sytë dhe shikoje poshtërimin tonë.+
2 Trashëgimia jonë është lënë në dorë të të panjohurve,shtëpitë tona në dorë të të huajve.+
3 Kemi mbetur jetimë, pa baba, dhe nënat tona kanë mbetur të veja.+
4 Edhe për të pirë ujin tonë na duhet të paguajmë,+dhe drutë tona na duhet t’i marrim me pará.
5 Ata që na ndjekin këmba-këmbës, i kemi pas qafe;edhe pse jemi të rraskapitur, prapë nuk na lënë të marrim frymë.+
6 Ia shtrimë dorën Egjiptit+ dhe Asirisë+ për një copë bukë.
7 Paraardhësit tanë kanë mëkatuar.
Mirëpo ata nuk janë më, ndaj për fajet e tyre na duhet të vuajmë ne.
8 Tani shërbëtorët janë bërë sundimtarët tanë,e askush nuk mund të na çlirojë nga duart e tyre.
9 E nxjerrim bukën e gojës duke rrezikuar kokën,+për shkak të shpatës në shkretëtirë.
10 Lëkura na digjet flakë për shkak të urisë së pashuar.+
11 Në Sion gratë tona i kanë çnderuar,*në qytetet e Judës virgjëreshat tona i kanë dhunuar.+
12 Princat i kanë lënë të varur vetëm me një dorë,+kurse pleqve nuk u kanë treguar pikë respekti.+
13 Të rinjtë i kanë vënë të bluajnë në mokër,*dhe djemtë e vegjël rrëzohen nën barrën e druve.
14 Pleqtë nuk mblidhen më te porta e qytetit,+dhe tingujt e muzikës së të rinjve nuk dëgjohen më.+
15 Gëzimi në zemrat tona është shuar dhe vallet na janë kthyer në zi.+
16 Kurora na ka rënë nga koka. Mjerë ne, se kemi mëkatuar!
17 Ja pse na është ligështuar zemra,+ja pse na janë errur sytë.+
18 E tani mali Sion dergjet i shkretuar+dhe nëpër të enden veç dhelpra.
19 Por ti, o Jehova, rri ulur në fronin tënd përjetë;froni yt qëndron brez pas brezi.+
20 Pse të na lësh në harresë dhe të na braktisësh për një kohë kaq të gjatë?+
21 Na kthe pranë teje, o Jehova,dhe ne do të kthehemi me gjithë zemër.+
Sillna ditë të mira si më parë.+
22 Mirëpo ti na ke hedhur poshtë krejt;je ende tejet i zemëruar me ne.+