Veprat e Apostujve 14:1-28

  • Rritje dhe kundërshtim në Ikoni (1-7)

  • Në Listër i ngatërrojnë për perëndi (8-18)

  • Pavli mbijeton pasi e qëllojnë me gurë (19, 20)

  • Forcojnë kongregacionet (21-23)

  • Kthehen në Antioki të Sirisë (24-28)

14  Në Ikoni, ata hynë në sinagogën e judenjve dhe folën në mënyrë aq të efektshme, sa u bënë besimtarë një shumicë e madhe judenjsh dhe grekësh.  Por judenjtë që nuk besuan, ndikuan për keq te njerëzit e kombeve* dhe i nxitën kundër vëllezërve.+  Kështu, ata të dy ndenjën një kohë të gjatë dhe folën me guxim e me autoritetin që u kishte dhënë Jehovai,* i cili e vërtetoi* mesazhin që shpallnin për mirësinë e tij të pamerituar, duke lejuar që të kryheshin shenja e mrekulli* nëpërmjet tyre.+  Megjithatë, turma e qytetit u përça: disa ishin me judenjtë, kurse të tjerë me apostujt.  Njerëzit e kombeve dhe judenjtë bashkë me krerët e tyre ishin të vendosur t’i keqtrajtonin dhe t’i goditnin me gurë.+  Me ta marrë vesh, Pavli dhe Barnaba ikën në qytetet e Likaonisë, pra në Listër e Derbë, dhe në vendet përreth.+  Atje vazhduan të shpallnin lajmin e mirë.  Në Listër ishte një burrë i paralizuar që nga lindja, i cili nuk kishte ecur kurrë. Ai rrinte ulur  e po dëgjonte Pavlin tek fliste. Pavli ia nguli sytë, e duke parë se kishte besim që do të shërohej,+ 10  i tha me zë të lartë: «Çohu në këmbë!» Ai hovi përpjetë dhe filloi të ecte.+ 11  Kur panë atë që bëri Pavli, turmat thërritën në gjuhën likaonase: «Perënditë paskan marrë formë njerëzore e paskan zbritur te ne!»+ 12  Barnabën filluan ta quanin Zeus, kurse Pavlin Hermes, meqë ai merrte drejtimin për të folur. 13  Prifti i Zeusit, tempulli i të cilit ishte në hyrje të qytetit, solli dema e kurora te portat dhe dëshironte të bënte flijime bashkë me turmat. 14  Por kur dëgjuan për këtë, dy apostujt, Barnaba e Pavli, shqyen rrobat dhe vrapuan mes turmës duke thirrur: 15  «Burra, ç’bëni kështu?! Edhe ne jemi njerëz si ju, me po ato të meta,+ dhe po ju shpallim lajmin e mirë që të hiqni dorë nga këto kotësira e të ktheheni te Perëndia i gjallë, që bëri qiellin, tokën, detin dhe gjithçka në ta.+ 16  Në brezat që shkuan, ai i la të gjitha kombet të ndiqnin udhët e tyre.+ 17  Megjithatë nuk e la veten pa dëshmi,+ sepse bëri mirë: ju solli shira nga qielli dhe stinë të frytshme,+ ju dha ushqim me bollëk dhe jua mbushi zemrat plot gëzim.»+ 18  Mirëpo, edhe pasi thanë këto, mezi i frenuan turmat që të mos u bënin flijime. 19  Por nga Antiokia dhe Ikonia erdhën judenj, që u mbushën mendjen turmave+ të qëllonin Pavlin me gurë. Pastaj e nxorën zvarrë jashtë qytetit, me mendimin se kishte vdekur.+ 20  Mirëpo, kur dishepujt u mblodhën rreth tij, ai u çua dhe hyri në qytet. Të nesërmen u nis me Barnabën për në Derbë.+ 21  Pasi shpallën lajmin e mirë në atë qytet dhe bënë mjaft dishepuj, u kthyen në Listër, Ikoni dhe Antioki. 22  Atje forcuan dishepujt,+ u dhanë zemër* të qëndronin në besim dhe u thanë: «Duhet të hyjmë në Mbretërinë e Perëndisë duke kaluar shumë shtrëngime.»*+ 23  Veç kësaj emëruan pleq në çdo kongregacion+ dhe, pasi u lutën dhe agjëruan,+ i lanë nën kujdesin e Jehovait,* tek i cili kishin besuar. 24  Pastaj përshkuan Pisidinë dhe mbërritën në Pamfili.+ 25  Pasi e shpallën fjalën në Pergë, zbritën në Atali. 26  Që atje lundruan për në Antioki, ku fillimisht vëllezërit i kishin lënë nën kujdesin e mirësisë së pamerituar të Perëndisë për veprën që tani e kishin përfunduar.+ 27  Kur mbërritën, mblodhën kongregacionin dhe u treguan të gjitha ato që kishte bërë Perëndia nëpërmjet tyre dhe si u kishte hapur kombeve derën e besimit.+ 28  Kështu kaluan mjaft kohë me dishepujt.

Shënimet

Ose «dha dëshmi për».
Ose «çudira».
Ose «i inkurajuan».
Ose «vështirësi».